SOCIALE

Kush janë aktorët profesionistë që bënë “kompromis” me amatorët për filmin e Luizit dhe Oltës! Skenari përmban puthje e skena të nxehta mes dy rivalëve, detaje nga projekti

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Qershor 2023, 21:00
Kush janë aktorët profesionistë që bënë

Një çift i martuar prej vitesh janë në prag të ndarjes. E ndërsa përgatisin letrat e divorcit, një ftesë iu vjen nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje. Të gjendur para sikletit, çifti vendos të lënë Tiranën, e të nisen në Korçë, ku bashkohen të dy familjet.

Pikërisht kjo vizitë do t’i tregojë atyre të vërteta të hidhura për veten dhe njerëzit e afërt duke bërë të rimendojnë edhe njëherë gjithçka. Në role kryesore janë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, dy ndër personazhet më të komentuar prej disa muajsh tanimë.

Nga ‘rivalë’ në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ata vijnë tashmë si burrë dhe grua në filmin që parashikohet të thyejë rekorde. “Në kuadër të dashurisë”, është filmi që Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë duke xhiruar aktualisht.

Dy protagonistët e “Big Brother” kanë bashkuar forcat për një komedi që pritet të transmetohet sezonin e ardhshëm. Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. “Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

E nëse mendoni se keni pare çdo gjë nga Luizi dhe Olta kur ishin pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, na lini t’ju themi që gaboheni. Surprizat nuk do të kenë fund dhe fundja, e kush nuk do të ishte kuriozë që të shihte si çift “dy armiq të përbetuar”. Kjo marrëdhënie e çuditshme “dashuri-urrejtje” vërtet që ka ngjallur mjaft kureshtje dhe interes tek publiku i gjerë gjatë kohës që ishin pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kujtojmë këtu provën javore ku ndodhi dhe një puthje mes tyre dhe audienca “u çmend”. Kimia e tyre është e pamohueshme dhe të gjithë jemi gjithë sy e veshë për t’i pare ata si dy të dashuruar. E çuditshme por e vërtetë! Por krah pjesëmarrjes së Luizit në këtë film, i cili nuk ka shumë lidhje me aktorin, një tjetër emër pa eksperiencë në këtë fushë i është bashkuar kastit. Bëhet fjalë për Sara Hoxhën, e cila vjen në këtë film, pas fitores së “Dancing with the Stars”, muaj më parë.

Ndërkohë është konfirmuar edhe pjesëmarrja e aktorit të mirënjohur Ndriçim Xhepa. Ndërkaq një sërë emrash të njohur të kinematografisë, do ti bashkohen kastit, duke bërë kështu filmin një superproduksion. Aktoret e mirënjohura Olta Daku e Zamira Kita, aktori Salsano Rrapi e Bes Bitraku po ashtu do jenë pjesë e filmit. Veç pjesëmarrjes së emrave amator në kinematografi, producentët, kanë vendosur që ti japin peshë këtij projekti edhe me disa emra të mëdhenj të kinematografisë.

Megjithatë, një hapësirë i është krijuar edhe emrave të rinj, veç atyre amatorëve, për ti dhënë një mundësi kështu në pjesëmarrjen e tyre në këtë projekt. “Në kuadër të dashurisë”, pritet të transmetohet në sezonin e ri, ku dhe premton shumë surpriza.

Por ajo që na bëri përshtypje është fakti se Dea Mishel do të mungojë në këtë film. Fillimisht u përfol se do të ishte ajo një nga aktoret e këtij filmi, por duket se gjërat kanë ndryshuar dhe Dea vijon angazhimin e saj me “She’s on Top”, por jo pjesë e këtij projekti që mezi po pritet nga ndjekësit.

Ndërkohë që filmi do të përmbajë edhe disa skena romantike, me puthje dhe skena të nxehta midis dy protagonistëve. Të cilësuar si teza dhe antiteza, dy emrat me të komentuar të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, janë bërë bashkë në një film. Është zbuluar se dy ish-banorët do të jenë protagonistët e filmit, por disa detaje të tjera i ka ndarë së fundmi moderator i njohur Blendi Salaj, i cili gjatë programit “Wake up” ka shfaqur një baner të filmit dhe mësohet se produksioni është “Top Channel Films”.

Filmi do të titullohet “Në kuadër të dashurisë”, e cila duket se i referohet frazës së famshme që u përmend aq shumë gjatë BBVIP: “në kuadër të lojës”. Filmi do të jetë në zhanrin e “komedi-romancë”.

“Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar”, thuhet në përshkrimin e filmit.

Disa ditë më parë, Luizi publikoi një foto ku shfaqej krahë Oltës teksa po lexonin një skenar. “Filloi…”, shkruante këngëtari krahas fotos duke lënë të nënkuptohet se tashmë ata kanë nisur me xhirimet e filmit të shumëpritur. Thuhet se filmi në fjalë pritet të finalizohet shumë shpejt dhe brenda pak muajve të lançohet për publikun.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë