Gazment Bardhi për akuzat e Spajiç: Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në rajon!
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, ka reaguar pas raportimeve të mediave malazeze se Shqipëria dhe Serbia mund të je...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, ka reaguar pas raportimeve të mediave malazeze se Shqipëria dhe Serbia mund të je...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka kritikuar nismën e qeveris&eum...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinion publik ditën e sotme. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 12:00, salla Operative e D...
Vera duket se do të zgjasë edhe në ditët e para të shtatorit, me temperatura të larta që pritet të vijojnë edhe g...
Ekspertët xhenierë të repartit RENEA kanë çaktivizuar me sukses një sasi lënde plasëse të lidhur me një ap...
Një ngjarje e rëndë me pasojë humbjen e jetës ka ndodhur gjatë ditës së sotme në territorin e bashkisë Shkod...
Gazetari Arjan Konomi ka denoncuar një rast kërcënimi me jetë, duke bërë të ditur se ka depozituar kallëzim në Ko...
Dy herë i mbijetoi një atentati për vrasje dhe tani mendonte se ishte i sigurt në apartamentin e tij në Aartselaar të Belgjik&eu...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News nga banorë të zonës së Valiasit, në rrugën “Kor...
Për arsye sigurie, takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, i njoftuar se do të zhvillohej në selinë e PS-së, n...

Pse ekzistojnë dy versione të trofeut të Kupës së Botës? Cila është historia që pas trofeut më të famshëm në futboll?
Në historinë e Kupës së Botës, shumë legjenda kanë ngritur trofeun më të çmuar të futbollit, por pak flitet për vetë trofeun – dhe për faktin se ai ekziston në dy versione të ndryshme, shkruan BBC.
Të dy trofetë lidhen me zhvillimin e turneut më të madh të futbollit në botë dhe me ndryshimet që ka pësuar FIFA gjatë dekadave.
Trofeu origjinal “Jules Rimet”
Trofeu i parë i Kupës së Botës u prezantua në vitin 1930, kur FIFA organizoi turneun e parë botëror nën drejtimin e presidentit të atëhershëm Jules Rimet, nga i cili mori edhe emrin.
Ai ishte presidenti më jetëgjatë i FIFA-s, duke e drejtuar organizatën për 33 vite (1921–1954).
Trofeu u dizenjua nga skulptori francez, Abel Lafleur dhe paraqiste perëndeshën greke të fitores, Nike, që mbante një kupë të ngritur lart.
Ai ishte i punuar me argjend, të veshur me ar, dhe i vendosur mbi një bazë prej guri të çmuar ngjyrë blu.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të mos rënë në duart e nazistëve, trofeu u fsheh nga zyrtari italian i futbollit, Ottorino Barassi, i cili e mbajti atë, në një kuti këpucësh nën shtratin e tij në Romë.
Një nga historitë më të famshme, ndodhi para Botërorit të vitit 1966 në Angli, kur trofeu u vodh gjatë një ekspozite publike.
Ai u gjet disa ditë më vonë nga një qen i quajtur Pickles, i mbështjellë me gazetë dhe i fshehur nën një shkurre, në Londrën jugore.
Në vitin 1970, Brazili e fitoi trofeun përgjithmonë, pasi u bë kombëtarja e parë, që fitoi tre herë Kupën e Botës.
Por, historia e tij nuk përfundoi aty. Në vitin 1983, trofeu u vodh sërish nga selia e Federatës Braziliane të Futbollit në Rio de Zhaneiro dhe nuk u gjet më kurrë. Mendohet se mund të jetë shkrirë.
Trofeu modern i Kupës së Botës
Pas zhdukjes së trofeut të parë, FIFA kishte prezantuar tashmë një dizajn të ri modern.
Trofeu i ri u krijua nga artisti italian, Silvio Gazzaniga dhe u përdor për herë të parë, në Botërorin e vitit 1974, kur Gjermania Perëndimore u shpall kampione.
Ai është 36 centimetra i lartë, i punuar në ar 18 karatësh dhe paraqet dy figura njerëzore që mbajnë globin – një simbol i unitetit global përmes futbollit.
Sipas FIFA-s, dizajni pasqyron shpirtin unifikues dhe universal të futbollit.
Pas humbjes së trofeut të vjetër, FIFA vendosi që trofeu modern, përfundimisht të mos i jepet më asnjë kombi.
Fituesit e Kupës së Botës e ngrenë trofeun origjinal gjatë ceremonisë, por më pas marrin një kopje të tij të veshur me ar, për ta mbajtur.
Një trashëgimi e mbrojtur më mirë
Sot, trofeu ruhet nën masa shumë të rrepta sigurie dhe është një nga objektet më të mbrojtura në sport, duke reflektuar mësimet e marra nga historia e tij e trazuar – mes lavdisë, vjedhjeve dhe zhdukjeve misterioze.
Në Philadelphia ka një bestytni që tifozët e Botërorit do të bëjnë mirë që të mos e injorojnë; nuk...
Kur mendon për Myrto Uzunin, gjëja e parë që të vjen ndërmend janë golat e tij apo vrapimet e pandalshme me fanellën e...
Ruben Amorim është trajneri i ri i Milanit. Portugezi ka hedhur firmën në kontratë, ndërsa janë zbuluar edhe detajet. Pasu...
Presidenti i Amerikës, Donald Trump, pritet të jetë një nga figurat kryesore në ceremoninë e ndarjes së trofeut të Kup...
Ish-trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp, ka lëshuar kritika të forta ndaj mënyrës së organizimit të ndeshjeve në Bot&...
Nga talentet adoleshente që sapo po hedhin hapat e parë në skenën më të madhe të futbollit, deri te veteranët që ...
ITALI - Me njoftimin zyrtar të Tony D'Amico si drejtor sportiv, ëndrrat e Romës po fillojnë të marrin form&e...
Botërori 2026 ka nisur me vështirësi për dy trajnerët italianë, Carlo Ancelotti dhe Vincenzo Montella, të cilët po p&e...
Deshamp ka folur me modesti dhe nuk e ka quajtur skuadrën e tij favorite për Kupën e Botës dhe këtë “nder” ja ka l&e...
Argjentina nis rrugëtimin e saj në Botërorin 2026 me objektivin për të mbrojtur titullin e kampiones së botës, por edhe me ...