Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
SELENICA- Keqmenaxhimi i fondeve publike në institucionet e qeverisjes vendore, denoncohet çdo ditë nga mediat, lokale dhe qendrore. Edhe pse pasojat cojnë në mungesë të investimeve për komunitetin dhe bien vetëm mbi ne, popullin , zyrtarët vazhdojë të abuzojnë pa u shqetësuar aspak për pasojat. Këtë herë, Piranjat do të sjellin një rast abuzimi nga Bashkia Selenicë
Në 18 prill të vitit 2023 Bashkia Selenicë organizoi tenderin me objekt “Meremetim dhe Hidroizolim i Shkollave 9-vjeçare”: Velcë, Lubonjë, Ramicë dhe Peshkëpi.” Në këtë procedurë morën pjesë 4 operatorë ekonomikë dhe në 19 maj 2023 fitues u shpall bashkimi i operatorëve APIS CONSTRUCTION & Asi-2A CO, të cilët dhanë ofertën e dytë më të ulët, 116 mijë euro me tvsh.
Sipas relacionit arkitektonik ndërhyrjet për të 4 shkollat, do të konsistonin në: punime murature, catie-izolimi, elektrike, etj. Kontrata për këtë tender u firmos në 3 korrik. Këtë vit, konkretisht në datë 16 maj Bashkia e Selenicës hap një tjetër tender. Këtë herë për rikosntruksionin e plotë të një shkolle, që për paradoks ishte pjesë e tenderit të mëparshëm të riparimeve.
Bëhet fjalë për shkollën 9-vjeçare “Dëshmorët e Peshkëpisë”. Pra, në 2023 shpallin fituesin për atë që do të rikonstruktojë këtë shkolle dhe një vit më pas hapin prapë garën për të bërë sërish rikosntruksionin e saj?
Besoj se e kuptuat, që këtu ka diçka që nuk shkon. Por s’kemi mbaruar akoma. Gjejeni pak se kush u shpall fitues? I njëjti operator që fitoi edhe tenderin e parë: ASI-2A CO. Ama këtë herë, me një fitim shumë herë më të madh. Vlera e kontratës është 753 mijë euro me tvsh dhe punimet do të zgjasin 7 muaj.
Vallë, për çfarë arsyeje ka lindur nevoja që këto punime të përfshihen edhe në tënderin e dytë dhe të kryhen sërish nga ASI-2A CO? Këtë, ju a sqarojmë tani. Operatori ASI-2A CO ka një histori suksesi me Bashkinë e Selenicës, pasi nuk është hera e parë që ai fiton tenderat e kësaj bashkie. Po të bëjmë një kërkim, shohim se ai ka fituar pafund kontrata...dhe mijëra euro sigurisht.
Gjithashtu, fituesi kronik Asi 2° ka lidhur 2 kontrata në Bashkinë Has me vlerë totale 200 mijë euro, edhe në bashkëpunim me një firmë tjetër po aq interesante. Bëhet fjalë për “VISCONS GROUP” , e cila rezulton në emër të Marjo Hoxhaj. Që është as më pak dhe as më shumë, djali i Lulo Hoxhaj, shefit të financës së Bashkisë Selenicë.
Pra, tendera të dhëna dy herë për të njëjtat punime, kompani që fitojnë të gjitha garat e punëve publike dhe persona në konflikt interesi. Lidhur me të gjitha këto përfundime, kryetari Nertil Ballaj ka vetëm një përgjigje.
“Nuk ka asnjë konflikt interesi. Nuk më duhet kush po i bën punimet. Tenderi vjet është bërë për rregullime të objekteve, që i prishin nxënësit dhe këtë vit për rikonstruksionin e plotë të saj..”
Një argument, që kundërshtohet fare lehtë nga vetë zërat e punimeve, të cilat janë të njëjta për të dyja tenderat.
Belinda Balluku, Florian Binaj dhe Ardi Veliu THUMANË- Projekti për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar ishte pjesë e paket&...
TIRANA- Kur thyhet një pasqyrë, janë 7 vet fatkeqësi. Po macja e zezë? Po ta preu rrugën, tërë dita ters. Po u th...
Të përfshirët KAVAJA- Emisioni “Piranjat” trajtuan çështjen e një vajze vetëm 12 vjeçe, e cila nj&e...
Një sërë institucionesh publike, që i ngarkojnë qytetarët me tarifa të rënduara, i lejojnë vetes që të ...
Foto ilustruese TIRANË - Prej një jave shërbimi i ashensorit në repartin e neurologjisë në Qendrën Spitalore Universitar...
Valbona DURRËS- Valbona, është një nënë nga Durrësi, e cila rrit e vetme tre fëmijët e saj. Jeta për...
Foto ilustruese PEQIN - Problemet me pagesat në privat janë një temë që njihen në realitetin shqiptar, por këtë her...
Foto ilustruese HIMARA- Qeveria nuk lë rast pa përmendur dhe promovuar arritjet që ka patur turizimi shqiptar gjatë viteve të...
Foto ilustruese TIRANË - Xheni një 30 vjeçare e cila jeton prej disa vitesh në Francë ka treguar për emisionin Piranjat ses...
Foto ilustruese TIRANA- Fundjavën që shkoi, emisioni investigativ Report ne Rai 3 riktheu në vëmendje lidhjet okulte të kryeminist...