BOTA

Zv.presidentja Harris, trysni mbi Netanyahu-n për gjendjen humanitare në Gazë, çfarë u tha në takim?

e. d Përditësimi i fundit 26 Korrik 2024, 07:45
Zv.presidentja Harris, trysni mbi Netanyahu-n për gjendjen humanitare
Joe Biden dhe Kamala Harris

SHBA- Nënpresidentja amerikane Kamala Harris, i bëri presion të fortë Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të enjten në lidhje me situatën humanitare në Gaza në bisedimet "e sinqerta" që u vëzhguan për shenja se si ajo mund të ndryshojë politikën amerikane në lidhje me Izraelin nëse bëhet presidente.

"Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Dhe mënyra se si e bën këtë ka rëndësi", u tha Nënpresidenjta Harris gazetarëve pas takimit. Ajo tha se ngriti shqetësimet e saj serioze për shkallën e vuajtjeve njerëzore në Rripin e Gazës.

“E bëra të qartë shqetësimin tim serioz për situatën e rëndë humanitare atje”, tha ajo. “Nuk do të hesht”.

Komentet e zonjës Harris pasqyruan atë që mund të ishte një ndryshim nga Presidenti Joe Biden në mënyrën se si ajo sillet me zotin Netanyahu.

Disa orë më parë, Presidenti Biden bëri presion për një armëpushim në luftën 9-mujore në Gazë në bisedimet e tij të para ballë për ballë me zotin Netanyahun që kur presidenti udhëtoi në Izrael disa ditë pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor dhe premtoi mbështetjen amerikane.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se ka ende mosmarrëveshje midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit në negociatat për arritjen e një armëpushimi, por "ne jemi më afër tani se sa kemi qenë më parë".

"Të dyja palët duhet të bëjnë kompromise", tha zoti Kirby.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matt Miller, tha: "Unë mendoj se mesazhi nga pala amerikane në atë takim do të jetë se ne duhet ta tëjkalojmë të gjitha pengesat për të arritur këtë marrëveshje".

Vizita përkon me një ndryshim në politikën amerikane. Të dielën, 81 vjeçari Biden u tërhoq nga gara presidenciale pas presionit të kolegëve demokratë dhe mbështeti Nënpresidenten Harris për të marrë emërimin e partisë si kandidate për presidente.


“Mirë se erdhe përsëri, zoti Kryeministër”, tha Presidenti Biden të enjten. "Kemi shumë për të folur, ndoshta duhet të fillojmë menjëherë."

"Nga një zionist krenar hebre tek një zionist krenar irlandezo-amerikan, dua t'ju falënderoj për 50 vitet e shërbimit tuaj për publikun amerikan dhe 50 vitet e mbështetjes për shtetin e Izraelit", u përgjigj Kryeministri Netanyahu. "Jam i gatshëm të diskutoj me ju sot dhe të punoj me ju në muajt në vijim për çështjet e mëdha dhe me rëndësi."

Shtëpia e Bardhë u rrethua me gardhe shtesë sigurie për shkak të protestave kundër vizitës së Kryeministrit Netanyahu të enjten.

Presidenti Biden dhe Kryeministri Netanyahu më herët u takuan së bashku me familjet e pengjeve amerikane, që po mbahen nga Hamasi. Përfaqësuesit e familjeve u thanë gazetarëve pas takimit se ata shpresonin për një marrëveshje armëpushimi që do të çonte në lirimin e pengjeve.

"Ne erdhëm sot me një ndjenjë urgjence", tha Jonathan Dekel-Chen. Ai tha se ata ishin më optimistë për arritjen e një marrëveshjeje që nga lirimi i parë i pengjeve izraelite nga një armëpushim i mëparshëm.

TENSIONIMI I MARRËDHËNIEVE BIDEN-NETANYAHU

Marrëdhëniet midis Presidentit Bidenit dhe Kryeministrit Netanyahut janë tensionuar për muaj të tërë për shkak të ofensivës së Izraelit në Rripin e Gazës, në të cilën janë vrarë më shumë se 39 mijë njerëz, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gazë.

Shtetet e Bashkuara janë ndër furnizuesit kryesor të armëve për Izraelin dhe e kanë mbrojtur vendin nga votat kritike në OKB.


Mbetet të shihet nëse Presidenti Biden, i cili do të jetë në detyrë edhe për jashtë muaj të tjerë, apo Nënpresidentja Harris, e cila ka mbështetje pothuajse të barabartë me rivalin republikan Donald Trump në sondazhet e fundit, mund të kenë ndonjë ndikim tek Kryeministri Netanyahu.

Të premten, zoti Netanyahu udhëton në Florida për të zhvilluar një takim me zotin Trump.

Nënpresidentja Harris ka qenë në një linjë me Presidentin Biden për Izraelin, por ka përdorur një ton më të ashpër ndaj udhëheqësit izraelit.

Konflikti filloi më 7 tetor kur militantët e Hamasit, që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, sulmuan Izraelin jugor nga Gaza, duke vrarë 1200 njerëz. Sulmi i militantëve palestinezë, u pasza nga një ofensivë e gjerë e ushtrisë izrelite në Rripin e Gazës.

Militantët e Hamasit morën 250 pengje më 7 tetor, sipas qeverisë izraelite. Rreth 120 pengje ende po mbahen nga Hamasi ndonëse Izraeli beson se një pjesë e madhe e tyre tashmë kanë vdekur./VOA

joe biden kamla harris

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë