SOCIALE

"Nesër mund të kem një atak në zemër"/ Colin Farrell merr vendimin që të dërgojë në institucion kujdestarie djalin e tij që vuan nga sindroma e rrallë Angelman

m.l Përditësimi i fundit 15 Prill 2025, 07:49

"Nesër mund të kem një atak në zemër"/

SHBA- Colin Farrell ka folur për vendimin që ai dhe ish-partnerja e tij, Kim Bordenave, morën për të vendosur djalin e tyre 21-vjeçar, James, në kujdestari, edhe pse ata janë ende në gjendje të kujdesen vetë për të. James vuan nga sindroma e rrallë Angelman, një çrregullim gjenetik që shkakton prapambetje të rëndë zhvillimore dhe mendore.

Colin Farrell ka shprehur shpesh dashurinë dhe krenarinë e tij të thellë për djalin e tij, megjithatë, siç pranoi ai në një intervistë të re me revistën Candis, vendimi për të ecur përpara me gjetjen e një shtëpie të përhershme për James është një çështje largpamësie dhe përgjegjësie.

“Disa prindër thonë; 'Do të kujdesem për fëmijën tim deri në fund'. Unë e respektoj plotësisht këtë. Por frika ime është se nëse nesër do të kem një atak në zemër dhe Zoti na ruajt, nëna e tij të ketë një aksident, atëherë çfarë ndodh? James do të mbetet vetëm, ai do të bëhet një protezh i shtetit. Ku do të shkojë? Askush nuk do të thotë se ku do të jetë," tha ai. 

Colin Farrell theksoi më pas se qëllimi i tij është të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për djalin e tij, për sa kohë ai dhe ish-partneri i tij janë ende të pranishëm dhe aktivë në jetën e tij.

"Ne duam të gjejmë një vend që na pëlqen, ku ai mund të jetojë tani, ndërsa ne jemi ende gjallë dhe mirë. Të mund ta vizitojë, ta çojë në shëtitje. Ne duam që ai të ketë një jetë të plotë dhe të lumtur, me ndjenjën e komunitetit dhe kontaktit me botën e jashtme. Duke shkuar në pazar, në kinema, në plazh. Të ndihet sikur i përket diku," shtoi ai.

Megjithatë, ky proces nuk është i lehtë, as për një aktor të famshëm hollivudian: Ishte shumë e vështirë të gjeje një strukturë të përshtatshme. Nëse unë me të gjitha mundësitë përballem me vështirësi të tilla, po për të gjitha familjet e tjera që nuk i kanë as gjërat elementare? 

Ai vahzdoi duke shpjeguar kështu nevojën që ndjente për të krijuar “Colin Farrell Foundation”, një fondacion që do të mbështesë të rriturit me aftësi të kufizuara mendore dhe familjet e tyre, veçanërisht pas moshës 21 vjeç, kur përfundon mbështetja zyrtare e qeverisë në SHBA. Colin Farrell zbuloi gjithashtu se James, pavarësisht vështirësive në të folur, ka perceptim të thellë emocional. Ai e kupton kur dikush me të vërtetë dëshiron të jetë rreth tij dhe kur nuk e bën.

"Nëse një mësues ose terapist nuk është 100% atje, James e kupton këtë dhe thjesht 'mbyll'," vuri në dukje ai.

21-vjeçari prej 18 vitesh jeton me të njëjtin kujdestar, gjë që i jep stabilitet dhe familjaritet përditshmërisë së tij. Me babanë e tij, ata shijojnë momente të thjeshta, por domethënëse, si lojëra, not, filma dhe ngrënie jashtë. Së fundi, Colin Farrell përmendi se atësia e James ishte gjithashtu një katalizator për vendimin e tij për të lënë pijen në mesin e viteve '00.

colin farrell

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë