INVESTIGIME

Monologje- profesionet e lira

M.B. Përditësimi i fundit 24 Maj 2024, 21:01

Monologje- profesionet e lira

TIRANA- Monologu 1

Unë jam ERALDO, 

Në vendin tim sot duhet të ishte dikush tjetër, por ai ka zgjedhur të mos flasë. Po i bëhet një padrejtësi, por mendon të qëndrojë në hije. Por padrejtësia ndonjëherë nis nga vetja jonë. A mund të qëndrojmë të heshtur ne si shoqëri kur shohim se si shkelemi përditë? Kur dëgjojmë për mikun tonë, të afërmin apo komshiun? Shumica prej nesh ka zgjedhur të mos flasë as për veten. Ndaj për arkitektin që na ka nisur një ankesë po flas unë.

Ofroj shërbime profesionale. Vitin e shkuar arrita që të nga puna ime të siguroj 18 mijë euro, 2 mijë ishin shpenzime dhe fitova 16 mijë. Paga mujore që arrita të siguroj për veten ishte 1330 euro. Shteti mendon se unë fitoj shumë, ndaj ka vendosur që këtë vit të më tatojë dhe të mbajë çdo muaj 200 euro taksë. Megjithëse çmimet janë rritur, shpenzimet mujore po e po, paga ime tashmë do të jetë 1130 euro.

Sigurisht nëse jam me fat që të mbaj klientët. Punoj çdo ditë 10 orë dhe ndonjëherë dhe fundjavave. Askush nuk do t’ia dijë nëse sëmurem, sepse nëse nuk punoj, nuk paguaj dot as shpenzimet e mjekimit. Sot po më bëhet një padrejtësi. Edhe nëse do të isha i punësuar, taksa do të ishte 134 euro në muaj dhe jo 200. Pushimet vjetore për një muaj do të ishin të paguara dhe po ashtu dhe ditët e festive zyrtare. Tashmë më duhet të largohem, të vrapoj për të gjetur klientë që të arrij të mbijetoj.

Monologu 2

Unë jam … KAMILA

Këtu sot duhet të ishte një avokate, por e ka të vështirë të flasë. Historinë e saj do e tregoj unë. Një vit më parë nuk paguaja taksa, një lehtësi fiskale që erdhi me politikën për mbështetjen e biznesit pas pandemisë. Na ndihmoi por nuk na pasuroi. Çmimet u rritën shumë në vitin 2022 dhe një vit më parë. Por ia dola. Me shumë punë, por besoj se ia dola.

Nuk paguaja tatim mbi fitimin, por sigurimet shoqërore çdo muaj nuk janë pak, as taksat vendore të bashkisë apo tarifa të tjera. Sot më kërkohet të paguaj çdo muaj 310 euro tatim fitim. Të ardhurat që realizova vjet ishin 29 mijë euro. 4200 euro ishin shpenzime për qiranë, taksat, letrat, ujin, dritat. Fitova 24 mijë e 800 euro ose 2060 euro në muaj.

Nuk e kuptoj ku është qëllimi i kësaj takse. Unë nuk e di sa do të fitoj këtë vit? Tatimet më kanë dërguar shkresë dhe më kërkojnë të paguaj 310 euro në muaj, kur në shkurt për shembull unë nuk kam patur fare punë! Cili është kuptimi të paguaj 3700 euro taksë në vit kur na u premtua taksa 0? Kur përpara taksës 0, tatimi ishte 10%, e më pas 5%? Përse rritet taksa kaq shumë, 15 % për disa dhe 23% për të tjerë? Paguaja më pak 10 vite më parë… Të gjitha këto kosto unë i kam përfshirë te çmimet. Nuk kam çfarë të bëj tjetër sepse nuk ia dal dot ndryshe. Shpresoj të mos mbyll aktivitetin dhe të shkoj të punoj në zyrat e mëdha që kanë sot shumicën e tregut.

Monologu 3

Unë jam JONIDA…

Po flas për një inxhinier softëeri. Punoj remote nga shtëpia, sepse klientët e mi nuk janë këtu. Mua ky vend nuk më ka dhënë ndonjë gjë, përkundrazi vetëm kam dhënë dhe kam sjellë. Në vend që të rrija në shtëpi dhe të merrja ndihmë nga shteti, punoj me klientë të huaj. Për vite me radhë në Shqipëri nuk kam gjetur punë. Isha kamarier në jug në muaj e verës, nuk më jepnin sigurimet shoqërore dhe as asistenca nuk më dilte.

Sot jam mirë. Faturoj në vit 60 mijë euro, por dhe shpenzimet i kam patur të larta. Kompjuter, energji elektrike, pajisje të shumta që nuk i kam deklaruar si fatura sepse ekonomisti më tha se tatimi është zero dhe nuk bën ndryhshim nëse i dërgoj faturat e shpenzimeve. Shoh që më ka ardhur një vlerësim nga drejtoria e Tatimeve për të paguar tatim fitimi 687 euro në muaj dhe më janë llogaritur vetëm shpenzimet e sigurimeve, tarifave dhe energjisë. Unë këtë vit kam blerë pajisje të reja, nuk më ka pyetur dhe as i ka llogaritur kush…

Një vit më parë fitoja 55 mijë euro në vit, 5 mijë ishin shpenzime. Taksohesha 0. Sot më kërkojnë 8250 euro taksë. Kjo është rroga e dy muajve. Dy muaj unë duhet të punoj për shtetin. Përse unë duhet të tatohem kaq, kur një biznes tjetër që shet dhe nuk punon nuk tatohet fare? Përse nuk venë një taksë të njëjtë dhe të përballueshme për të gjithë? Unë po sjell para në Shqipëri, po i shpenzoj në Shqipëri dhe kërkojnë të më largojnë?

Po shoh mundësinë që të hap biznesin në Kosovë ose diku tjetër. Në Kosovë tatimi është 9%, këtu 15% dhe po të siguroj më shumë të ardhura bëhet 23%! Dhe përse nuk më llogaritin shpenzimet e këtij viti, përse marrin si referim xhiron e vitit të shkuar dhe thonë se do t’i kthejnë vitin që vjen? Çfarë po bën shteti po më merr mua para borxh pa interes? Njoftimi më ka ardhur tani vonë, dhe brenda qershorit duhet të derdh 4 këste, ose 2748 euro. Nuk po më lenë rrugë tjetër, por të largoj biznesin tim që këtu… 

monologu

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë