INVESTIGIME

Hapi rrjete sociale dhe denigroi vajzën e re pas sherrit për fasule, i riu: Nuk e kam bërë unë, është dikush tjetër 

M.B. Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2024, 22:24

Hapi rrjete sociale dhe denigroi vajzën e re pas sherrit për fasule, i

BULQIZA- Jemi ngjitur deri në fshatin Ballenjë të Bulqizës, për të zgjidhur një sherr të pazakonte në të cilin janë përfshirë këta dy të rinj. Ajo,një zonjë 28 vjeçare nga Librazhdi, e martuar dhe nënë e dy fëmijëve dhe ai, Altini 30 vjeçar banor i zonës.  

Po çfarë armiqësie mund të kenë ata të dy, kur jetojnë 2 orë larg nga njëri tjetri dhe për më tepër nuk kanë patur asnjë histori në të shkuarën? Gjithçka ka nisur për një grusht fasule.

Pas kësaj zënke mes babait të saj 64 vjeçar dhe këtij të panjohuri që vjedh fasule, e lënduar  28 vjeçarja vendos t’i telefonojë këtij të fundit, me shpresën se do të arrijë të zgjidhë hallin që i ka rënë të atit. Ndaj vendos të shkojë e të marrë fasulet.

Fasulet u rikthyen brenda pak orësh në shtëpinë e të moshuarit, i cili jo vetëm që nuk humbi 75 mijë lekë, por edhe vuri nderin në vend, pas sherrit me një person që për nga mosha mund të ishte djali i tij.

Dukej se gjithçka do të mbyllej këtu, por Altini ndërkohë kishte nisur të mendonte hakmarrjen. E si mundej që një grua e re t’i shkonte në shtëpi dhe t’i merrte fasulet e grabitura me aq mund?

Altini mund të ishte ekspert në vjedhjen e fasuleve, por nuk kishte aspak eksperiencë në hapjen e profileve fallso, në të cilat vendoste numrin e tij personal, duke u bërë i zbulueshëm me një klik. Kështu, pasi mëson se kush fshihej pas kësaj adrese me emër të çuditshem, vajza e re vendos ta kontaktojë edhe njëherë.

Këmbëngulja e këtij individi që të hakmerrej për fasulet që nuk arriti të vidhte, është vërtetë impresionuese, por njëkohësisht me pasoja për 28 vjeçaren.

Për shkak të këtyre mesazheve dhe bisedave të dërguara në inboxin e bashkëshortit, marrëdhënia e çiftit të ri nisi të lëkundej dhe gjërat shkuan deri në ndërprerje të komunikimit.

Dhe që Altini të përgjigjet, i telefonojmë në numrin që gabimisht ka lënë të lidhur me Bishën, profilin denigrues që ka kontaktuar papushim me burrin 28 vjeçares.

Por nga telefonata deri tek takimi me të, na duhet të bëjmë edhe një sforco të fundit... dhe jo një shëtitje dosido. Sepse na duhet të udhëtojmë drejt fshatit Ballenjë të Martaneshit, pak më shumë se tre orë nga Tirana, nëpërmjet një rruge që se kishim imagjinuar.

Pasi kemi mbërritur, në vendin e takimit, përballë nesh shfaqet ai... Bisha i fasuleve, i cili menjëherë mohon të ketë lidhje me mesazhet denigruese dërguar burrit të 28 vjeçares.

Mos ndoshta padashje, Altini sapo na pranoi që ka folur me kunatën e vajzës? Edhe pse me thënë të drejtën këtë punën e numrit se kuptuam aspak.

Pra për një borxh të pretenduar prej 200 mijë lekësh të vjetra, Altini është kthyer në Bishë Facebook-u. Por ky pretendim mohohet menjëherë nga vajza.

Në një situatë aspak komode, Bisha mundohet të gjejë ngushëllim tek vendi i shenjtë në të cilin ndodhemi bashkë me të.

Ky 30 vjeçar me sa duket nuk di të shkruajë shqip, gjë që na e tha më herët edhe Besa. A mos vallë është dikush tjetër që i bën këto gjëra në bashkëpunim me të?

Por kjo nuk na ka mjaftuar, prandaj pas rreth një ore negociatash, më në fund ai bindet që të flasë.

Por në sekret të plotë... vetëm për vetëm

Por kemi lënë diçka pa thënë akoma, sepse përvec burrit dhe kunatës, ALtini ka guxuar ti shkruajë dhe djalit të kësaj zonje, vetëm 11 vjec.

Pasi na tregon neve se cfarë ka ndodhur dhe kush fshihet, të njejtën gjë vendos të bëjë dhe me të renë, por vetëm për vetëm me tëëëë….

Tashmë gjërat u bënë më të qarta. Profilin denigrues dhe mesazhet që çuan në prag të shkatërrimit familjen e Besës, duket se nuk paskan ardhur vetëm për 15 kilogram fasule, sepse edhe Mustafai, bashkëjetuesi i ri i ish - kunatës nuk paska qëndruar pasiv në këtë intrigë të tjerrë nga burrat.

Meqë ne na e mohoi që njeh Altinin, është vetë Altini ai që e telefonon. Dhe telefonata, Mustafait I duket lojë. Dhe kuur menduam se cdo gjë mbaroi marrim këtë telefonatë tjetër nga ky zotëri.

“Ku je? Të vi të të takoj?

Ku je të vi të të rrah njëherë”?

bulqiza

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë