Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...

Nga Alba Alishani
Mirëmbrëma. Unë jam gazetare, por sonte nuk dua të flas vetëm si e tillë. Dua të flas si dëshmitare. Dëshmitare e një absurdi që po normalizohet në Shqipëri. Javën e kaluar, kolegu im Edon Kuqi u kërcënua me rrëmbim. Jo nga ndonjë bandit i lagjes, jo në errësirë — por në mes të stadiumit, para kamerave.
“Do të të marrim peng.” “Do të fusim në bagazh.”
Këto nuk janë batuta filmi. Janë deklarata publike të njerëzve që ndihen aq të paprekshëm, sa nuk shqetësohen as t’i fshehin fytyrat. Dhe ajo që duhet të na shqetësojë është se, ndoshta kanë të drejtë të ndihen kështu.
George Orwell shkruante tek Ferma e Kafshëve: “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa janë më të barabarta se të tjerat.”
Sot, kjo nuk është letërsi. Është Shqipëria. Disa qytetarë mund të kërcënojnë gazetarë dhe të ecin të lirë. Disa mund të shkelin mbi ligjin, e ligji hesht. Sepse janë më të barabartë se të tjerët.
Imagjinoni: Nëse unë apo ju do të kërcënonim dikë para kamerës, sa minuta do të kalonin para se policia të na merrte në pyetje? Një orë? Dy?
Po kur kërcënimi vjen nga një oligark? Papritur, shteti bën sikur s’ka parë asgjë. Ligji bëhet qorr. Policisë i ikën zëri. Më pas vjen heshtja. Heshtja e politikanëve, e ministrave, e kryeministrit. Ata që flasin ditë e natë për “rrugën tonë Europiane”, “për drejtësinë e re, që e mundësojnë vetëm ata…”, papritur nuk e gjejnë dot as një fjali për një gazetar të kërcënuar. Dhe kjo heshtje nuk është e pafajshme. Është një deklaratë e qartë: kush ka para dhe lidhje, bën ç’të dojë.
Dhe kur e bën me një gazetar, imagjinoni çfarë bën me një qytetar të thjeshtë.
Kjo s’ka të bëjë thjesht me gazetarinë. ka të bëjë me Shqipërinë. Ka të bëjë me pyetjen që duhet të na mundonte të gjithëve – edhe atyre që në rrjete sociale gëzojnë kur gazetarët dhunohen - në çfarë vendi duam të jetojmë? Në një vend ku siguria varet nga sa lekë ke në bankë? Ku e drejta është privilegj? Ku disa janë të paprekshëm dhe ne të tjerët thjesht shohim, shpresojmë dhe heshtim?
Sepse kur sulmohet një gazetar, nuk dhunohet vetëm një individ — por vetë demokracia. Kur oligarkët sillen si sundimtarë, ligji vdes për të gjithë. Dhe kur politikanët heshtin, ata nuk po tradhëtojnë thjesht një gazetar, po tradhëtojnë çdo shqiptar.
Edon Kuçi u kërcënua jo sepse është gazetar, por sepse pati guximin të besojë se në një shtet demokratik, askush nuk është mbi ligjin, dhe e vërteta ka më shumë vlerë se heshtja. Edhe unë e besoj. Kolegët tanë, gazetarë me integritet e që nuk shiten, e besojnë. Sonte dua ta them qartë: nuk do të na e mbyllni gojën. Do të vazhdojmë të bëjmë pyetje. Do të investigojmë. Do t’ju shohim në sy, edhe kur mendoni se jeni të paprekshëm. Sepse, pavarësisht se disa mendojnë se janë mbi ligjin, në shoqërinë për të cilën po luftojmë, askush—askush—nuk është “më i barabartë se të tjerët”./piranjat
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016
Një javë më parë Piranjat sollën në vëmendjen e opinionit publik skemën zhvatëse ndaj bizneseve të inspektor&e...