I riu në Tiranë kapet me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet në flagrancë
Një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi u kap duke qarkulluar me automjet, ku mbante një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.Ngjarja u konstatua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, të cilat, bazuar në informacionet e siguruara, ndaluan për kontroll automjetin me të cilin udhëtonte i riu, në rrugën “Kastriotët”.

Një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi u kap duke qarkulluar me automjet, ku mbante një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.Ngjarja u konstatua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, të cilat, bazuar në informacionet e siguruara, ndaluan për kontroll automjetin me të cilin udhëtonte i riu, në rrugën “Kastriotët”. Gjatë kontrollit, efektivët gjetën dhe sekuestruan pistoletën dhe municionin.
Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua 20-vjeçari me inicialet S. D., banues në Tiranë.
Ndërkohë, dy familjarë të tij, 51 dhe 23 vjeç, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, pasi, sipas Policisë, kundërshtuan efektivët gjatë kontrollit të banesës, me qëllim pengimin e kryerjes së tij. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve

Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit

Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur

Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj

Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë

"I çoja supë"/ Ndihmoi Ergys Agasin gjatë kohës në arrati, lirohet nga qelia Embro Sulejmani!

Autori i grabitjes së “Raiffeisen Bank” bashkëpunoi me punonjës brenda institucionit? Pistat e hetimit

Akuzohen se ndihmuan Ergys Agasin në arrati, GJKKO lë në burg biznesmenin, liron përgjegjësin e Policisë Shkencore





