10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...

Jemi në Paskuqan, aty ku vitet e fundit pallate e komplekse banimi kanë nisur të ndërtohen e shtohen çdo vit, duke mbirë ashtu si kërpudhat pas shiut — ndonjëherë pa asnjë plan urbanistik, e në raste të tjera duke rrezikuar pallatet ngjitur. Si në rastin që do të trajtojmë, ku një pallat që ka nisur të ndërtohet nga kompania “2N” sh.p.k., rrezikon pallatin ngjitur, pasi gropa e hapur nga kompania për ndërtimin e tij është ngjitur dhe madje ka nxjerrë në pah themelet e pallatit ekzistues.
Kjo ka shtuar frikën te banorët, të cilët i janë drejtuar disa herë institucioneve për të gjetur zgjidhje, por siç shprehen ata, kanë gjetur derën e mbyllur. Ndërkohë, makineritë e rënda që kalojnë kanë shkaktuar shqetësim te banorët për sigurinë e tyre, ndërsa shprehen se sa herë ka gërmime te gropa që po hapet, lëkundjet ndihen edhe në shtëpitë e tyre.
Pronari i kompanisë “2N” sh.p.k., zoti Namik Shahini, shprehet se ka marrë leje nga Bashkia Kamëz për objektin që po ndërton, ndërsa shton se nuk po rrezikon jetën e askujt — pavarësisht se refuzon të thotë se si ka mundësi që gropa e pallatit të tij ka nxjerrë në pah themelet e pallatit tjetër, i cili banohet nga dhjetëra familje.
Ndërsa Oficeri i Policisë Gjyqësore, Dritan Kolndreu, i cili ka marrë edhe denoncimin e banorëve në Komisariatin e Policisë Kamëz, na tha në një telefonatë se ishte në mbledhje dhe do të na telefononte sapo të mbaronte, por nuk mori më — duke i bërë bisht detyrës për të cilën paguhet.
Ndërkohë, kompania “2N”, mesa duket, është një nga kompanitë e preferuara të Bashkisë Kamëz dhe kryebashkiakut Rakip Suli, pasi nga një vëzhgim shihet se ka përfituar disa tenderë për punë publike në këtë bashki. Prandaj u nisëm të pyesim zotin Suli për shqetësimin e banorëve, por në vend që të merrnim përgjigje, u përballëm me një sjellje arrogante, tallëse dhe qesharake, që nuk i shkonte aspak për shtat detyrës që mban zoti Suli si qytetari i parë i Kamzës.
Në fund, përveç mallkimeve që na uroi, nuk pranoi të flasë për problemin që kanë banorët që e kanë zgjedhur — dhe që nesër, me shumë mundësi, do të shkojë sërish t’u kërkojë votën. /Piranjat/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Pas disa ditësh investigime të thelluara, “Piranjat”, në bashkëpunim me Policinë e Fierit, kapën në mes të...
"Unë besoj se skuadrat finaliste të këtij konkursi do të na vënë në pozitë të vështirë për të...
Disa ditë pas investigimit të emisionit “Piranjat” për pikën e paligjshme të gazit, në fshatin Suk 1 në Roskove...
“Piranjat” vazhdojnë misionin për të luftuar krimin, korrupsionin, padrejtësitë dhe imoralitetin në Shqipëri. ...
Ahmeti është një djalë nga Elbasani, i cili pas ndarjes me partneren, befas është gjendur në një situatë të ...
Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes në qendër të fshatit, pa dokumente dhe pa taksa Në mes të fshatit Suk 1 në Ros...
Evropa përjetoi këtë verë ditë të tëra ferri për shkak të flakëve që përfshinë shumë ven...
Mbjellja e pemëve është një investim i rëndësishëm për mjedisin dhe për cilësinë e jetës. Nisur ng...
Jemi në Drizar të Mallakastrës, aty ku tre vëllezër, Halim, Zagor dhe Pëllumb Ferzaj kanë marrë përsipër t&e...
Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes në qendër të fshatit, pa dokumente dhe pa taksa Në mes të fshatit Suk 1 në Ros...