SOCIALE

"Trick or Treat!" Halloween, dita kur duhet të kesh karamele në shtëpi

M.B. Përditësimi i fundit 31 Tetor 2024, 08:52

"Trick or Treat!" Halloween, dita kur duhet të kesh karamele

EUROPA- Kur vjen muzgu ata dalin rrugëve, nga dy nga tre, të maskuar si vampirë, si fantazma, si shtriga dhe trokasin nëpër dyer duke thirrur: Të ëmblën a të thartën?. Është Halloween - dita kur fëmijët lejohen të ngacmojnë fqinjët, sepse nëse ata nuk u japin ëmbëlsira, mund t’u bëjnë ndonjë rreng, pra, për t’i thartuar. 31 tetori është dita kur duhet të kesh ca ëmbëlsira në dollap. 

Nga të korrat te shenjtorët

Po nga vjen ky zakon? Thonë që është një shpikje e industrisë amerikane të konsumit, si Coca Cola, ose Santa Claus, apo trëndafilat e Shën Valentinit. Sepse edhe industria e Halloween-it nuk lodhet së tregtuari kunguj plasikë dhe maska të frikshme në mbarë botën. Ca thonë që vjen nga keltët, pra nga një festë e tyre në fund të tetorit,e quajtur “Samhain”, me  të cilën keltët festonin korrjet në fillim të dimrit. Por kisha, e cila bënte ligjin në të gjithë Evropën në Mesjetë, e shpalli natën duke u gdhirë 1 nëntori në festën e Të Gjithë Shenjtorëve. Që atëherë 1 nëntori është ditë pushimi, pra, festë zyrtare në disa lande të Gjermanisë me shumicë katolike.

Halloween rrjedh nga "All Hallows Eve" - ​​mbrëmja para Ditës së Gjithë Shenjtorëve. Është dita e përkujtimit dhe lutjeve për të vdekurit. Të cilët, sipas besimit të krishterë presin Ditën e Fundit, që përkon me rishfaqjen e Krishtit. Në krishterimin e hershëm njerëzit besonin se kjo ditë do të vinte shpejt. Por kjo nuk ndodhi. "Dhe pastaj," shpjegon antropologia kulturore nga Boni Dagmar Hänel, "njerëzit pyesnin veten gjithnjë e më shpesh: Çfarë po ndodh në të vërtetë me shpirtrat, çfarë po bëjnë ata? Si mund ta kalojmë këtë periudhë në mënyrë të kuptimtë? "Dhe kështu lindi koncepti i purgatorit: një lloj stacioni i ndërmjetëm midis vdekjes dhe përjetësisë, në të cilin njeriu fillon të pastrohet nga mëkatet. 

Lidhje me botën e përtejme 

Dagmar Hänel: "Ky besim është i pranishëm në të gjitha fetë: Ne mund të ndikojmë në jetën e përtejme dhe anasjelltas. Pra, ne lutemi, bëjmë bamirësi, dhurojmë - dhe kjo ka një efekt të drejtpërdrejtë në vuajtjet e shpirtrave të varfër në purgator. "Në mesjetë, njerëzit shkonin shtëpi më shtëpi natën para Ditës së Gjithë Shenjtorëve për të kërkuar dhurata. Në disa zona rurale të Gjermanisë ky zakon ka vazhduar edhe sot e kësaj dite: Beqarë kalojnë nëpër fshat, luten, këndojnë dhe bekojnë dhe si këmbim kërkojnë para ose ushqim. Në SHBA, ky zakon është kthyer në festë fëmijësh: "Trick or Treat”.

Me ardhjen e iluminizmit në shekullin e 18-të dhe në fillim të shekullit të 19-të, kishat u bënë skeptike ndaj zakoneve të vjetra dhe madje i ndaluan disa, thotë antropologja kulturore Hänel. Përveç kësaj, në rrjedhën e industrializimit, kishte një rrjet social më të dendur, kështu që nuk kishte më nevojë për të mbledhur kaq shumë dhurata për të varfërit. Veç kësaj me ligjet sociale të nxjerra nga Bismarku në fund të shekullit të 19-të, kjo nevojë u zhduk. Sepse tani ishte shteti përgjegjës për sigurimin e të varfërve. Dhe kështu ky zakon u zhduk. 

Riimportim nga SHBA

Por: zakoni nuk vdiq tërësisht. Ishin emigrantët irlandezë që do ta merrnin Halloweenin në Amerikë, gjatë eksodit të tyre në shekullin e 19-të. Ata ishin të varfër, por zakonet i ruajtën. Lars Winterberg, një ekspert i antropologjisë historike dhe etnologjisë evropiane, beson se Halloweeni në fillim festohej kryesisht në zonat e emigrantëve të qyteteve të mëdha. "Integrimi rrallëherë funksionon si një rrugë njëkahëshe," thotë Winterberg, "në fakt, pothuajse gjithmonë ka një përzierje të kulturës së migrantëve me atë të shoqërisë pritëse."

Kështu u përhap zakoni i Halloween në të gjithë SHBA-në. Në fillim ishte më shumë një festë fëmijësh. Më vonë u “zgjerua”, nisën festat e para, kostumet, dekorimet. Gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, festa u kthye në Evropë: Të parët që festuan Halloweeenin ishin ushtarët amerikanë të stacionuar në Gjermani. Por gjermanët nisën të miqësoheshin me këtë festë shumë vite më vonë vetëm nëpërmjet filmave dhe serialeve./ DW

halloween

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë