INVESTIGIME

Miliona euro të hedhura dëm, institucionet shqiptare nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për impiantin e ujërave të zeza të Tiranës

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2024, 21:42

Miliona euro të hedhura dëm, institucionet shqiptare nuk mbajnë

TIRANË- Tirana është kryeqyteti i vetëm në Evropë ku ujërat e zeza derdhen në mes të tij, në lumin e Lanës. Kjo situatë është shqetësuese çdo ditë për banorët, të cilët do të duhet të durojnë erën e pakëndshme kur ecin përbri lumit që përshkon pjesën më të madhe të kryeqytetit. Megjithatë bezdia që krijon aroma e keqe është një problem dytësor, nëse do të peshonim rrezikun që ujërat e zeza shfaqin për shëndetin e popullatës dhe përhapjen e sëmundjeve infektive. Por deri më sot institucionet shqiptare nuk janë kujdesur aspak për këtë pjesë dhe ujërat e zeza vazhdojnë të derdhen në mes të Tiranës.

Për të ndryshuar këtë gjendje skandaloze, e cila zgjat prej disa dekadash, atë që nuk e bënë autoritetet tona do ta bënte qeveria japoneze, e cila që prej vitit 2008 ofroi të jepte ndihmë përmes një kredie të butë për të trajtuar fillimisht ujërat e zeza përpara se të derdhen në lumin e Lanës.  Ky projekt do t’ju shërbente 350 mijë banorëve të kryeqytetit, numër i cili sot është dyfishuar. Derisa marrëveshja mes shtetit shqiptar dhe atij japonez u ratifikua dhe pasi kaluan disa vite me procedura tenderimi, në 2014-n nisën punimet për ndërtimin e impiantit. Fituese u përzgjodh bashkimi i kompanisë japoneze “Kubota Corporation” dhe asaj italiane “Costruzioni Dondi” për një vlerë kontrate 81 milion euro.

Nëse çdo gjë do të kishte ecur siç duhet, dy vite më vonë, impianti do të kishte përfunduar dhe Lana do të ishte një lumë i pastër. Por kompanitë nisën të kenë vonesa me zbatimin e projektit, për shkak se procesi i shpronësimeve të tokës ishte i ngadaltë, detyrë që në kontratë e në ligj e kanë autoritetet publike. “Dondi & Kubota” kërkuan shtyrje të afatit të punimeve me një vit, kërkesa u pranua nga ministri i asaj kohe, Edmond Haxhinasto, dhe pas një kërkese të dytë për më shumë kohë, u refuzua nga ministri që pasoi drejtimin e infrastrukturës, Damian Gjinkuri.

Madje ai shkoi më tej duke ndërprerë kontratën me firmat “Dondi & Kubota”, duke marrë si shkak zvarritjen e punimeve, gjetje që dolën pas një auditi të brendshëm në ministri dhe nga ku u kallzuan penalisht tre ish-zyrtarë nga radhët e LSI-së për shpërdorim detyre, ish-drejtori i Agjenicsë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe dy ish-koordinatorë. Por në datë 27.06.2018 prokuroria e Tiranës kërkoi pushim të procedimit penal, pa autor. Dhe në fakt jo më kot, sepse problemi nuk qëndronte tek paraardhësit e Ministrisë së Infrastrukturës, por tek ata që vendosën të ndërprisnin kontratën me dy firmat e huaja. 

Në një auditim që ushtroi Kontrolli i Lartë i Shtetit në tetor të vitit 2019, në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve u konstatua se bashkimi i operatorëve “Dondi & Kubota” kishin realizuar 70% të punimeve me vlerë 56 milionë euro deri në momentin e ndërprerjes së kontratës për projektin “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve të Tiranës së Madhe”. Dy ishin gjetjet kryesore të KLSH-së: institucionet shqiptare prishën kontratën pa marrë më parë miratimin e financuesit, agjencisë JICA, siç ishte nënshkruar në marrëveshje, dhe nuk ishin marrë parasysh sugjerimet e Këshillit të Mosmarrëveshjeve, i cili argumentonte se vonesat në ecurinë e projektit kishin si shkak problematikat me shpronësimet, likujdimin e tvsh, dhe miratimin e ngadaltë të lejeve për punimet. 

Por përveçse punimet mbetën në mes, dy kompanitë i janë drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Dhomën e Londrës dhe kërkojnë 90 milion euro dëmshpërblim nga shteti shqiptar. Dhe për të mos shkuar deri në këtë pikë, Kontrolli i Lartë i Shtetit iu kërkoi institucioneve shqiptare që të bëjnë të pamundurën për të gjetur gjuhën e bashkëpunimit dhe të rilidhin kontratën me qëllim që të ndalohet procesi gjyqësor në arbitrazh.

Por asnjë nga këto rekomandime nuk është marrë parasysh dhe askush nuk di të thotë me ekzaktësi se çfarë do të bëhet me impiantin për trajtimin e ujërave të zeza. Kanë kaluar 6 vjet që nga koha kur kontrata është ndërprerë dhe kantieri është i mbyllur. E vetmja përgjigje që autoritetet japin, është ndërprerja e punimeve për shkak të prishjes së kontratës dhe se janë marrë gjithë masat e nevojshme për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e veprave të ndërtuara me qëllim konservimin e tyre. 

Por në fakt realiteti është tërësisht ndryshe, sepse impianti i trajtimit të ujërave të zeza është lënë në mëshirë të fatit. Këtë gjë e pohuan për “Piranjat” edhe rojet që punojnë çdo ditë aty, të cilët u shprehën se impianti tashmë është amortizuar. Të njëjtën gjë shkruante në raportin e 2019-s edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ndërkohë, në vitin 2023 me vendimin nr. 760 të Këshillit të Ministrave u bënë efektive fondet që kishin mbetur të padisbursuara nga linja e financimit dhe që përbëjnë rreth 23% të vlerës së kredisë. 

Kjo do të thotë se tashmë ka kaluar në llogari të shtetit shqiptar ajo pjesë e kredisë që nuk është shfrytëzuar ende për realzimin e projektit. Kështu, logjikisht duhej të ishte kontraktuar një kompani e re për të rinisur punimet, por deri më tani askush nuk e ka vënë ujin në zjarr.  Madje, edhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime, Klevis Jahaj, që është përgjegjës për ndjekjen e këtij projekti, iu shmang “Piranjave” në çdo moment dhe nuk dha asnjë koment se çfarë do të ndodhë me impiantin e trajtimit të ujërave të zeza.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë