INVESTIGIME

Mijëra euro, tendera të dyshimtë dhe para të qytetarëve që shkojnë për tallava! Degradimi i Shtëpisë së Pushimit Durrës dhe abuzimi që nuk njeh limite

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2025, 21:26

Mijëra euro, tendera të dyshimtë dhe para të qytetarëve

Dekada më parë, Shtëpia e Pushimit në Durrës, e njohur ndryshe edhe si Konvaleshenca, ishte një rezidencë elitare që ofronte akomodim për forcat e Policisë së Shtetit. E ndodhur në bregdetin e Durrësit, në afërsi të Golemit, me një kompleks të përbërë nga godina hoteliere, restorant dhe hapësira plazhi, kjo strukturë shërbente për trajtimin e punonjësve të policisë si një formë shpërblimi për detyrën e vështirë që ata kryenin në mbrojtje të qytetarëve.

Themi shërbente, sepse sot Konvaleshenca ka një histori të gjatë degradimi dhe, në vend të një strukture për trajtimin e punonjësve të policisë, ka përfunduar duke funksionuar si një agjenci ahengjesh me tallava.

Me një vendim të vitit 2006, qeveria përcaktoi që Shtëpia e Pushimit Durrës, në varësi të Ministrisë së Brendshme, të organizohej si institucion buxhetor, por me të drejtë për të gjeneruar të ardhura nga aktiviteti i saj. Sipas këtij vendimi, shërbimi kryesor duhet t’u dedikohej punonjësve të policisë kundrejt një tarife të orientuar në kosto, ndërsa lejohej që disa shërbime të ofroheshin edhe për palë të treta.

Qëllimi ishte i qartë: sigurimi i të ardhurave dhe investimi i tyre në përmirësimin e ambienteve akomoduese. Por mjafton të shihen raportet financiare të Shtëpisë së Pushimit për të kuptuar se aty nuk është vënë dorë prej vitesh.

Kulmi i degradimit u arrit në vitin 2019, kur pas tërmeteve të shtatorit dhe nëntorit, godina thuajse u shemb plotësisht, duke i kushtuar jetën edhe pedagogut të Akademisë së Sigurisë, Bajram Hajdarmataj, i cili ndodhej brenda ndërtesës gjatë goditjes fatale të tërmetit të 26 nëntorit.

Sot, gjashtë vite pas tërmetit, asgjë nuk ka ndryshuar. Godina vijon të jetë e rrënuar dhe në degradim të vazhdueshëm. Aktualisht janë funksionale vetëm 15 dhoma, ndërsa të ardhurat nga aktiviteti janë ulur me 3.5 herë. Në vitin 2019, Konvaleshenca gjeneronte 566 mijë euro në vit, ndërsa në vitin 2024 janë arkëtuar gjithsej 160 mijë euro. Ministria e Brendshme e konsideron sukses një rritje prej vetëm 3 mijë eurosh, por nuk mban asnjë përgjegjësi për degradimin e strukturës.

Por përveç degradimit fizik, kjo shtëpi pushimi ka pësuar edhe një degradim institucional, duke u shndërruar nga një ambient për trajtimin e punonjësve të policisë në një mejhane me muzikë live.

Paketat që ofron Shtëpia e Pushimit reklamohen madje edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme, siç është ajo e “fundjavës pranverore”, ku përfshihen ushqimi, fjetja dhe parkimi.

Pyetja që lind natyrshëm është: kur Konvaleshenca gjeneron kaq pak të ardhura nga aktiviteti i saj dhe financohet pjesërisht nga buxheti i shtetit, a duhet që paratë e taksapaguesve të shkojnë për festa dhe muzikë live?

Tani të ndalemi te një pjesë shumë interesante: tenderat. Sepse këtu Konvaleshenca nuk të fal.

Në procedurën e hapur më 13 maj të këtij viti, kërkohet blerja e artikujve ushqimorë – peshk – me vlerë 40 mijë euro. Sipas dokumentacionit të tenderit, kërkohet blerja e 3 822 kilogramëve peshk, kryesisht të cilësisë së dytë dhe të tretë, për t’u përdorur në dy sezone verore.

Pyetja është: sa kushton një kilogram peshk në një tender kaq të fryrë?

Plot 10 mijë lekë të vjetra për kilogram, ndërkohë që në tregun me pakicë – dhe jo me shumicë, siç blihet në këtë rast – çmimi nuk kalon 8 mijë lekë.

Gara është fituar nga dy operatorë, MC Catering dhe 4S, me një ofertë sa 98% e fondit limit.

Por ky nuk është i vetmi tender i dyshimtë “alla-Konvaleshenca”. Në buletinin e datës 10 tetor 2022, Shtëpia e Pushimit Durrës hap një tender për blerjen e shezlloneve të plazhit me fond limit 19 500 euro, pikërisht në fund të sezonit veror.

Procedura është shpallur më 10 tetor, ndërsa afati për dorëzimin e ofertave ishte vetëm 3 ditë, deri më 13 tetor, në shkelje flagrante të ligjit të prokurimit publik. Afati për dorëzimin e mallit ishte vetëm 20 ditë, çka kufizonte ndjeshëm pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë dhe ngre dyshime serioze se tenderi ka qenë favorizues, për të mos thënë i paracaktuar.

Kjo praktikë e tenderëve të vegjël me çmime të fryra duket se ka qenë traditë ndër vite.

Në vitin 2018, Shtëpia e Pushimit Durrës shpenzoi 137 mijë euro për blerje artikujsh ushqimorë:

13 mijë euro për peshk

32 mijë euro për bulmet

7 mijë euro për bukë

14 mijë euro për fruta dhe perime

Të gjitha këto shpenzime për një strukturë që, me hotel, restorant, muzikë live dhe sezon plazhi, në vitin 2024 nuk arriti të gjenerojë më shumë se 160 mijë euro të ardhura. Pa llogaritur këtu kostot e personelit – megjithëse Konvaleshenca reklamon në faqen e saj se shërbimi kryhet nga “robotë”.

Por kjo është e keqja më e vogël në këtë institucion të izoluar mes pishave, i cili prej vitesh është kthyer në burim tenderash të fryrë dhe qendër rajonale të tallavasë, me para publike./piranjat.news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë