
KOSOVË- Ish reperi i njohur Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero, kishte deklaruar se ishte tërhequr nga muzika, por një ditë më parë vërtetoi se ka ndryshuar mendje. Ditën e djeshme, ai ndau me ndjekësit disa fragmente nga projekti i tij më i ri muzikor, e cila duket se i drejtohet ish-partneres së tij, Arbenita Ismajlit, proceseve ligjore rreth kujdestarisë së vajzës, e po ashtu edhe personave të tjerë.
“Se kam pa qikën që tetë muaj… i çoj të fala motrës së presidentes”, thotë Fero në këngë.
Kujtojmë se reperi përmend motrën e presidentes Vjosa Osmani, e cila është avokatja e ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli. Ky detaj ka ngjallur reagime dhe diskutime mes fansave dhe ndjekësve të tij.
Fero është komentuar në vazhdimësi fillimisht pasi la muzikën e pastaj edhe për historinë me ish bashkëshorten e tij, Arbenitën me të cilën u përfshinë edhe gjykatat. Ai hoqi dorë nga muzika për motive fetare, e shumë shpesh publikonte edhe postime të tilla. Por si duket, ai është penduar për zgjidhjen që ka bërë.
Ai ka publikuar edhe një pjesë të këngës në të cilën po punon Fero e që pritet të publikohet shpejtë nga vetë këngëtari.
fero