INVESTIGIME

Miliona euro shpenzime për ‘zbukurimin’ e ushtarëve/ ‘Çmendet’ Ministria e Mbrojtjes

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2024, 21:42

Miliona euro shpenzime për ‘zbukurimin’ e ushtarëve/

Dy vjet më parë Ministria e Mbrojtjes mori një nismë, e cila synoi të krijojë një paketë sociale për ushtarakët, duke ofruar një karrierë dinjitoze për ata që shërbejnë pranë Forcave të Armatosura. Trajtimet lidheshin jo vetëm me dietat ushqimore, paketën e strehimit dhe rritjen e pagave, por edhe me mbulimin e shërbimeve shëndetësore dhe dentare.

Vitin e shkuar Ministria e Mbrojtjes investoi në dy laboratorë, atë klinik- biokimik dhe bakterologjik për analizat e sëmundjeve të ndryshme dhe rikonstruksionin e kabinetit dentar. Për të gjitha këto u shpenzuan 110 mijë euro dhe 750 mijë të tjera për blerjen e pajisjeve për laboratorët, pra 860 mijë euro në total. Gjithë këto shpenzime, në një kohë që në Shqipëri ka spitale publike, që kanë laboratorë, e që po ashtu janë paguar me taksat e qytetarëve dhe blejnë çdo vit reagentë për analiza mjekësore.

Por sikur të mos mjaftonin këto, këtë vit do të shpenzohen plot 4.2 milion euro për të blerë kite dhe reagentë për të kryer analizat mjekësore, dhe një pjesë e fondit do të shkojë për të blerë materiale për kujdesin dentar të ushtarakëve. Shumë mund të thonin se nisma është mjaft e mirë për t’i shërbyer një personeli, i cili vë në rrezik jetën për të mbrojtur vendin, por e gjithë kjo politikë e trajtimit shëndetësor të ushtarakëve nxjerr zbuluar një tjetër legjendë që ka 10 vjet që flitet në Shqipëri: Shëndetësinë Falas.

Po nëse shëndetësia është falas, atëherë përse duhet të blihen sërish materiale për laboratorë, kite dhe reagentë për analiza dhe madje të paguajmë edhe për analizat rutinë,  të cilat mbulohen për moshën mbi 35 vjeç nga skema e kontrollit shëndetësor të Check up?! Një pjesë e mirë e ushtarakëve e plotësojnë kriterin e moshës mbi 35 vjeç, çka automatikisht ata do të përfitonin 42 teste, ku kryesoret janë analizat biokimike, gjaku, urina dhe gjaku okult, shërbime që i ofron një kompani koncesionare, e cila paguhet nga shteti shqiptar 18.3 euro për një analizë. Nëse paketa mjekësore e analizave të koncesionit të Check-up i kushton shtetit shqiptar 18.3 euro për person, për analizat e ushtarëve që do të kenë nevojë për to, shkon 231 euro, afërsisht 12 herë më shumë.

Por nuk mbaron këtu. Ushtarakët do të përfitojnë edhe shërbime nga klinika dentare. Pasi investoi në rikonstruksionin e kabintetit dentar, i cili gjithashtu do të ofrojë shërbimin e mirëmbajtjes së dhëmbëve falas, Ministria e Mbrojtjes shpalli tenderin për të blerë materiale dentare, me një fond limit me vlerë 446 mijë euro.

Fituese u përzgjodh Moto Mania, që dha ofertën më të ulët, 183 mijë euro.

Kompania është themeluar në vitin 2013 dhe si objekt të saj ka patur “tregtim mjetesh transporti”, por disa vite më vonë Moto Mania vendosi të shtojë në aktvitetitn e saj edhe tregtimin e materialeve dhe paisjeve dentare, duke fituar kështu disa procedura për furnizimin me medikamente në spitalet rajonale.

Një truk i mirë, që kompania të tregojë kapacitet financiar, kusht që vendoset në procedurat e prokurimit.  Për këtë ka bashkuar në të njëjtin nipt me aktivitetin për shitjen e makinave dhe bicikletave, edhe atë të shërbimeve dentare. Epo në fund të fundit, qëllimi u arrit. Një firmë me bilanc modest në veprimtarinë e furnizimit me materiale dentare, arriti të fitojë kontratën për të suportuar me medikamente të fushës së stomatologjisë të gjithë ushtrinë për plot dy vjet.

Lidhur me këto shpenzime të paarsyeshme, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nuk dha asnjë përgjigje.

Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të shpresojmë që tenderi të bëhet vërtet për të mbështetur ushtarakët dhe jo për të djegur fondet me kompani, që ose nuk kanë eksperiencë ose kanë përvojë modeste.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë