INVESTIGIME

Kryetarja e Bashkisë Tiranë i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e institucionit që drejton! ‘Shpërthen’ para kamerave: Legena, maniakë…

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Qershor 2025, 20:59

Kryetarja e Bashkisë Tiranë i vë burrit në dispozicion

TIRANA- Drejtuesit e institucioneve tona, të cilëve iu vihen në dispozicion, automjete bashkë me shofer, e nganjëherë edhe me badigard, e kanë kthyer në normalitet shfrytëzimin e tyre për nevoja të familjes.

Në disa raste ne kemi denoncuar abuzimin që bëhet me makinat, karburantin dhe burimet njerëzore që paguhen nga taksat tona. Protagonistët e temave tona, janë drejtues të rangjeve të ndryshme, që nga ish ministrja e jashtme Olta Xhaçka e cila kishte vënë në dispozicion të nënës së saj notere një makinë të ministrisë, apo ish drejtorja e Illyrian gard e cila përcillte fëmijët për në shkollë me makinën e institucionit.

Raste të ngjashme ka patur me shumicë, kur drejtorë, kryetarë të bashkive apo edhe ministrat, e nisin ditën duke përcjellë fëmijët në kopësht apo në shkollë, në mos vetë, përmes shoqëruesve të tyre me rrogë shteti. Kjo tendencë e abuzimit me pushtetin kishte zënë rrënjë edhe në bashkinë e Tiranës, kur vetë kryetari Erjon Veliaj, çonte çdo ditë në kopësht djalin e tij.

Por ndoshta ky përdorim i aseteve shtetërore në dispozicion të fëmijëve, nuk përbën ndonjë çudi në këtë vend kur shkelja e ligjit bëhet çdo ditë hapur.

Problemi është se nganjëherë abuzimi kthehet në ves, dhe nuk mjafton aq sa thamë më sipër, por zullumi duhet të kapërcejë çdo nivel dhe ai mjeti që shteti të ka vënë në dispozicion, duket se i rri ngushtë familjes.

Prandaj duhet një tjetër mjet shtetëror, në dispozicion. Por tani le të bëhemi konkretë. Është e hënë data 2 Qershor 2025, dhe kjo autoveturë e bardhë me targë AB649LD, që po del nga një garazh në Kodrën e Diellit, është pronë e bashkisë Tiranë. Shoferi në timon quhet Ladimir Kapaj, edhe ai punonjës i këtij institucioni....

Ku qëndron problemi këtu? Për ta mësuar këtë na duhet të bëjmë 3 km deri në hyrjen e presidencës, kur nga mjeti zbret ky zotëri, i cili në realitet nuk ka aspak lidhje as me shoferin dhe as me makinën e bardhë nga e cila zbriti. Zotëria në fjalë quhet Bledi Cikopana, punonjës i kabinetit të presidentit të republikës.

Me sa duket bashkia e Tiranës, duke parë mungesën e mjeteve për stafin e presidencës, paska vendosur të kontribuojë, me autovetura elektrike dhe me shoferë në dispozicion të punonjësve të presidencës.

Në fakt jo. Sepse përtej ironiës, zoti Cikopana, është bashkëshorti i kryetares aktuale të Bashkisë së Tiranës, zonjës Anuela Ristani, Dhe kjo që sapo patë nuk është diçka që ndodhi vetëm një ditë. Mjeti në fjalë është tërësisht në dispozicion të familjes së zonjës kryetare.

Në garazhin në Kodrën e Diellit dita nis herët. Shoferit personal të zonjës Ristani i bashkohet edhe kolegu i tij, i cili ka një detyrë tepër të rëndësishme, të shoqërojë familjarët.

Dy vartësit presin rreth 15 minuta deri kur secili prej tyre niset në destinacionin e paracaktuar. Njëri me makinën ngjyrë gri me targë AB338OA në dispozicioon të zonjës Ristani që lëviz drejt një destinacioni te cilin do ta zbulojmë pak më vonë, dhe tjetri, që më përpara përcjell vajzën e saj në shkollë, dhe më pas kthehet dhe merr bashkëshortin... zotin Cikopana.

E gjitha kjo vajtje-ardhje e mjetit të bardhë, zgjat rreth një orë. Më pas makina parkohet tek bashkia në pritje të ndonjë pune të shpejtë për llogari të bashkisë... Por jo për shumë kohë, sepse dreka vjen dhe familjarët e kryetares duhen dërguar në shtëpi.

Është e martë data 3 Qershor 2025... Makina e bardhë niset nga Kodra e Diellit duke kryer me përpikmëri itinerarin e paracaktuar drejt presidëncës. Zoti Cikopana zbret nga makina dhe shkon drejt zyrës. Në të njëjtën kohë, shoferi i bashkisë që ai ka në dispozicion, largohet për të bërë ndonjë punë për të cilën paguhet nga taksat tona.

Tani le të kthehemi pak tek mjeti ngjyrë gri me të cilin lëviz kryetarja Ristani. Këtu nuk do të kishim diçka të pazakontë nëse çdo ditë në orën 8 të mëngjesit, qytëtarja e parë e Tiranës të shkonte në zyrën e saj, me makinën e vënë në dispozicion sipas protokollit. Në realitet itinerari është krejt i ndryshëm....

Sepse dita për zonjën Ristani nis jo në punë por në palestër. Fundja shëndeti mbi të gjitha. Punët në bashkinë e Tiranës po shkojnë aq mirë së fundmi, sa edhe mund të presin.

Ora shënon 9.10 minuta dhe kryetarja e bashkisë sapo ka dalë nga palestra. Tashmë me veshjen zyrtare, ajo drejtohet për në zyrë.... atje ku e presin hallet e qytetarëve.

Është dita e tretë e vëzhgimit tonë. Mjeti i bardhë është i saktë si një orë zvicerane. në të njëjtin vend merr bashkëshortin e kryetares, për ta çuar në punë...Thuajse në të njëjtën kohë mjeti ngjyrë gri i kryetares mbërrin përpara palestrës. Duket se zonja Ristani po ndjek një program shumë të ngjeshur me ushtrime.

Por le të kthehemi tek hyrja e presidencës atje ku makina e bardhë sapo ka mbërritur. Në përballjen me ne bashkëshorti i kryetares ka preferuar heshtjen, ndërkohë që mjeti i bardhë i drejtuar nga punonjësi i bashkisë Ladimir Kapaj, është larguar menjëherë.

Por ndoshta zonja kryetare mund të ketë mirësinë që të na sqarojë se pse një makinë e bashkisë së Tiranës vihet tërësish në dispozicion të burrit të saj, dhe pse ajo çdo ditë shkon me një orë vonesë në zyrë, pa ndonjë shkak që lidhet me punën që bën.

Në fakt për këtë na u desh të presim edhe një orë tjetër, deri sa ajo të dilte nga palestra. Ndërkohë zonja Ristani e humbet toruan duke folur gjëra që nuk kishin aspak lidhje me pyetjen e thjeshtë: Pse ka vendosur një makinë të bashkisë në dispozicion të burrit, i cili punon në Presidencë?!

Meqë pas daljes nga palestra zonja Ristani nuk na dha asnjë përgjigje, përkundrazi nisi një lumë fyerjesh, kërkuam të flasim edhe njëherë me të, kësaj radhe në dyert e bashkisë ku me sa duket të njoftuar më parë, e prisnin një skuadër e tërë policësh.

Por sërish pa eezultatin që prisnim! Në kulmin e zemërimit, zonja Ristani na akuzon se po përndjekim fëmijën e saj, ndërkohë që për hir të etikës kemi hequr çdo pamje që tregojnë përcjelljen në shkollë të vajzës së saj me makinën e bashkisë. Sidoqoftë ky është halli i saj dhe jo i yni.

Kur argumentet përplasen me mungesën e arsyes dhe të normave të edukatës, vazhdimi i këtij diskutimi me zonjën kryetare duket një mision tërësisht i pamundur.... Por sidoqoftë, shpresojmë që kjo që sapo patë, të shërbejë për dy gjëra.

E para që makina e bashkisë me targë xxxxxx, dhe shoferi i saj të rikthehen në punët e përditshme të këtij institucioni, pa u detyruar të vihen çdo ditë në shërbim të bashkëshortit të kryetares.

Dhe e dyta, që kjo e fundit, ta shtyjë orarin e palestrës për më darkë, dhe të rikthejë prioritetet që ka kryeqyteti.... sepse banorët e Tiranës nuk i kanë asnjë borxh kësaj zonje... përkundrazi...

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë