INVESTIGIME

Kontrata fiktive apartamentesh dhe mashtrime mijëra euro me klientët, ndërtuesi problematik dhunë e ofendimeve ndaj Piranjave: I mashtroj se më do k***, ikni se do ju q* robt!

I.A Përditësimi i fundit 10 Maj 2024, 20:51
Kontrata fiktive apartamentesh dhe mashtrime mijëra euro me klientët,
Alfred Beqaraj

TIRANË- Në një kohë kur sektori i ndërtimeve ka marrë një hov të madh në kryeqytet, ka edhe nga ata ndërtues të cilët përmes skemave të ndryshme të mashtrimit, janë të fokusuar vetëm te vjelja e parave nga qytetarët, ndërsa këta të fundit pa problem mund të qendrojnë në mes të katër rrugëve.

Shembulli më konkret është sipërmarrësi Alfred Beqaraj, me funksion administrator i kompanisë së ndërtimit S&S Construction sh.pk., qëllimi i të cilit mesa duket është të gjejë blerës që ndoshta nuk janë mjaftueshëm të informuar sa i takon procedurave ligjore për blerjen e një apartamenti, apo dhe për personin që kanë përballë dhe kështu padashur bien në grackën e tij. Beqaraj, me një historik problematik në aktivitetin e tij të ndërtimit që prej vitit 2014 si debitor, ka vijuar të nënshkruajë kontrata porosie me blerës të ndryshëm, edhe pse ligjërisht nuk mund të shesë asnjë apartament, për arsye të bllokimit nga Drejtoria e Tatimeve dhe disa shoqëri përmbarimore të të gjitha aseteve dhe aksioneve që disponon.

Një nga viktimat e Alfredit është Fatimja, e cila në fund të muajit tetor 2019 nënshkroi një kontratë me këtë sipërmarrës, për blerjen e një apartamenti në zonën e Freskut, i cili sipas kontratës do të përfundonte për 12 muaj, por pa ditur që ai apartament nuk do të përfundonte edhe sot kur kanë kaluar 4 vite e gjysmë, për shkak të problemeve ligjore që z.Beqaraj ka si përfaqësues i kompanisë S&S Construction. Për apartamentin me vlerë 59 mijë euro, Fatimja ka paguar më shumë se 40 mijë euro, të faktuara me dokumente, por nuk ka marrë as çelësat e shtëpisë dhe as paratë e saj. Premtimet se një ditë do të futet në shtëpi me familjen, nisën në fund të vitit 2020 dhe vijojnë edhe sot nga Alfredi, ndërsa arsyen se pse ka ndodhur kjo vonesë, nuk ia ka dhënë kurrë.

“Gjatë kësaj kohe na ka mashtuar, na ka gënjyer, na ka thënë mbaron këtë vit, mbaron këtë muaj, këtë verë do hyni. E kemi marrë shumë here në telefon, i kemi shkruajtur shumë herë, por zotëria as nuk kthen përgjigje as nuk hap telefonin. Shumë herë na ka lanë në pritje sa herë i kemi shkuar te shtëpia dhe s’ka qenë present, na gënjente prapë po vi po vi, fikte telefonin, thoshte nuk jam në Tiranë, ndodhem në Greqi ndodhem në Romë më ka vdekur nëna më ka vdekur kunati, gjyshja i ka vdekur mbi 15 herë zotërisë.”, tha ajo.

Në kushtet kur Alfredi i shmangej çiftit të blerësve prej shumë vitesh, gazetari Freard Rista ndërmori misionin e “vështirë” për ta gjetur vetë ndërtuesin “fantazmë”. Ky i fundit sapo dëgjoi fjalën “Piranja” u transformua menjëherë duke nisur një lumë ofendimesh ndaj stafit, dhuna nuk mungoi. Pavarësisht përpjekjeve të gazetarit për të marrë përgjigje lidhur me rastin e zonjës Fatime, Alfredi ishte i fokusuar vetëm te përplasja fizike, si dhe të nxirrte në pah sjelljen dhe komunikimin e tij mjaft demokratik, i pasuar nga një repertor i pasur sharjesh vulgare.

I mërzitur nga takimi me “Piranjat”, ndërtuesi mori në këmbën rrugën e fshatit Arbanë, ndërsa ne pyesin: A është Fatimja e vetmja viktimë e tij?!

alfred beqaraj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë