INVESTIGIME

Bashkia e Devollit harxhon 180 milionë lekë për një ujësjellës që nuk 'ekziston'.

Piranjat Përditësimi i fundit 31 Mars 2023, 22:38
Bashkia e Devollit harxhon 180 milionë lekë për një

Janë shpenzuar rreth 180 milionë lekë në Devoll për ujësjellësin e Mirasit, por ujësjellësi nuk duket gjëkundi.

“Piranjat” kanë bërë një investigim për të treguar se si qëndron e vërteta dhe ku kanë përfunduar 180 mln lekët e destinuara për ujësjellësin.

Jemi kthyer edhe njëherë në bashkinë Devoll. Sepse mesa duket problemet ne qytetin juglindor nuk paskan fund. Kësaj radhe bëhet fjalë për ujësjellësin e fshatit Miras, një investim i bërë në bashkëpunim me shoqërinë Autovision Al. Por le t’i marrim gjërat në mënyrë kronologjike. Në 16.04.2019 bashkia Devoll, asokohe me kryetar Bledjon Nallbatin, lidh akt-marrëveshjen e financimit me shoqërinë “Autovision al”, me objekt “Ndërtimin e rrjetit të jashtëm për furnizimin e ujësjellësit të fshatit Miras nga burimi i valës së Sinicës.

Sipas kësaj akt-marrëveshje, shoqëria konçensionare, që po ndërtonte në territorin e Bashkisë Devoll HEC Qytezë, do të financonte materialet e ndërtimit dhe karburantin, prej 3612 litra naftë, që do të përdornin mjetet për ndërtimin e ujësjellësit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, shoqëria brenda 14 ditësh do të sillte mostrat e materialeve për miratim nga specialistët e Ujësjellësit dhe brenda një jave do të siguronte furnizimin, duke i dorëzuar materialet pranë Ujësjellës Kanalizime Devoll sha.

Ndërsa kompania zvarrit nisjen e punimeve, në qershor të 2019, kryetar i Bashkisë bëhet zoti Eduard Duro. Kryetar i ri, rregulla të reja. Për arsye të panjohura, për kontratën me kompaninë Autovision Al, nuk flitet më, ndërkohë që muajt kalojnë dhe bëhen vite. Për kontratën që do të kryente punimet e ujësjellësit të Mirasit, kujtohet më në fund Kontrolli i Lartë i Shtetit, raporti i të cilit konstaton se nga ana e shoqërisë nuk janë respektuar afatet e përcaktuara në marrëveshje për dorëzimin e materialeve, dhe nga të dhënat e magazinës së Ujësjellës-Kanalizime Devoll, në 25,04, 2019 janë dorëzuar mostrat e materialeve dhe në 06, 06, 2019, 2500 ml tuba ujësjellësi, kur në fakt në preventiv sasia shënon 5.020 ml tuba.

KLSH ka konstatuar gjithashtu se nga të dhënat e magazinës nuk ka sasi tjetër materiali të dorëzuar, pra akt-marrëveshja nuk është zbatuar e plotë.

Kanë kaluar katër vite dhe Ujësjellësi ende nuk ka përfunduar. Bashkia nuk ka folur asnjëherë për këtë çështje dhe natyrshëm as kompania, e cila kishte detyrimin për të kryer punimet. Këtu ka diçka që nuk shkon, por më mirë se askush, mund ta sqarojë kryetari i bashkisë, zoti Duro.

Le ta pyesim njëherë kryetarin se përse janë zvarritur punimet e ujësjellësit dhe cila është arsyeja që shoqeria Autovision Al, nuk e ka zbatuar këtë akt marrëveshje?

‘Piranja’ shkojnë tek bashkia dhe merr kryetarin në telefon i cili i thotë bëj kërkesë me shkrim dhe lëre aty.

Meqë nuk kryetari nuk donte të na takonte, vendosëm ta presim jashtë ambienteve të bashkisë.

Siç e patë edhe ju në VIDEO, kryetari nuk dha asnjë përgjigje. Sepse, siç e thotë edhe populli: Heshtja flet më shumë se fjalët.

A do t’i përgjigjet kryetari pyetjes, çfarë fundi pati investimi 180 milionë lekë?

 Sepse ujësjellësi ende nuk shihet gjëkundi.

Artikuj te sugjeruar

INVESTIGIME 17 Mars21:35

Zoopark apo burg kafshësh?

Shqipëria shpesh është vënë në qendër të vëmendjes nga mediat ndërkombëtare dhe nga organizatat ne mbro...

INVESTIGIME 20 Shkurt14:59

Poli-krizë apo poli-rimëkëmbje?

SHBA- Pas tre vitesh kaotike, investitorët kanë disa arsye për të qenë të kënaqur me ekonominë botërore. Në ...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë