INVESTIGIME

Kroçera mbetet në det të hapur – porti i Vlorës është kthyer në kantier kullash

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Shtator 2025, 12:34

Kroçera mbetet në det të hapur – porti i Vlorës

Në portin e Vlorës janë investuar mbi 25 milionë euro para publike, me synimin për ta bërë funksional dhe konkurrues. Megjithatë, qeveria Rama–Balluku i dha 60 mijë metra katrorë investitorëve privatë, të cilët kanë nisur ndërtimin e mbi 18 kullave shumëkatëshe.

Ky transformim po vjen me një kosto të rëndë për turizmin.

Kroçera mbetet në det të hapur – porti i Vlorës

Në fillim të vjeshtës, një kroçerë turistike që kishte zgjedhur Vlorën si destinacion nuk mundi të ankorohej në port. Zona është shndërruar në një kantier ndërtimi, i zaptuar nga skrepa, kamionë dhe mjete të rënda, të cilat hapin rrugën për kullat që do të ngrihen mbi truallin e dikurshëm portual. Në vend të një porti funksional, vizitorët gjetën një panoramë tipike ndërtimi, ku zhurmat e makinerive kanë zëvendësuar gjallërinë e anijeve turistike.

Pamjet tregojnë qartë pasagjerët e kroçerës detyrohen të zbresin me motobarka, një procedurë e papërshtatshme për një qytet që aspiron turizmin modern dhe që dikur krenohej me portin e tij, shpesh cilësuar “Skelë e parë në Europë”.

Shifrat flasin vetë

Ajo skenë e pazakontë, që turisti e sheh si mungesë serioze infrastrukture, nuk mbeti vetëm episod lokal. Të dhënat zyrtare tregojnë se në periudhën janar–korrik 2025, Shqipëria pati një shtesë prej vetëm 225 mijë vizitorësh të huaj, që përkthehet në një rritje prej 3.5 për qind.

Ky është ritmi më i ulët që nga pandemia: në vitin 2022 shtesa kishte qenë mbi 1.1 milion vizitorë me një rritje 40 për qind, në vitin 2023 mbi 1.2 milion me rritje 30 për qind, ndërsa në vitin 2024 ishin afërsisht 1.19 milion vizitorë më shumë me një rritje prej 23 për qind.

Krahasimi është i qartë: rritja e këtij viti është pothuajse shtatë herë më e ulët se një vit më parë.

Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria ka pasur sezonin turistik më të dobët që nga pandemia:

•      2022: +1.1 milion vizitorë të huaj (rritje 40%).

•      2023: +1.2 milion vizitorë (rritje 30%).

•      2024: +1.19 milion vizitorë (rritje 23%).

•      2025: vetëm +225 mijë vizitorë (rritje 3.5%).

Nuk ka rënie absolute të numrit të vizitorëve, por ritmi i shtimit ka rënë me gati 7 herë krahasuar me vitin e kaluar.

Babëzia përballë vizionit

Kroçera mbetet në det të hapur – porti i Vlorës

Një destinacion që nuk u ofron lehtësira turistëve për t’u rikthyer, por i pret me skrepa dhe kantiere, nuk mund të jetë i qëndrueshëm. Nuk kishte nevojë për eksperimente të dështuara: mjaftonte të implementohej modeli i Kroacisë, i cili harmonizon portet me turizmin. Por babëzia ndërtimore nuk e la Shqipërinë të ndjekë as modelin më të thjeshtë të suksesit./piranjat.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë