INVESTIGIME

Protesta për profesionet e lira

M.B. Përditësimi i fundit 7 Qershor 2024, 20:54
Protesta për profesionet e lira
Foto ilustruese

TIRANA- Nëse ka patur një politikë të dështuar të qeverisë Rama, është ajo me taksat. Dikur në opozitë, Partia Socialiste e mbështetur dhe në ideologjinë e majtë premtoi tatimin progresiv për të taksuar më shumë të pasurit e më pak të varfërit. Por gjatë rrugës, kjo politikë është kthyer përmbys!

Taksat më të lira janë për një grusht biznesesh që operojnë në zona eksluzive dhe fitimi i të pasurve tatohet 8%, ndërsa pagat tatohen me 0, 13 dhe 23%. Politika fiskale përdoret sa herë e kërkon rasti për zgjedhje, qeveria ul taksat në prag të fushatave zgjedhore dhe i rrit pas fitores. Më të prekurit sigurisht janë shtresa e mesme.

Kjo ka ndodhur me ligj që nuk u konsultua si duhet dhe caktoi normën tatimore më të lartë të dy dekadave të fundit për profesionet e lira: 15% tatim mbi fitimin për biznesin me xhiro 14 milion lekë në vit dhe 23% mbi këto të ardhura. Janë 29 mijë profesione që preken në të gjithë vendin, nga të cilët këtë vit qeveria do të marrë 80 milion euro!

Dhe nuk mjafton me kaq, por tatimi kërkohet të parapaguhet mbi bazën e të ardhurave që janë arkëtuar një vit më parë. Por ka dhe një gjë tjetër. Shpenzimet që zbriten kur paguhet taksa bazohen mbi deklaratat e depozituara një vit më parë, ndërsa të vetëpunësuarit që sot kanë një kontratëë e nesër rrezikojnë të mbeten pa të ardhura trajtohen si të punësuar.

Një lëmsh i vërtetë ku ka vetëm një të fituar: buxheti i qeverisë. Nga tatimi preken mijëra njerëz që konsiderohen shtresa e mesme e popullsisë të cilët bashkë me deputetët e opozitës kanë depozituar një padi në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkojnë shfuqizimin e taksës. Kategoritë e profesioneve që preken janë të shumta, inxhinierë, arkitektë, tekonologë, mjekë, dentistë… plot 169 profesione.

Premtimet e partive politike mund edhe të mos jenë të sinqerta, mund të ndryshojnë rrugës ose të dalin të parealizueshme. Ajo që ka në dorë në shoqëria është të reagojë kur e gënjejnë, nuk mbaj premtimin, i marrin çdo ditë e më shumë nga buxheti i familjes dhe paratë e tyre keqmenaxhohen dhe fryjnë llogaritë e zyrtarëve të lartë ose financojnë bizneset e të afërme të tyre.

Ndaj ne si Piranja, duke qënë se është një çështje që na shqetëson e duke parë që nuk ka patur një organizim të pavarur për të protestuar kundër kësaj takse kemi vendosur të ftojmë në një protestë paqësore ditën e enjte në datën 13 qershor përpara Gjykatës Kushtetuese, të gjithë profesionet e lira që preken në të gjithë vendin, mbështetësit e tyre dhe partitë politike që përqafojnë këtë kauzë. Mbase përpara se të themi që nuk ka reagim, që po reagove nuk ndryshon gjë, duhet të veprojmë.

Ndaj ne i ftojmë qytetarët që ta provojnë të thonë fjalën e tyre dhe të bëjnë detyrën në shoqëri, që të protestosh e të kërkosh të drejtën të mos jetë as mit e as monopol i partive politike. Piranjat ju presin ditën e enjte në orën 18:00 përpara Gjykatës Kushtetuese. Njëherë të vetme shpenzojeni orën e pasdites për të kërkuar atë që ju është marrë pabesisht dhe ju demoralizon çdo ditë, ju humb shpresën dhe ju shtyn të ikni nga ky vend.

protesta për profesionet e lira

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë