INVESTIGIME

55-vjeçari del nga burgu pas “dhunës në familje”, nëna me fëmijët zhduken pa lënë gjurmë, babai në kërkim të 3 vajzave

n.f Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2025, 21:34
55-vjeçari del nga burgu pas “dhunës në familje”,
Albert Skura

TIRANË- “Gjakun tim e jap, zemrën e jap, jetën time e jap për fëmijët e mi. Me bashkëshorten do ndahemi, nuk kam më dashuri për të, ka mbaruar ai kapitull, por fëmijët janë gjithçka për mua. Nuk e di ku janë dhe nuk dua që vajzat të ndjekin rrugën e ish-bashkëshortes“, thotë Albert Skura në një intervistë për emisionin Piranjat.

Alberti është një 55-vjeçar nga qyteti i Krujës, i cili po kërkon vajzat e tij të cilat së bashku me nënën e tyre janë zhdukur pa lënë gjurmë, sipas tij pa asnjë shkak, por që në fakt e kanë patur një shkak për t’u larguar në këtë mënyrë. Nëna e 3 vajzave është gruaja e dytë e Albertit. Jeta e tyre ka qenë mes Italisë, Gjermanisë dhe Shqipërisë, me shumë mundime dhe sakrifica. Por gjithçka u shemb sipas Albertit kur ata jetonin në Gjermani, në azil.

55-vjeçari pretendon se bashkëshortja e tij me të cilën është në një proces divorci, gjatë jetesës në Gjermani ushtronte prostitucion dhe se për këtë arsye është dëbuar nga shteti gjerman. Ky episod do të ishte vendimtar për rrënimin që do të pësonte familja Skura. Ata u ndanë. Alberti jetonte dhe punonte në Gjermani, ndërsa nëna me fëmijët jetonin në Shqipëri, në familjen e 55-vjeçarit. Pavarësisht kësaj distance, komunikimi mes babait dhe fëmijëve nuk u ndërpre. Madje, siç pretendon Alberti, shërbeu që ai të zbulonte më shumë për gruan e tij.

“Dilte fëmija në kamer i dridhej buza: Ç’a ke Stela?! “Më rrahu mami! Pse i the ti që pse flet me burra të huaj?!”. Se vajza më kishte thënë që mami fliste me burra të huaj. Sa kishte ardhur nga Gjermania, “o bab, mama fol me burra të huaj”. Vajza ime e madhe shkon te mama i thotë “oj nënë kanë për ta vrarë mamin!”, “kush do e vrasi? Ajo me babin është mirë”, “jo babi jo, është ai flokëgjati që flet në telefon”. Kërcënoheshin në kamer, i ka parë dhe mami im, kërcënohej me dikë që i bënte presion. Me fjalë shumë fyese, shumë ofenduese. Ajo është në një rrjet trafikantësh, nuk e di…”, thotë Alberti.

Këto janë akuza të forta ndaj nënës së fëmijëve, por Alberti është i gatshëm të përballet edhe në gjykatë për ta vërtetuar se ato që thotë janë të vërteta. Debate mes çiftit ka patur shumë deri në momentin kur 34-vjeçarja e ka akuzuar për dhunë ndaj saj dhe Alberti ka kryer 1 vit burg. Pasi kreu dënimin dhe la qelinë, ai mësoi se nëna me 3 vajzat ishin zhdukur pa lënë asnjë adresë. Për këtë arsye 55-vjeçari kërkoi ndihmën e emisionit Piranjat për të rënë në gjurmët e fëmijëve të mitur, shtuar dhe faktin se gjatë kohës që ishte në burg, nuk i takoi asnjëherë ata.

Pas largimit të nënës me 3 fëmijët, shtëpia në fshat ku jetonin ato është hapur për ajrosje disa ditë më parë ndërsa sot, në kushtet kur kërkojmë të dimë se ku ndodhet 34-vjeçarja me vajzat e vogla, duke mos patur asnjë informacion për ta, insistojmë që Alberti të kërkojë më shumë ndër rafte, dhe ajo që gjejmë mes dokumenteve të harruara na bën të mendojmë seriozisht se akuzat e këtij zotërie i kanë disa baza.

Dy dokumente kredimarrje me vlerë 1 milionë lekë të vjetra, njëra në emër të -ish-bashkëshortes së Albertit, dhe tjetra në emër të një personi të panjohur, gjithashtu një dërgesë prej 120 mijë lekësh të vjetra, nga 34-vjeçarja në emër të këtij shtetasi, adresa e të cilit, si për ne edhe për Albertin, me shumë gjasë është vendi ku strehohen fëmijët e tij.

albert skura

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë