SOCIALE

"I kam kërkuar ndjesë"/ Albano Bogdo sqaron deklaratën ndaj Beatrix Ramosaj: Ishte batutë, publiku dhe influencuesit i zhdukën nga Shqipëria...

S.B Përditësimi i fundit 15 Shtator 2024, 13:03

"I kam kërkuar ndjesë"/ Albano Bogdo sqaron deklaratën

TIRANË- Aktori i njohur i humorit Albano Bogdo ka sqaruar për herë të parë publikisht deklaratën ofenduese ndaj Beatrix Ramosaj. I ftuar në “S’e luan topi”, Bogdo u shpreh se i ka kërkuar falje Beatrixës edhe pse nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin.

Bogdo gjithashtu shprehet se numrin e saj e ka kërkuar disa herë por nuk ja kanë dhënë. Sipas tij reagimi i publikut ndaj deklaratës ishte tejet i ekzagjëruar pasi ajo ishte thjesht një batutë.

Më tej Bogdo drejton gishtin nga publiku duke thënë se ishin ata që i ofenduan rëndë Alban dhe Beatrix Ramosaj në kohën kur ishin në Shqipëri.

“Ju (publiku) i zhdukët nga Shqipëria, kur e kam thënë unë kanë qenë duke kërkuar punë në Amerikë. Publiku dhe influencerat i zhdukën nga Shqipëria, ndërkohë më thonin mua si e thua, ndërkohë që nuk lanë gjë pa thënë për të.” përfundon Bogdo.

Vitin e kaluar Bogdo në emisionin e tij teksa po ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, e prezantoi Albanin si ‘ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother’. Kjo deklaratë e nxituar e aktorit të humorit nxiti polemika dhe kritika të shumta në media dhe rrjet.

Pjesë nga intervista:

Atëhere thash njeriu më i urryer në Ballkan sepse rastisi që në të njëjtën ditë që unë thash batutën, ai serbi bëri atë masakrën në Kosovë. Nuk po merrej askush me atë, po merreshin me mua. Ishte i ekzagjeruar reagimi. Erdhi nga njerëz që s’kanë asnjë lloj…

Nuk është se çfarë the, është që e the në një moment që ata po kalonin aq shumë në jetë, dhe i preku aq shumë. Mua kjo më intereson, sa është prekur Albani dhe Beatrixs. Nuk kam komunikuar, por i kam kërkuar falje Beatrixsës. I kam kërkuar ndjesë nga ana njerëzorë. Po të kisha mundësi të komunikoja nuk do t’i thoja në emision.

E kam kërkuar numrin e saj disa herë, por nuk ma dhanë. Mora vesh që ata po kalonin një periudhë të vështirë në jetën e tyre dhe vendosën të largoheshin nga Shqipëria. Albani po jepte dorëheqje nga muzika shqiptare, të dy, dhe për të ikur më pas për një jetë më të mirë në Amerikë.

Ishte Albani, një artist i shkëlqyer që sapo kishte fituar festivalin, ndërsa e motra që shkëlqeu në BBV. Ju (publiku) i zhdukët nga Shqipëria, kur e kam thënë unë kanë qenë duke kërkuar punë në Amerikë. Publiku dhe influencerat i zhdukën nga Shqipëria, ndërkohë më thonin mua si e thua, ndërkohë që nuk lanë gjë pa thënë për të.

albano bogdo

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë