INVESTIGIME

Masakra mjedisore me dherat dhe inertet në Tiranë! Dështuan apo bashkëpunuan me shkelësit e ligjit institucionet? PAMJET që tregojnë shkatërrimin e kryeqytetit

M.B. Përditësimi i fundit 25 Prill 2025, 22:06

Masakra mjedisore me dherat dhe inertet në Tiranë! Dështuan apo

TIRANA- Në vitin 2018, Bashkia e Tiranës do të detyronte të gjithë ndërtuesit që dherat që dalin nga gropat e pallateve të reja që do të ndërtohen, të depozitoheshin në inceneratorin inekzistent të Tiranës. Asokohe, administrohej nga koncensionari, Integradet Energy, me pronarët tashmë të shpallur në kërkim, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Marrëveshja me koncensionarin do të nëshkruhej nga Bashkia e Tiranës, ndërsa për zbatimin e saj do të angazhohej Policia Bashkiake, Drejtoria e Punëve Publike dhe Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit Tiranë. 

Sipas kësaj marrëveshje që asnjëherë nuk u bë transparente dhe madje në shkelje të ligjit nuk u kalua as në Këshillin Bashkiak, ndërtuesit ishin të detyruar të bënin marrëveshje me Landfillin e Sharrës, ose në të kundërt nuk do të pajiseshin me leje ndërtimi. Ajo që u mësua ishte se ndërtuesit do të detyroheshin ti paguanin inceneratorit inekzistent nga 5 euro deri në 10 euro metër kub, në varësi të klasifikimit të mbetjeve.Dhe për këtë Bashkia u kujdes që të vinte në dispozicion sruktërën e saj administrative dhe të bëntë të mundur që të gjitha paratë të shkonin tek Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Dhe jo pak, por kemi të bëjmë me një aferë që shkon deri 60 milionë euro. 

Por pasi skandali plasi dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do ta vendoste inceneratorin e Tiranës nën sekuestro për korrupsion gjërat ndryshuann. Administrimi i inceneratorit të Tiranës do të kalonte në duart e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, e cila do të gjente në arkën e inceneratorit të Tiranës vetëm 40 mijë euro. Por kjo është një çështje tjetër. Pyetja është se çfarë do bëhej me dherat e gropave të hapura cep më cep Tiranës me një bum ndërtimesh të panjohur më përpara?

Sepse pasi AAPSK-ja do të merrte në administrim inceneratorin e Tiranës, ndërtuesit që më herët ishin detyruar të depozitonin dherat në landfill do të detyroheshin të kërkonin forma të tjera... Aspak të ligjshme. Ose thënë më qartë, hidh ku të mundesh. Duke shkaktuar një masakër mjedisore që konsumohet çdo ditë e çdo natë përpara syve të qytetarëve.

Si në Zallher, shumë pak kilometra nga qendra e Tiranës, aty ku kullat dhe luksi nuk e fshehin dot masakrën mjedisore që po shkaktohet. Ditë dhe natë pa ndërprerje, dhjetëra kamionë të ngarkuar me inerte nga gropat e pallateve dhe komplekseve të reja që ndërtohen në Tiranë, depozitohen këtu. Në shkelje të plotë të ligjit dhe pa u penguar nga askush.

Për tu siguruar mbi vërtetësinë e sa thamë më sipër, na u desh një vëzhgim disa ditor, duke parë nga afër atë që po i shkaktohet mjedisit...Dherat dhe inertet sillen këtu me kamiona dhe depozitohen pranë një fushe, duke shkatërruar jo vetëm tokën bujqësore, por edhe shtratin e lumit i cili nuk është kursyer aspak nga kjo masakër... madje një pjesë e tij është shndërruar në përrua për shkak të ngushtimit nga dherat. Për të kuptuar ndryshimin, mjafton të shohim këto pamje të marra nga Google Earth pak vite më parë, të cilat dëshmojnë qartë se çfarë ka bërë dora e njeriut në kaq pak kohë

E nëse mendoni se kjo masakër mjedisore nis dhe mbyllet në Zallher, e keni gabim… sepse fatkeqësisht ka akoma….Në Tufinë, pak kilometra larg ´´bazës´´së parë, është krijuar një tjetër vendepozitimi ilegal ku mijëra metër kub inerte shkarkohen çdo ditë. (Harta që tregon vendin) Fare ngjitur me varrezat, dhjetëra kamionë  shkarkojnë të pashqetësuar nga askush dhe largohen qetësisht. 

Ndërkohë tek Muraga, një zonë pak km larg qendërs, në të cilën kamionët me dhera dhe inerte bëjnë një vajtje ardhje thuajse të pandërprerë. Nga pamjet shihet qartë sasia shumë e madhe e materialit të shkarkuar, edhe këtu në shkelje të ligjit. E njëjta situatë është dhe në Mëzes, një zonë që pas ndërtimit të Unazës së Re ka marrë një hov zhvillimi, me pallate dhe komplekse të reja, që pas fasadave të bukura, fshehin shëmtinë që ka shkaktuar dora e njeriut. Grumbuj të mëdha inertesh, që shtohen çdo ditëfare pranë komplekseve të banimit. Ndërsa aty gjejmë dhe efektivë të Policisë Bashkiake, të cilët në vend që të ishin në zbatim të ligjit, qëndronin të qetë përballë masakrës që ishte para syve të tyre.

Vijojmë më tej në Baldushk, ku inertet janë hedhur direkt në shtratin e lumit Erzen, duke devijuar rrjedhën normale të tij, por edhe duke shkaktuar edhe një dëm ekologjik për të gjithë zonën përreth. Ndërkohë situata nuk aspak më e mirë në Sharrë. Ndoshta edhe për shkak të distancës, atje shkarkohen dherat e nxjerra nga gropat e pallateve qeë pritet të ndërtohen në zonën pranë Digës së Liqenit Artificial. Që të jemi të qartë. Nuk bëhet fjalë për Landfillin e Sharrës, që ndodhet fare pranë, por për në shtratin e lumit dhe në tokën bujqësore.

Për disa netë, deri në orët e para të mëngjesit, kemi ndjekur kamionët që dalin nga shesh-ndërtimet e kullave të reja që po ndërtohen në këtë zonë. Itinerari është i përcaktuar, nga gropat e ndërtimeve drejt Sharrës, aty ku shkarkohen dhe nisen për të marrë ngarkesën e radhës. Një vajtje - ardhje e vazhdueshme në zemër të kryeqytetit, duke sfiduar ligjet e shtetit, ndërsa institucionet vendore duket qartë se kanë vendosur të mbyllin të dy sytë përballë kësaj masakre. Por nga vëzhgimi disa ditor që bëmë, kuptuam dicka. Kjo paligjshmëri po bëhet tepër e koordinuar mes të gjithë aktorëve të përfshirë. Pse e themi këtë?

Në çdo natë që me grupet tona të shpërndara në terren, ndoqëm kamionët e firmave të ndryshme, për çudinë tonë, të gjithë bashkoheshin në të njëjtën pikë të shkarkimit. Duke na dhënë idenë e qartë që ka një bashkëpunim të ngushtë mes tyre. Po autoritetet a janë në dijeni se çfarë bëhet me dherat dhe inertet që dalinm nga gropat e kullave të reja? Për këtë u nisëm të takojmë kryetaren e re në detyrë të Bashkisë së Tiranës, Anuela ristani, e cila nuk dha asnjë përgjigje, përveçse krijoi një kordon policësh bashkiake, për të na penguar neve që ti bëjmë asaj një pyetje shumë të thjeshtë: Ku shkojnë dherat? Por dhe ne nuk u dorëzuam, kështu tentuam sërish, por më kot, zonja Ristani e kishte ndarë mendjen për të mos thënë asnjë fjalë. Kështu që mesazhin tonë, ia përcollën me megafon, me shpresën se këtë herë na ka dëgjuar.

Ndërkohë që u drejtuam dhe tek Inspektoriati Kombëtar I mbrojtjes së Territorit, I cili është treguar I verbër përballë masakrës mjedisore që po I bëhet Tiranës. Giovanni Falcone keshillonte hetuesit e rinj: Ndiqni paratë.

Të njëjtën këshillë do t’i jepnim edhe ne organeve ligjzbatuese: Ndiqni kamionët. Gjithmonë nëse nuk jeni pjesë e marrëveshjes skandaloze që po shkatërron Tiranën.

tirana

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë