INVESTIGIME

Brenda rrjetit të trafikut të emigrantëve me viza pune. Si funksionon skema

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Maj 2026, 09:32

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës, kush janë
Ikja masive e njerëzve nga të ashtuquajturat vendet e botës së tretë vitet e fundit është kthyer në një fenomen shumë të përhapur, i nxitur kryesisht nga luftërat, varfëria dhe pasiguria politike.

Më të lakmuara janë vendet e Bashkimit Europian, por, kufizimet ligjore kanë shtyrë një pjesë të emigrantëve të përdorin rrugë të paligjshme, duke u bërë shpesh viktima të rrjeteve të trafikimit të emigrantëve.

Në këtë kontekst, Shqipëria është shndërruar në një vend tranzit, ku emigrantët kalojnë për të arritur në vendet e Europës Perëndimore. Këtu hyjnë në lojë rrjetet e trafikantëve, të cilët përfitojnë nga dëshpërimi i emigrantëve, duke u kërkuar shuma të mëdha parash për kalime të paligjshme, shpesh në kushte të rrezikshme dhe ç’njerëzore.

Për të disatën herë, me ndihmën edhe të personave të infiltruar, “Piranjat” arritën të dokumentonin raste të tjera të trafikimit të emigrantëve nga vendet e Lindjes drejt Shqipërisë, përmes kontratave të punës me biznese të ndryshme dhe më pas ilegal drejt Europës.

Është data datë 18 shtator 2025. Në Aeroportin Nënë Tereza, me valixhe në duar e çanta shpine mbërrijnë 11 shtetas egjiptianë. Ata kanë udhëtuar nga Kajro për në Athinë, e më pas me destinacion të fundit Tiranën. Grupi ka me vete edhe një shoqërues.

Ai quhet Kristo Zguri, një 66-vjeçar nga Korça, i cili rezulton të ketë me 2 nipte të ndryshëm një aktivitet gjithëpërfshirës, duke nisur nga bujqësia, peshkimi, blegtoria dhe ndërtimi, ndaj nuk përjashtohet mundësia që këta 11 emigrantë mund t’i nevojiten si forcë punëtore.

Gjithmonë nëse vërtetë është ky qëllimi, sepse shpesh herë, mbërritja e emigrantëve në Shqipëri me letra pune është thjesht karremi, pasi vetëm disa prej tyre kanë qëllim të punësohen dhe integrohen në këtë vend. Pjesa tjetër, trafikohen për në shtetet europiane, kundrejt pagesave të majme që bëjnë tek trafikantët.

Gjatë bisedës që gazetari Freard Rista zhvilloi me 66-vjeçarin Kristo Zguri, ky i fundit u distancua nga aktiviteti i paligjshëm i trafikimit të emigrantëve, duke hedhur akuza mbi agjencitë e punësimit të cilat sipas tij dezinformojnë punëtorët dhe i gënjejnë për t’i çuar në Europë. Zguri pranoi se nuk kishte asnjë punëtor të huaj në aktivitetin e tij, pasi kur ata mbërritën në Tiranë, u arratisën sipas një plani të paramenduar.

“Agjencitë shqiptare, kanë agjenci jashtë në çdo shtet bashkëpunojnë njëri me tjetrin. Këta disinformojnë punëtorët që sjellin. U premtojnë që do vini, do kaloni në Europë, andej-këtej. Nuk jam i qartë mirë, më duket se u marrin para edhe ata andej edhe këta këtej dhe i gënjejnë për t’i çuar në Europë”, tha ai.

Sidoqoftë fenomeni i trafikimit të emigrantëve përmes territorit shqiptar, është kaq i përhapur saqë nuk e kemi aspak e vështirë të biem në gjurmët e grupeve të tjera që operojnë në vendin tonë. I infiltruari ynë takoi një vajzë nga India, e cila kishte mëbrritur në Tiranë me vizë turistike. Ajo fillimisht pranoi se kishte udhëtuar për qëllime turistike, por më pas e pranoi se kishte synim të largohej për në Europë.

“Kam 13 ditë këtu, kam ardhur me vizë turistike. Nuk kam asnjë shok apo shoqe, po qëndroj në hostel. Po shoh dhe për disa apartamente pasi shumë njerëz të tjerë janë duke ardhur. Nga India dhe Afrika. Shumë duan të ikin në Europë, shumë po ikin në Europë, edhe mua më pëlqen”, tha ajo.

Takimin e radhës, bashkëpunëtori ynë e bëri me një djalë të ri që është mashtruar me kontratë pune false.

“Jam nga Nigeria. Erdha me avion, për të luajtur futboll, më gënjyen. Pagova 600-700 euro. Dua të shkoj në Itali, Spanjë ose Francë, por duhen më shumë para. Këtu më solli menaxheri i një shokut tim, Nigerian është edhe ai. Ka kontakte me njerëz që bëjnë viza. Ka pasaportë shqiptare. Është martuar me shqiptare”, deklaron i riu, pa na treguar më shumë për personin trafikant.

Por i infiltruari ynë takon vetë shokun e tij.

“Aktualisht nuk punoj. Erdha me vizë D. më sollën për futboll, nuk e kam kontratën, por e pashë që ishte false. Më thanë që do luaja me klubin e futbollit Egnatia. Kam paguar 3000 euro. Chaos quhet personi që më solli”, tregon ai.

Për të parë e mësuar nëse ekziston vërtet një person me emrin Chaos, i cili sipas dëshmitarëve ka funksion menaxhimi në skuadrën e futbollit të Egnatias, udhëtuam drejt Rrogozhinës.

Aty takuam një futbollist të kësaj skuadre, i cili na tha se nuk ekzistonte asnjë menaxher futbolli me emrin Chaos. Në shumë nga këto kompani apo fabrika që punësojnë emigrantë nga vendet e lindjes, ka persona që qëndrojnë aty jo për të marrë rrugën mujore, por për të rekrutuar sa më shumë të rinj e të reja, me qëllim trafikimin jashtë Shqipërisë.

“Piranjat” u infiltruan edhe brenda një fabrike alumini në Tiranë, ku zbuloi një punëtor nga Bangladeshi që merrej me trafikimin e çdo personi që vinte në atë fabrikë për të punuar, duke i siguruar dokumente false, me qëllim dërgimin për në Europë. / Piranjat News

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë