Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
“Ajo tha Po” ishte padyshim kjo fjalia që elektrizoi ndjekësit mbrëmjen e së shtunës, kur Luizi i propozoi për martesë Kiarës. Prej disa ditësh, e ai e kishte bërë atë të mendonte se ishte i dyzuar për ndjenjat ndaj saj dhe lidhjen e tyre të dashurisë Pika kulminante ishte në “prime”, kur moderatorja dëgjoi një rrëfim të Luizit në dhomën e rrëfimit, i cili thoshte se është nxituar në hapat që ka hedhur me Kiarën dhe mendon se lidhja e tyre nuk do funksionojë jashtë shtëpisë.
Kjo bëri që ajo të shpërthente në lot dhe kërkoi të dalë menjëherë nga shtëpia. Por, Luizi e mori përdore duke e nxjerrë në oborr me pretekstin për ta sqaruar. Por, sapo u vendosën në qendër të skenës, ai u ul në gjunjë duke nxjerrë nga xhepi një unazë.
Reagimi i Kiarës ishte epik pasi moderatorja tha: “Po, por dua të ta fus një shpullë”. Banorët e tjerë nga ana tjetër e besuan rrëfimin e Luizit në dhomën e rrëfimit, por pas momentit të propozimit u afruan pranë çiftit për ta uruar.
Menjëherë pas surprizës, Arbana lexoi edhe emrin e finalistes së dytë. Efi është banorja që shkon automatikisht në finale, ndërkohë që Kiara dhe Bledi lanë shtëpinë. Momenti i ndarjes u finalizua edhe me një përqafim mes Efit dhe Kiarës, pavarësisht përplasjeve të forta gjatë këtyre ditëve. Propozimi i Luizit për martesë me Kiarën morri vëmendjen e të gjithëve.
Unaza me diamante që Luizi zgjodhi për Kiarën kushtoi plotë 2500 euro. Edhe këtë herë, Luizi tha që hyri në borxh për të surprizuar Kiarën. Por duket se Luizi nuk ka hyrë në borxhe, por bizneset rrinë në radhë për t’i dërguar dhuratë konkurrentit.
Argjendaria ka publikuar menjëherë në rrjetet sociale fotot e unazës dhe duhet thënë që edhe më herët, kjo argjendari ka çuar dhurata brenda shtëpisë për Luizin dhe nga ana tjetër në “Instagram”-in e Luizit është pasqyruar me “story” dhe postime e njëjta argjendari, çfarë konfirmon se gjithçka është bërë në formë kontrate bashkëpunimi.
Megjithatë, mbrëmjen e së shtunës, surpriza kishte edhe për vetë Luizin. Gjatë spektaklit, atij iu dhurua një telefon “IPhone” i fundit, me vlerë mbi 1500 euro. Natyrisht që kjo ishte një dhuratë e kompanisë, për një nga konkurrentët që edhe jashtë shtëpisë, ka një ndikim të madh.
Kështu brenda një nate të vetme Luiz Ejlli, mori dy dhurata dhe një “po” për propozimin e tij romantik. Këngëtari Luiz Ejlli gjatë ditëve të fundit u pa i distancuar nga partnerja e tij, Kiara Tito, me të cilën nisi një histori dashurie në BBV. Qëndrimi i ftohtë i këngëtarit ndaj Kiarës është vënë re edhe nga vetë moderatorja, e cila herë pas here e ka pyetur nëse ka ndonjë shqetësim, por është përballur me “indiferentizmin e tij”.
Por, duket se pas kësaj, qëndron një rreng i Luiz Ejllit, i cili po përgatiste propozimin për martesë për Kiara Titon. Teksa ndodhej në dhomën e rrëfimit, ai ka lënë hapur mikrofonin dhe biseda e tij është dëgjuar në audio.
Këngëtari deklaroi se “do ishte shumë mirë sikur Kiara ta kuptonte ose ta pranonte që i ka ardhur fundi tani, kjo lidhje nuk ecën më”.
“Do ishte shumë mirë sikur Kiara ta kuptonte ose ta pranonte që i ka ardhur fundi tani, kjo lidhje nuk ecën më, ishte e bukur sa zgjati dhe le të mbyllet këtu. Çdo gjë e ka një fillim dhe një fund, do kemi kujtime të bukura. Kam lojën shumë më të rëndësishme, për hir të vërtetës nuk e shoh Kiarën në planet e mia për të ardhmen. Besoj me aq sa e kemi respektuar njëri-tjetrin uroj të më kuptojë dhe pse jo të mbesim shokë të mirë edhe jashtë tek e fundit. Nuk e kam pasur për qëllim t’i bëj gjë të keqe, përveçse të kaloj mirë me të”, tha ai gjatë bisedës në dhomën e rrëfimit.
Por në fund, këngëtari la të nënkuptohet se do i propozojë për martesë moderatores dhe theksoi “po luaj me zjarrin”.
“Ku, ku, ku po luaj me zjarrin. Të ma bëjë ajo mua këtë punë, s’më intereson hiç, jo të më propozojë për martesë por s’di çfarë”, tha Luiz Ejlli. Misioni i Luizit e ka mërzitur dhe shqetësuar shumë Kiarën.
Ajo i tha tre ditë më parë se u ndje shumë keq, që kur ai vendosi në pikëpyetje raportin dhe dashurinë e tyre. Por ajo që Kiarën tronditi më shumë, ishte deklarata e Luizit, ku ai u shpreh se marrëdhënia e tyre ka ecur me hapa shumë të shpejtë dhe se nuk është i sigurt nëse do ta vazhdojë këtë lidhje.
Pas kësaj deklarate Kiara tha se ka ngelur pa fjalë e më pas e pyeti nëse tani ajo duhet të vendosë në dyshim dashurinë e tij për të. Luizi heshti për pak çaste e më pas i tha se do jetë koha që do e tregojë më mirë këtë gjë. Por gjithçka u mbyll më së miri me propozimin romantik që ajo mori, duke kuptuar se gjithçka ishte një lojë dhe se në fakt, Luizi jo vetëm që nuk po hiqte dorë nga ajo, por po e çonte marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel.
Këto ditë, do të quheshin pa frikë ditë të arta për këngëtarin shkodran, i cili jo vetëm ka fituar dashurinë e Kiara Titos, por edhe të qindra mijërave ndjekësish, duke e shndërruar edhe në të preferuarin e bizneseve për bashkëpunime dhe dhurata. Dhe kujtojmë se loja do edhe rreth 10 ditë të përfundoj dhe jashtë tarifat dhe kërkesat për të pritet të rriten.
TIRANË- Këngëtarja Filloreta Raçi është bërë nënë për herë të parë. Këngëtar...
Daniel Radcliffe, ylli i “Harry Potter” u bë baba! Aktori mirëpriti fëmijën e tij të parë me partneren pre...
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati shpeshherë ndan në rrjetet sociale për fansat momente nga përditshmëria e saj. Mirë...
Është koha e ditëlindjes! Një kohë për të festuar mungesën e vdekjes që nga momenti i lindjes dhe deri tani. Pra ...
Gjatë një bisede, Luizi ka zbuluar sot se dy banorë i ka frikë dhe nuk do dëshironte t'i shihte në finale. Dhe dy banorët n...
Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Olta Gixhari ka folur për marrëdhënien me Luiz Ejllin duke thënë se nuk e priste reagimi...
Shqipëria ka gati një të katërtën e vendit që jeton në varfëri, por njëkohësisht ka mbulim shumë të...
Censi i Popullsisë pritet të nisë këtë vit në 18 shtator dhe Instituti i Statistikave ka dhënë disa detaje mbi procesi...
Megi Pojani ka reaguar edhe një herë për videon e saj duke u talluar në varreza. Mëngjesin e sotëm ajo ishte e ftuar në emi...
Mërkuri në prapavijë, i cili ka nisur prej datës 21 Prill nuk lejon asnjë prej shenjave të horoskopit të vlerësohen me...