INVESTIGIME

Rritja e interesave, më të vegjëlit “e pësojnë” të parët

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2023, 14:30

Rritja e interesave, më të vegjëlit “e

Normalizimi i politikës monetare dhe rritja e normës bazë të interesit që nisi marsin e kaluar u transmetua në rritje të normave të interesit të kredive gjatë vitit 2022 dhe sidomos në pjesën e dytë të tij. Por, të dhënat për normat e interesit sipas segmenteve kryesore të klientëve tregojnë se shtrenjtimi i kredive ka prekur më shpejt dhe në masë më të madhe individët dhe bizneset e vogla, ndërsa ka qenë më i vonuar te bizneset e mëdha.

Sipas analizave të Bankës së Shqipërisë, interesi mesatar për kredinë e re në lekë dhënë biznesit rezultoi 7% në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, nga 6.2% në tremujorin e tretë të tij dhe 5.7% në gjysmën e parë të vitit.

Analiza e interesit të kredisë sipas shumës së lëvruar evidenton se interesat për kreditë e vogla, deri në 35 milionë lekë, kanë njohur rritje më të fortë në këtë tremujor.

Ndërkohë, rritja e interesave të kredive të mesme dhe të mëdha, në shuma mbi 35 milionë lekë është vërejtur vetëm në katër muajt e fundit, duke shfaqur një reagim më të vonuar krahasuar me interesin e kredive të vogla.

Rritja e interesave është më e pranishme tek kreditë me normë fillestare të fiksuar për vitin e parë, i cili është edhe segmenti që përcjell më shpejt lëvizjet e politikës monetare.

Ndërkohë, interesi i kredisë për individë ka shfaqur përcjellje edhe më të fortë të ciklit normalizues të politikës monetare.

Ai rezultoi mesatarisht 8% në tremujorin e katërt të vitit, nga 7.6% që ishte në tremujorin e tretë dhe nga 6.7% në gjysmën e parë të tij. Rritja e tremujorit të fundit ka qenë e pranishme kryesisht në kredinë hipotekare, ndërkohë që interesi mesatar i kredisë konsumatore ka mbetur i pandryshuar nga tremujori i mëparshëm.

Në analizën sipas monedhave, vërehet se interesat e kredisë së re në euro kanë shfaqur një rritje më të ngadaltë krahasuar me interesat e kredisë në lekë. Ato filluan të rriten prej muajit shtator, dhe kanë vijuar rritjen në tremujorin e katërt. Interesi mesatar për kreditë për biznese rezultoi 5.4% në këtë tremujor, nga 4.8% në tremujorin e tretë dhe 4.6% në gjysmën e parë të vitit. Interesat janë rritur kryesisht tek kategoria e kredive mbi 250 mijë euro dhe me normë fillestare interesi të fiksuar deri një vit.

Tek individët, interesi i kredisë në euro për blerje banese rezultoi 3.4%, duke mbetur pranë niveleve të ulëta të vërejtura gjatë këtij viti. Rritja më e shpejtë e normave të interesit të kredisë në lekë, krahasuar me rritjen e interesave për kreditë në euro, ka çuar në zgjerimin e diferencialit të interesit mes euros dhe lekut.

Në gjysmën e dytë të vitit 2022, ai qëndron mesatarisht në 2.7 pikë përqindje, përkundrejt mesatares prej 1.9 pikë përqindjeje të gjysmës së parë të tij dhe të vitit të mëparshëm. Rritja më e ngadaltë e normave të interesit për euron mund të stimulojë një zhvendosje më të mëtejshme të kreditimit drejt monedhës europiane. Statistikat e bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditimi në valutë ka pasur një ecuri më të mirë gjatë vitit 2022, kur norma vjetore e rritjes së tij shënoi vlerën 15.3%, ndërsa ajo e kredisë në lekë ishte 6.3%./Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë