Britney Spears
SHBA- Fotot e Britney Spears në gjendje të keqe, duke ecur e mbështjellë me një batanije dhe e shoqëruar nga policia jashtë një hoteli në Los Anxhelos, po bëjnë xhiron e internetit. TMZ raporton se ylli i popit ka pasur një debat të ashpër me partnerin e saj, Paul Soliz, me situatën që ka dalë jashtë kontrollit.
Mbrëmjen e së mërkurës Spears shkoi në Chateau Marmont me Soliz. Disa orë më vonë, një kalimtar i rastësishëm thirri policinë, duke pretenduar se një grua që përputhej me përshkrimin e yllit 42-vjeçar po ngacmonte dhe kërcënonte punonjësit dhe klientët e hotelit.
Oficerët mbërritën pak pas orës 22:30, por u larguan pasi nuk panë asgjë të dyshimtë në atë kohë. Dyshja shkuan në një dhomë hoteli rreth orës 23:00, ku vazhduan të festonin dhe të pinin. Ndërsa ndodheshin në dhomë, ata u përleshën dhe thuhet se pati dhunë fizike, ku Spears u godit me shkelm në këmbë.
Burimet e cituara nga TMZ thonë se këngëtarja po bërtiste dhe ishte jashtë kontrollit në korridorin e suitës së saj dhe disa të ftuar menduan se ajo pati një krizë mendore, kështu që ata thirrën një ambulancë. Në YouTube është publikuar video e mbërritjes së ambulancës në hotel.
Britney Spears postoi menjëherë në Instagram dhe tregoi këmbën e saj të fryrë dhe bëri një sërë postimesh të çuditshme, duke thënë se ajo ra aksidentalisht dhe u përplas.
“Në fakt ndrydha kyçin e këmbës. Është shumë keq. Zonja idiote këtu u përpoq të bënte një kërcim në sallën e Chateau dhe ra e turpëruar dhe kaq”, shkroi ajo.
Me një tjetër postim ajo ka dashur të përgënjeshtrojë mediat e huaja që flasin për sherrin e saj me Solizin. Siç ka shkruar ajo, kjo është një gënjeshtër dhe ka kërkuar respektin e të gjithëve, në këtë përpjekje të përditshme që bën për t'u shëruar.
Më pas, në videon që tregon këmbën e saj të fryrë, Britney Spears fajësoi nënën e saj, duke lënë të kuptohet se është ajo që ka treguar për mediat se është konfliktuar me partnerin e saj.
“E di që nëna ime ishte e përfshirë! Unë kam 6 muaj që flas me të dhe më telefonoi menjëherë pas ngjarjes, para se të dilte lajmi! Do të doja të kisha gjyshër! Nuk e duroj dot atë!!! Sinqerisht nuk më intereson, do ta them”, ka shkruar Spears.
britney spears
Artikuj te sugjeruar
M.B.
SOCIALE
3 Maj11:39
Këshilli i Investimeve: Biznesi, i shqetësuar për stabilitetin e politikave fiskale dhe interpretimet teknike ligjore
Foto ilustruese
TIRANA- Pavarësisht përmirësimeve që mund të jenë bërë në aspektin tatimor me masa, biznesi sh...
M.B.
SOCIALE
3 Maj07:49
Bie lehtë rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë, zbret në 5.6 miliardë euro
Foto ilustruese
TIRANA- Rezerva valutore pësoi një rënie të lehtë në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas st...
M.B.
SOCIALE
3 Maj07:20
Kujdes me fjalët dhe veprimet, parashikimi i Horoskopit për sot
Foto ilustruese
Dashi
Nuk duhet të fiksoheni gjatë kësaj dite dhe të kërkoni gjëra që nuk mund të arrihen dot. Tre...
S.B
SOCIALE
2 Maj18:37
Harvey Weinstein kthehet në gjykatë, prokurorët kërkojnë rigjykim pas rrëzimit të dënimit për përdhunim
Harvey Weinstein
SHBA- Një gjykatës la në burg producentin e njohur të filmave Harvey Weinstein gjatë seancës së pa...
S.B
SOCIALE
2 Maj18:04
VIDEO/ Anya Taylor-Joy shkëlqen në premierën e filmit "Furiosa: A Mad Max Saga", por fansat kanë të njejtën pyetje...
Anya Taylor-Joy
SIDNEJ- Yjet e filmit më të shtrenjtë të xhiruar ndonjëherë në Australi u ngjitën sot në...
S.B
SOCIALE
2 Maj18:02
FOTO+VIDEO/ Besa Kokëdhima përfundon provën e dytë teknike, dalin pamjet e reja nga performanca e saj
Besa
SUEDI- Ditën e sotme ka qenë prova e dytë teknike për Besën, përfaqësuesen e vendit tonë në Eurovizi...
S.B
SOCIALE
2 Maj16:59
Orebella/ Bella Hadid lançon linjën e saj të re të parfumeve (VIDEO)
Bella Hadid
SHBA- Modelja e njohur Bella Hadid tani është bërë aktive edhe në industrinë e parfumeve. Modelja lanç...
S.B
SOCIALE
2 Maj16:03
Del në ankand piktura e parë me bojëra uji e kopertinës së librit Harry Potter, vlerësohet qindra dollarë
Harry Potter
SHBA- Një pikturë me bojëra uji origjinale e kopertinës së librit Harry Potter And The Philosopher's Stone, libr...
S.B
SOCIALE
2 Maj15:52
TikTok dhe Universal Music i japin fund mosmarrëveshjes, rikthehen në platformë këngët e Drake, Adele dhe Billie Eilish
Drake, Taylor dhe Billie
SHBA- Universal Music dhe TikTok i kanë dhënë fund një mosmarrëveshjeje pasi labeli tërhoqi mil...