Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes në qendër të fshatit, pa dokumente dhe pa taksa Në mes të fshatit Suk 1 në Roskovec ndodhet një biznes furnizimi me gaz me pakicë, të cilin e disponon me dokumente z. Hamza Agaçi, vëllai i ish-nënkryetarit të Bashkisë Roskovec, z. Hysen Agaçi.
Ky i fundit është personi që e menaxhon dhe kujdeset që ky biznes të funksionojë ndryshe në letra dhe ndryshe në realitet, pasi në QKB biznesi rezulton për shitjen me pakicë të bombolave të gazit, ndërsa në praktikë funksionon për shpërndarjen dhe furnizimin me pakicë të gazit të lëngshëm. Për të operuar në tregtimin e lëndëve djegëse duhen një sërë dokumentesh dhe licencash përkatëse, të cilat z. Agaçi – kur u ballafaqua me gazetarin e emisionit “Piranjat”, Freard Rista – u shpreh i bindur se i dispononte, por në realitet gjërat ishin ndryshe.
Përgjigjen e parë e morëm nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, e cila më datë 10 shtator 2025 na informoi se biznesi në fjalë nuk e disponon lejen e duhur mjedisore për ushtrimin e aktivitetit të tregtimit të gazit të lëngshëm. Përgjigjen e dytë e morëm nga Bashkia e Roskovecit. Në shkresën zyrtare që mban datën 19 shtator, institucioni na bën me dije se subjekti në fjalë ushtronte aktivitetin pa licencën përkatëse për tregtimin e gazit të lëngshëm, madje nuk rezulton i regjistruar pranë zyrës së tatim-taksave si biznes aktiv.
Dhe këtë shkelje të rëndë ligjore, kryetarja Majlinda Bufi e justifikon me mosidentifikimin e subjektit nga inspektorët e tatim-taksave, si dhe nga inspektori i parandalimit në sektorin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi. Të mos dish biznesin e kryetarit të fshatit dhe të nënkryetarit të Bashkisë nuk duket shumë bindëse. Megjithatë, kryetarja Majlinda Bufi na bën me dije se pas evidentimit të rastit janë marrë masa për ndërprerjen e aktivitetit dhe vijimin e procedurave të mëtejshme.
Gjithashtu, kryetarja sqaron se ka vepruar “me dorë të hekurt”, duke marrë masa disiplinore ndaj punonjësve përkatës për neglizhencë dhe mospërmbushje të detyrës.
Megjithatë, disa pyetje një milionë dollarëshe ja vlen të bëhen: Në një vend aq të vogël, ku çdokush di çdo gjë, si ka mundësi që vetëm inspektorët nuk e dinë?
Apo mos ndoshta, miqësia e nënkryetarit me kryetaren ka qenë më e fortë se ajo kafja e inspektorëve?
Me gjithë këto zjarre që kapluan vendin tonë këtë vit dhe me gjithë këto biznese që po operojnë me miq e me kafe, duke iu shmangur detyrimeve ligjore, shpresojmë që kësaj here kryetarja Bufi ta ketë marrë seriozisht situatën./piranjat.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016
Jemi në Drizar të Mallakastrës, aty ku tre vëllezër, Halim, Zagor dhe Pëllumb Ferzaj kanë marrë përsipër t&e...
Ahmeti është një djalë nga Elbasani, i cili pas ndarjes me partneren, befas është gjendur në një situatë të ...
Evropa përjetoi këtë verë ditë të tëra ferri për shkak të flakëve që përfshinë shumë ven...
Situata që zbuluam në këtë familje është pak të quhet emergjente. Në bashkëpunim me autoritetet, Piranjat vendos&...
Mbjellja e pemëve është një investim i rëndësishëm për mjedisin dhe për cilësinë e jetës. Nisur ng...
Udhëtimet charter të kryeministrit Edi Rama janë bërë pjesë e debatit politik prej vitesh për shkak të një marr&eum...
Në zgjedhjet për Bashkinë e Tepelenës, në garë nuk është vetëm një kandidat politik — por një em&eu...
Nga larg, delta e lumit Ishëm në bregdetin shqiptar të Adriatikut mund të duket si një peizazh i egër dhe i paprekur. Por nj&eum...
Kur të dhënat flasin vetë, heshtja institucionale bëhet alarmuese. Dy tendera miliona-eurosh të shpallur nga Drejtoria e Tensionit t&...
Në një vend si i yni ku njerëzit përballen çdo ditë me vështirësi ekonomike, probleme sociale, stres, ankth e së...