INVESTIGIME

Zhvatën 30 mijë euro, “Piranjat” zbulojnë mashtruesit që hiqeshin si amerikanë

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2025, 21:31

Zhvatën 30 mijë euro, “Piranjat” zbulojnë mashtruesit

Në vitin 2022, dokumentari “Tinder Swindler” tronditi gjithë botën me historinë e një mashtruesi që prezantohej si miliarder dhe përmes rrjeteve sociale arriti t’u zhvaste grave nga vende të ndryshme qindra mijëra euro. Kjo histori dukej si një rast ekstrem, vështirë të besohej se diçka e tillë mund të ndodhte realisht në jetën e përditshme, por asgjë nga ajo çka tregohej në atë dokumentar nuk ishte gënjeshtër.

Madje diçka të ngjashme kanë përjetuar edhe dy gra shqiptare, të cilat janë njohur me dy burra amerikanë përmes rrjeteve sociale, Brian-in dhe James-in.

Të dy ata arritën të prekin shpejt zemrat e zonjave, duke ju rrëfyer për jetën e tyre personale, por në fakt qëllimi i tyre i vetëm ishte që t’ju zhvasnin para deri në qindarkën e fundit.

Brian Milton, “amerikani”, i cili punonte si inxhinier, i ka marrë njërës prej grave në fjalë përmes formave të ndryshme të mashtrimit, 27 mijë e 200 euro.

Fillimisht, ai ka nisur me shuma të vogla, si 2500 euro dhe më pas ka vazhduar me shuma të frikshme, që arrinin në gati 10 mijë euro. Për ta bërë historinë e tij sa më të besueshme, ai i ka nisur zonjës edhe disa foto, të cilat në të vërtetë i kishte marrë andej këtej nëpër internet.

Gruaja anonime tregon për “Piranjat” se për të plotësuar kërkesat e tij për para është detyruar të marrë disa kredi dhe të zhytet në borxhe tek miqtë e saj.

Ndërsa, zonja tjetër ka dërguar një mijë euro tek mashtruesi tjetër, që hiqej si mjek nga Amerika. Një ditë ai i ka ofruar asaj disa dhurata të shtrenjta, të cilat do ia dërgonte përmes postës, por fillimisht ajo duhej të paguante një komision, pra një mijë euro. Dhe kështu, gruaja i dërgoiparatë, por personat që qëndronin pas telefonit kërkonin t’i merrnin akoma dhe më shumë. Ata sajuan një histori, që ishin arrestuar papritur, sepse policia kishte identifikuar në pakon e saj dhuratat e shtrenjta dhe 22 mijë dollarë.

Për këtë i thanë se ajo duhej të paguante pesë mijë euro ose ndryshe do të arrestohej. Por fatmirësisht, zonja nuk i besoi më mashtrimet e tyre dhe nuk bëri më asnjë dërgesë parash.

Të dyja gratë thanë për “Piranjat” se i kanë përjetuar shumë keq këto situata dhe ju bënë thirrje të gjitha zonjave të tjera, që të tregojnë kujdes me mashtruesit që qarkullojnë online./piranjat.news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë