Kur biem kokë e këmbë në dashuri ndonjëherë harrojmë të jemi racionalë, si rrjedhojë nisim të mos u kushtojmë më vëmendje ose t’i injorojmë me qëllim disa situata dhe sjellje. Mirëpo nëse ato përsëriten shumë shpesh, ndoshta duhet të merrni në konsideratë se lidhjes suaj po i vjen fundi. Sipas terapeutëve të çifteve, këto 5 shenja tregojnë se ndoshta ai dëshiron të ndahet, por nuk e di sesi t’jua thotë:
Ai debaton gjatë gjithë kohës/ Nëse u bë një kohë e gjatë që partneri vetëm debaton dhe ju kritikon për detaje të parëndësishme vetëm për të gjetur një pretekst për t’ju bëjë të ndiheni në faj, dijeni se është flamuri i parë i kuq. Nuk ka asgjë që nuk shkon me ju. Ai thjesht po kërkon arsye për t’u ndarë pa thënë se realisht do që të ndahet, duke e bërë marrëdhënien toksike.
Përkëdheljeve u ka ardhur fundi/ Nëse ai ka nisur t’u thotë jo puthjeve, përqafimeve dhe seksit dijeni se lidhja juaj ka nisur të kriset. Zakonisht ai do të vijë me justifikimin se është lodhur shumë gjatë punës ose se nuk ndihet mire për momentin. Sidoqoftë nëse kjo situatë vazhdon të përsëritet për një kohë të gjatë tregon se ai e ka humbur interesin.
Nuk kaloni mjaftueshëm kohë së bashku/ Ai ju thotë se nuk takoheni dot sot sepse e ka lënë të dalë me miqtë. Të nesërmen nuk mundet sepse është në palestër dhe shëndeti është prioritet. Ditën tjetër ai ka një darkë familjare. Konkluzioni është i thjeshtë: Ai nuk është i zënë, thjesht nuk dëshiron t’ju takojë sepse nuk jeni më një prioritet për të. Nëse ju duhet të lini një orar për të kaluar kohë me partnerin tuaj, ndoshta ka ardhur koha t’i jepni fund.
Miqtë dhe familja e tij kanë filluar të mos sillen mirë me ju/ Njerëzit e tij të afërt kanë filluar gradualisht të ftohen, ju ngacmojnë me fjalë ose duken që në mimikë që ka diçka që nuk shkon. Kjo do të thotë që partneri juaj mund të ketë ndarë me ta probleme personale të raportit në çift ose është ankuar për ju. Kjo nuk është asnjëherë një shenjë e mirë sepse tregon se keni probleme në komunikim.
Kur jeni me të, ndiheni të vetmuara/ Nëse ndiheni kështu, dijeni që marrëdhënia juaj ka marrë fund. Kjo është shenja përfundimtare që tregon se nuk ka më kthim pas. Pse do të donit të qëndronit pranë dikujt që ju bën të ndiheni kështu?
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
4 Qershor17:30
Këto shenja do të kenë verën më të keqe
Me siguri po mendoni "Kam kaluar një dimër të vështirë, më lër të mos jem në këtë listë".&nbs...
SOCIALE
4 Qershor18:00
“Luizi është i paqartë”/ Krisje në lidhjen me Kiarën? Kristi: Pasioni mes tyre po mbaron, dallohet nga sjellja që...
Kiara dhe Luizi kurorëzuan lidhjen e tyre, të krijuar brenda “Big Brother VIP”, në martesë edhe pse shumë persona kishin ...
SOCIALE
4 Qershor09:00
I biri feston ditëlindjen, Klea dhe Elgiti martohen sot/ Detaje nga ceremonia që do të mbahet në...
Për Klea Hutën dhe Elgit Dodën, kjo do jetë një ditë shumë e veçantë, pasi do të martohen. Çifti s&...
SOCIALE
4 Qershor08:00
Dua Lipa reagon pas deklaratave të Britanisë për emigrantët shqiptarë: Kanë fituar para me shumë punë, ikin nga nevoja
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka kritikuar gjuhën që Britania e Madhe ka përdorur ndaj emigrantëve s...
SOCIALE
4 Qershor07:00
Zyrtare/ Topi i Artë largohet nga Real Madrid
Karim Benzema dhe Real Madrid, një histori e gjatë dashurie me një fund logjik për të dyja palët.
Sulmuesi francez &eum...
SOCIALE
3 Qershor20:00
Manchester City drejt “tripletës”, triumfon në derbin e FA Cup, Man, United dorëzohet (VIDEO)
Ilkay Gundoghan, njeriu vendimtar edhe në finalen e madhe të FA Cup që u luajt në “Wembley” mes Manchester City dhe Manchester...
SOCIALE
3 Qershor17:00
“Ka paguar për 1 foto me Nusretin sa 5 banesa”, Ardit Gjebrea i kthehet ‘keq’ ndjekësit
Moderatori i të dielës shqiptare, Ardit Gjebrea ka nisur së bashku me familjen pushimet në Turqi, ku nuk kanë munguar as fotot e shum...
SOCIALE
3 Qershor16:00
Arsyeja e çuditshme pse njerëzit po veshin pelena në koncertet e Taylor Swift
Turneu i Taylor Swift pritej të ishte madhështor, por mesa duket po i kalon përmasat e menduara. Rishtazi, njerëzit nëpër rrjete...
SOCIALE
3 Qershor13:00
Kombëtarja humbet mesfushorin titullar për sfidat me Moldavinë dhe Ishujt Faroe
Kombëtarja humbet një nga lojtarët më të rëndësishëm të mesfushës. Bëhet fjalë për Klaus Gjas...
SOCIALE
3 Qershor11:43
Modelja shqiptare: Nuk ka si jeta në Amerikë. Më paragjykojnë se jam e bukur, ja ana e errët e profesionit tonë
Modelja shqiptare Xhesika Berberi, prej kohësh tashmë jeton në Amerikë ku ushtron profesionin e saj.
Xhesika ka rrëfyer se në S...