INVESTIGIME

Parku i Liqenit të Tiranës, qokë fushate për Noizyn/ Firmëtarja hesht, xhandarët e Bashkisë “mundje“ me gazetarin

e. d Përditësimi i fundit 23 Maj 2025, 20:56

Parku i Liqenit të Tiranës, qokë fushate për Noizyn/

TIRANË- Më datë 30 prill 2025, disa ditë para zgjedhjeve elektorale, Sekretarja e Përgjithshme e Drejtorisë Juridike të Aseteve dhe Licensimit në Bashkinë e Tiranës, Jonida Halili, firmosi nën kamoflimin e ligjit “për shfrytëzimin e hapësirës publike“ lejen për dhënien e rreth 43.000 m2 në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës. Sheshimi i hapësirës, gërmimi duke hequr barin, shkurret dhe pemët, janë në fokus të punës që ka nisur prej disa ditësh në park, dhe kjo masakër mjedisore në mes të mushkërisë së vetme të mbetur në Tiranë, po bëhet, sepse më datë 31 maj, Noizy do të organizojë një koncert me DJ të huaj, ku do të marrin pjesë mijëra fansa të muzikës elektronike. E gjithë kjo masakër mjedisore po bëhet në kurriz të qytetarëve të Tiranës, vetëm për t’i bërë qokën Rigels Rajkut, të cilit mesa duket nuk i mjaftojnë sheshet e mëdha që ka kryeqyteti, por i pëlqen natyra, pavarësisht dëmit që do t’i shkaktohet, duke përsëritur historinë njëlloj me të famshmin Sunny Hill të Dukagjin Lipës, babait të Dua Lipës, i cili u prit si një hero kombëtar nga kryetari i atëhershëm i bashkisë Erjon Veliaj, i cili sot është burgosur me urdhër të SPAK.

Nëse bëhet një vëzhgim i thjeshtë në google earth, në përditësimin e datës 9 prill 2022, zona për të cilën po flasim ka qenë tërësisht e pyllëzuar, por në përditësimin e datës 21 tetor 2022, dy muaj pas koncertit të Dua Lipës, vihet re se zona e ka humbur ngjyrën e gjelbërt. Në përditësimin e datës 7 tetor 2023, vihet re një ndryshim i vogël në kthimin e zonës në situatë fillestare, po ashtu dhe në muajin prill 2024, ndërsa sot, jemi në kushtet kur edhe ato pemë të mbjella pas koncertit të Dua Lipës me taskat e qytetarëve të Tiranës, janë shkulur për t’i lënë vend çakullit dhe zhavorrit, eskavatorëve, kamionëve, rrulave. Aktualisht zona e gjelbëruar në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës, është kthyer në shesh-punim për mjetet e rënda, e mbushur me materiale ndërtimi për të bërë gati terrenin për montimin e skelave, e gërryer anës saj, duke dëmtuar florën dhe faunën përreth.

“Dëmi është evident. Në një hapësirë kaq të madhe, llogaritet ekuivalente me 100 mijë banorë në Tiranë që privohen nga hapësira e gjelbër. Nuk duhet të ndodhte kjo gjë, të prishej kjo hapësirë. Ky park duhej të ruhej në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë nuk e shoh të mundshme të kthehet në gjendjen fillestare. Po të angazhohen prapë rruspak e fadromat, të heqin gjithë këtë shtresë, toka mund të vitalizohet për 1 vit, por nëse mbetet kështu do shumë vite të tjera të kthehet siç ishte”, shprehet ambientalisti Lavdosh Feruni, për të cilin, përgatitja e këtij terreni, mund të ketë të tjera prapaskena.

“Unë shoh që ky shtrim që është bërë këtu është me qëllim afatgjatë ndoshta për ta kthyer këtë territor në një territor të pjesës urbane dhe të përjashtohet nga pjesa e Parkut të Liqenit. Ndoshta dikush ka menduar diçka, ndonjë investitor strategjik të bëjë diçka këtu. Le ta bëjnë koncertin, ka sheshe plot Tirana për koncerte të tilla pa prishur parkun”, thotë ai.

Ndërhyrja me mjete të rënda në mes të Parkut të Liqenit, kanë shqetësuar jo pak edhe qytetarët e Tiranës, shumë prej të cilëve e shfrytëzojnë këtë hapësirë për qetësi dhe ajër të pastër.

“Uaaaa e tmerrshme! S’më pëlqen. Nuk ka pse të ndërhyhet te natyra për të bërë këtë gjë. Shkatërrim domethënë. 100% e padrejtë. Kjo është lulishte, është park, gjelbërim. S’e kuptoj pse është nevoja për një koncert të prishësh komplet gjelbërimin. Si nuk u rregullua ky vend apapapa. Shumë keq është. Popullësi e madhe, gjithandej beton. Këtu u mbollën disa pemë tani janë shkulur prapë. Unë s’jam dakord për asnjë pëllëmbë zhavorr këtu. Duhet të reflektojnë ata të tjerët që marrin këto vendime”.

Dhe meqë jemi te reflektimi dhe personat që marrin vendime, “Piranjat” kërkuan informacion pranë Bashkisë Tiranë, për statusin aktiv të Parkut të Liqenit, kufijtë e tij, ligjshmërinë e ndërhyrjeve dhe ndërtimeve në këtë park, mundësinë e ndotjes nga prania e mijëra personave që do të marrin pjesë në koncert dhe dëmin e mundshëm që mund të shkaktohet. Gjithashtu me një shkresë të dytë u interesuan për një studim të mundshëm me ekspertë dhe ambientalistë, dëmet apo rikuperimet, investimet, kontraktorët, përfitimet, por siç ndodh thuajse gjithmonë me Bashkinë e Tiranës dhe drejtoritë në varësi, nuk dhanë asnjë përgjigje.

Ndaj për të mësuar më shumë se pse është dhënë një leje e tillë për qokë, me pasojë shkatërrimin e mjedisit dhe pa bërë asnjë konsultim me qytetarët apo ekspertët, “Piranjat” vendosën të pyesin vetë firmëtaren, por ajo heshti, ndërsa roja i zellshëm i Bashkisë bëri detyrën dhe znj.Halili u largua pa dhënë asnjë shpjegim. Gazetari i “Piranjave” Freard Rista pati një komunikim të dytë me znj.Jonida Halili, por ajo sërish heshti, ndërsa kësaj here xhandarët nisën të praktikonin mundje greko-romake me gazetarin./PIRANJAT

Artikuj te sugjeruar

e. d INVESTIGIME 10 Maj23:00

Dy kryebashkiakë dhe malet me plehra

Në javët e fundit emisioni “Piranjat” ka treguar se si Bashkia e Shijakut, në mungesë të një kontrate me Landfillin ...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë