INVESTIGIME

"Ato të satom do marrësh"/ Vjehrri merr peng dhe dhunon nipin 7-vjeç, nuk e lejon nënën ta takojë

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2025, 22:10

"Ato të satom do marrësh"/ Vjehrri merr peng dhe dhunon

Një javë më parë, emisioni Piranjat solli historinë e një nëne të re, e cila prej 7 vitesh endej dyerve të institucioneve pasi nuk mund të merrte djalin e saj, të mbajtur peng nga gjyshërit, Hamit dhe Evladije Hoxha. Afërdita është 25 vjeçare nga Dibra. Ky konflikt absurd nisi pas një tragjedie që i mori jetën bashkëshortit të saj në vitin 2018, ngjarje që ndryshoi përgjithmonë jetën e Afërditës, asokohe 17 vjeçare dhe nënë e një foshnjeje 6-muajshe.

Pas vrasjes së burrit, ajo u përball me një kusht aspak normal, sidomos për një nënë kaq të re: ose të qëndronte në shtëpinë e burrit bashkë me djalin e saj, ose të mos merrte djalin dhe të largohej nga shtëpia. Përgjigja e nuses së re ishte “jo”, një refuzim që shkaktoi debate, gati përplasje fizike mes vjehrrit dhe babait të saj.

Në kushtet e refuzimit të vazhdueshëm, që rrezikonte raportin e nënës me të voglin, Afërdita vendosi të ndërmarrë hapat ligjorë për të vendosur një të drejtë të mohuar me dhunë.

Këto ecejake të Afërditës për shtatë vite me radhë duhej të kishin pasur një fund të lumtur pas vendimit të dy shkallëve të gjyqësorit, por refuzimi i dy të moshuarve për të dorëzuar fëmijën bëri që gjithçka të mbetej pezull. Për mbi 26 herë, dy të moshuarit jo vetëm kanë refuzuar t’ia kthejnë fëmijën, por e kanë penguar nënën të takohet me të, duke demonstruar arrogancë përballë institucioneve.

Gazetarët u munduan ta bindin Hamitin që të lejonte nënën të takohej me fëmijën. Premti ishte që Afërdita një ditë më pas do ta takonte djalin në lulishten e qytetit – një lajm i mirë për nënën. Por përveçse nuk e mbajti fjalën, duke i shtrënguar dorën gazetares, Hamiti kërkoi të ruajë privatësinë e nipit që mban peng – nga kush? Nga nëna e tij.

Ndërsa ai demonstron arrogancë ndaj kujtdo që ndërhyn, gazetarët vendosën të vinin institucionet në lëvizje për të bërë të mundur takimin e nënës me fëmijën, që në fakt do të duhej të ishte përgjegjësi e tyre pa ndërhyrjen e mediave.

Përmbaruesi Artan Sima tha se më parë duhet të flitej me shefin e krimeve të komisariatit Mat, i cili duket se nuk ka dëshirë të merret me raste “kaq të vogla” sa marrja peng e një fëmije. Pas komunikimit të gazetarëve me shefin e krimeve, ai nuk dha asnjë përgjigje dhe nuk tregoi vullnet për të zgjidhur situatën, pavarësisht se nëna ishte aty, vetëm gjysëm metri larg.

Sidoqoftë, fjalët e Piranjave përpara dyerve të komisariatit nuk ranë në vesh të shurdhër, pasi pak minuta më vonë Afërdita thirret në zyrat e komisariatit për të depozituar kallëzim – i disati ndaj ish-vjehrrit.

Orët kalojnë, dhe mbrëmja bie, ndërsa nëna bashkë me gazetarët presin planin e masave që do të ndërmerrnin forcat e policisë së Burrelit ndaj familjes Hoxha, që mbante peng nipin në kundërshtim me ligjin. Pak çaste më vonë, një furgon policie del nga komisariati dhe kthehet pas 30 minutash me gjysh Hamitin. Pavarësisht shoqërimit në polici, gjërat mbeten të pazgjidhura dhe nëna kaloi gjithë ditën në dyert e komisariatit pa mundur të takojë djalin e saj.

Më 31 korrik 2025, dita kur pritej ekzekutimi i radhës, përfaqësuesit e institucioneve u mblodhën në sallën e pallatit të kulturës, ku Afërdita do të takonte djalin pas 6 muajsh. Që në momentin e parë, fëmija shfaqi pasiguri, që më pas u shndërrua në refuzim ndaj nënës. Pranë tij qëndronte gjyshja, e cila nuk e lëshonte për asnjë çast. Kjo marrëdhënie e tensionuar ishte e pilotuar nga gjyshërit, të cilët kontrolluan edhe takimin disa-minutësh, duke minuar raportin e shenjtë nënë – fëmijë.

Ky raport nuk ka qenë gjithmonë i tillë; fotot e shumta tregojnë se dikur Afërdita e takonte djalin kur ish-vjehrri ia lejonte. Por takimi i shumëpritur nuk nisi siç pritej. Prezenca e Hamitit ishte e jashtëligjshme dhe ndikonte në gjendjen emocionale të fëmijës. Po ashtu, prania e avokates së familjes Hoxha nuk ishte e kuptueshme në një moment kaq të rëndësishëm.

Ndërsa nëna tenton t’i afrohet fëmijës, gjyshja e mban shtërnguar, pa i lënë hapësirë Afërditës për të komunikuar. Gjatë gjithë përballjes, ish-vjehrra tregohet indiferente ndaj nënës, por ruan në mënyrë obsesive nipin. Ajo ka ndikuar që fëmija të mos identifikohet siç duhet me nënën e tij biologjike, duke i folur për një nënë tjetër – nusja e djalit të madh të familjes – gjë që është evidentuar edhe nga raportet e psikologes:

“Palët e paditura nuk janë të vetëdijshme për rëndësinë e nënës biologjike në jetën e fëmijës. Nuk shikojnë problem as faktin që fëmija njeh dhe quan nënë nusen e xhaxhait.”

Në përpjekjet e shumta të psikologes për të afruar palët, bie në sy indiferenca e Romina Kurtit, përfaqësuese e shërbimit social në bashkinë e Matit. Ajo duket e rastësishme dhe pa lidhje me ngjarjen, edhe pse detyra e saj është të ndihmojë në krijimin e urave të komunikimit mes fëmijës dhe nënës. Minutat kalojnë pa asnjë rezultat. Nënë dhe fëmijë përpiqen të afrohen, por ish-vjehrri ndërhyn dhe salla kthehet në një arenë tensioni.

Kjo ndodh në prezencë të punonjësve të policisë dhe shërbimit social, të cilët nuk ndërhynë për të mbrojtur procesin ligjor. Gazetarët vëzhguan se kjo është fytyra e shtetit, që rri duarkryq përballë ulërimës së një nëne që kërkon djalin e saj.

Çfarë mund të thuhet për një person që urren ish-nusen pa arsye dhe i mohon fëmijën, edhe pse ka dy vendime gjyqësore që e urdhërojnë për ta kthyer tek nëna?

Madje duket se punonjësit e komisariatit të Matit vazhdojnë me paligjshmëri, duke minuar procesin për të cilin janë përgjegjës. Pavarësisht kërkesës së përmbaruesit për shoqërim në komisariat, policët bënë sikur zbatojnë urdhrin dhe pak minuta më vonë, Hamiti ishte rikthyer, duke ngritur dyshime për një bashkëpunim të fshehtë me drejtuesit e komisariatit./piranjat.news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë