BOTA

Zyrtarët palestinezë: 30 të vrarë si pasojë e sulmeve izraelite

E.D Përditësimi i fundit 16 Korrik 2024, 15:43

Zyrtarët palestinezë: 30 të vrarë si pasojë e sulmeve

IZRAEL- Të martën në disa pjesë të rripit të Gazës u zhvilluam luftime mes forcave izraelite e grupit militant Hamas. Zyrtarët palestinezë të ministrisë së Shëndetësisë, e cila kontrollohet nga Hamasi, bënë të ditur se të paktën 30 persona u vranë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në pjesën jugore dhe qendrore të rajonit.

Grupi militant islamik akuzon Izraelin për shtimin e sulmeve në Gazë, në një përpjekje siç thotë, për të penguar ndërmjetësit arabë dhe të Shteteve të Bashkuara për të arritur një marrëveshje armëpushimi. Izraeli thotë se po kërkon të çrrënjosë luftëtarët e Hamasit.

Në Rafah, një qytet kufitar në jug të rajonit, ku forcat izraelite kanë operuar që nga muaji maj, pesë palestinezë u vranë nga një sulm ajror në një shtëpi, thanë zyrtarët e shëndetësisë. Në afërsi të Khan Younisit, u vranë tre pjestarë të një familjeje, burri, gruaja dhe dy fëmijët e tyre.

Më vonë të martën, në një sulm ajror izraelit ndaj një makine në Khan Younis u vranë të paktën 13 palestinezë dhe u plagosën 26 të tjerë .

Sulmi ndodhi pranë një zone me çadra, ku po strehohen familjet e zhvendosura tha ministria e Shëndetësisë.

Në kampin historik Nuseirat në Gazën qendrore, të paktën katër palestinezë u vranë nga bombardimet dhe sulmet ajrore në Gazën qendrore. Një sulm ajror izraelit vrau katër persona në Sheikh Zayed në veri të Gazës, thanë zyrtarët e shëndetësisë.

Ushtria izraelite tha se po vazhdon operacionet në Rafah "bazuar në informacione zbulimi" dhe se sulmet ajrore kishin në shënjestër militantët, tunelet dhe infrastrukturën ushtarake të Hamasit.

Forcat ajrore izraelite thanë se kishin goditur rreth 40 objektiva në të gjithë rajonin.

Krahët e armatosur të Hamasit dhe Xhihadit Islamik, një aleat i Hamasit, thanë se luftëtarët e tyre kishin sulmuar forcat izraelite me raketa antitank dhe mortaja në disa zona.

Krahu i armatosur i Xhihadit Islamik tha se kishte gjuajtur raketa në Sderot në jug të Izraelit. Nuk u raportua për viktima apo dëme serioze.

Izraeli u zotua të zhdukë Hamasin pasi militantët e tij vranë 1200 persona dhe morën mbi 250 të tjerë peng në një sulm në jug të shtetit hebre më 7 tetor të vitit të kaluar.

Mbi 38 mijë palestinezë janë vrarë gjatë ofensivës izraelite në rajon sipas të dhënave të grupit militant, që nuk bën një ndarje mes viktimave civile dhe militantëve. Izraeli thotë gjithashtu se 326 ushtarë të tij janë vrarë në Gazë./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë