INVESTIGIME

Rinia shqiptare, si pushteti e ktheu nga zëri i ndryshimit, te heshtja e nënshtrimit

Florian Binaj Përditësimi i fundit 21 Mars 2025, 21:30
Rinia shqiptare, si pushteti e ktheu nga zëri i ndryshimit, te heshtja e
Flor Binaj

TIRANË- Një herë e një kohë të ishe i ri, pushteti të kishte zili moshën dhe të kishte frikë guximin…Në 35 vitet e fundit ne kemi patur vetëm 3 protesta studentore, më e madhja ajo e vitit 1990 kundër komunizmit, ajo e vitit 2018 kundër tarifave të larta dhe për kushte më të mira, dhe ajo e vitit 2023 e studentëve të mjekësisë kundër vendimit që i detyronte që pas shkollës, të punonin aty ku donte partia shtet dhe jo ku donin studentët!

Listat e mbyllura treguan që në Shqipëri, rinia nuk duhet më si rryma  më e fuqishme që leviz Kombin për ndryshim, por si plaçkë për pazar. Listat e mbyllura nuk i lënë të rinjtë t’i pohojnë këto vlera, por i nxjerr në shitje.

Fatkesisht këto 35 vite pamë se si të rinjtë shqiptarë nga rrëzues të diktaturës më të egër në Europë, u shndërruan, një pjesë e bollshme e asaj që ka mbetur, në garues se kujt i dilte më shumë damari kur ulërisnin për petalet e partisë, të së njëjtës parti të diktaturës por që ka ndryshuar emrin. Dhe kjo pjesë fatkeqësisht e bollshme e rinisë që ka mbetur, nuk e ngre më zërin për të mirën e atdheut, jo. Atdheu për ta fillon tek lideri i partisë dhe mbaron tek hija e tij. Shqipëria është vazoja, dhe rinia, në vënd që të ishin bletët, falë partisë, mbetën larva, me të vetmën shpresë, jo që të bëhen bletë, largqoftë, por që të futen në lista.

Ndërsa shohim në shtetet rreth e përqark nesh se si të rinjtë trondisin themelet e qeverive autokratike me protesta këmbëngulëse dhe frymëzuese; madje edhe atje rrezikojnë t’ua heqin nga puna prindërit, vëllain, motrën, nusen etj, por ka një ndryshim me këtu, ata nuk dorëzohen sepse e mira e të gjithëve s'mund të vlejë më pak sesa e mira e disa kokrrave... Ndërsa modeli shqiptar i rinisë bazohet në tjetër “stil”, ky stil s'ka as aktivizëm, as protesta, as ankesa se kështu edhe halla, tezja, burri, gruaja nuk na ikën nga puna...

Stili shqiptar i pjesës së bollshme të rinisë nuk do as drejtësi, as të ardhme më të mirë, as ujë, as drita - jo drita do, se do karikojnë celularin për ti bërë share postimeve të propagandës - ata duan vetëm 3 gjëra të voçkla: kafene, internet dhe të luten natë për natë që të marrim pjesë kokëulur tek podcasti i shefit, me shpresën që shefi do të të përkëdhelë e t'u japë diçka që s'u takon dhe që nuk është as e atij.

Rinia shqiptare e sheh politikën vetëm si rrugë drejt pasurimit të shpejtë vetjak e familjar, drejt postit e rehatshëm, dhe rrogës së përmuajshme. Qoftë dhe me koston për të qenë qilimi ku fshin këmbët shefi.

Po flitet shumë për “neomalësoren”, e cila para 6 vjetësh, kur nuk ishte aq e pjekur sa ç’është sot, merrte pjesë si protagoniste në protestën studentore të 2018-s. Sot që i je bashkuar Partisë pushtet, i ke harruar valle idealet e sheshit? E ke menduar se si do i bësh mirë fermerëve e bujqësisë duke u bërë pjesë e të njëjtës qeveri që po i falimenton fermerët dhe bujqësinë?! E ke menduar ndonjeherë që kur je duke dështuar nuk ekziston fare për qeverinë por vetëm për tatimet; por kur pas shumë sakrificash personale e familjare je duke shkëlqyer, qeveria  vjen me vrap për tu vetëngjyer me mundin dhe shkëlqimin e suksesit tënd!? E ke menduar se si do e bësh edhe më të dukshëm e të famshëm agroturizmin  tënd e të tjerë të ngjashëm me të njëjtën qeveri që mbylli tik-tokun, i cili me gjithë të metat që mund të rregulloheshin, bëri Shqipërinë të stërfamshme në botë?! Mendon se do e ndihmosh Veriun me të njëjtën qeveri që për të udhëtuar në veri të Shqipërisë të detyron të paguash ndërkohë që për të shkuar në jug të saj është falas!? Mendon se mund të ndërtohet një vënd me të njëjtat mjete që po shkatërrohet?

Ndoshta s’e ke menduar…ose ndoshta e ke mirëmenduar dhe ne grijmë sallatë kot.

Sot, të jesh i ri, pushteti nuk të ka me zili moshën, sepse pushteti ju ka plakur mëndjen pa u plakur ende trupi, ndërsa për guximin, pushteti ua ka frikë vetëm atyre të paktëve që e kanë ende!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë