DW: Studentët nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqjen e Ramës! Kryeministri kërkon bisedime, por bën akuza
Gjatë ditës së 12 të protestës studentore u hodhën molotovë, gurë, objekte në flakë, gaz lotsjellës dhe...
Gjatë ditës së 12 të protestës studentore u hodhën molotovë, gurë, objekte në flakë, gaz lotsjellës dhe...
Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës masive të studentëve dhe të rinjve të zhvilluar më 24 tetor në Tiranë, duke...
Çmimet e larta të karburanteve po rëndojnë mbi buxhetet familjare dhe po ndryshojnë zakonet e përdorimit të automjeteve. ...
Qytetarët në Serbi votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në një klimë të tensionuar politike, pas prote...
“New York Times” i ka kushtuar një artikull protestës së të shtunës në Tiranë, ku studentët protestuan s&e...
Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës, ka pësuar hemorragji gjatë ndërhy...
Dita sjell mundësi të reja, emocione dhe sfida për shenjat e zodiakut. Nga marrëdhëniet në çift te karriera dhe financat,...
Një qendër e presionit të ulët atmosferik, e zhvilluar përkatësisht mbi Adriatik, do të sjellë në vendin tonë...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...

Një nga të mbijetuarit e masakrës së Suharekës, Gramoz Berisha, ka rrëfyer momentet e vështira që kaloi gjatë asaj periudhe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale me rastin e 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Berisha shkruan se kohët e fundit ka zbuluar se ka plotë 27 vite që jeton me një plumb në krahun e tij të majtë, pasi u plagos gjatë masakrës së Suharekës. Ai ka vijuar më tej me rrëfimin e tij, duke treguar detaje nga momenti kur ai dhe familja e tij, pas të shtënave me armë zjarri, u morën dhe u hodhën në një kamion ku ndodheshin shumë viktima.
Reagimi i plotë:
27 vite më parë, kur bashkë me mamin kërcyem nga kamioni, unë isha i plagosur në krahun e majtë. Ajo plagë ma kishte mundësuar të shtiresha si i vdekur kur na kapën tek piceria dhe na hodhën në kamion bashkë me trupat e tjerë. Vite të tëra jam trajtuar për plagën në krahun e majtë. Të gjithë mjekët më kishin thënë se plumbi kishte rrëshqitur dhe nuk ishte më në trupin tim.
27 vite dhimbje, krenari, mungesë dhe përpjekje për të gjetur qoftë edhe një kockë të familjarëve tanë, që nuk arritën të kërcenin nga kamioni që i barte si kufoma. Unë, mami Vjollca dhe Shyhretja ishim të vetmit që kërcyem. Të tjerët shkuan me kamion. Edhe motra Dafina, edhe vëllai im Driloni, edhe babi Sedat. Të 49 anëtarët e familjes sonë shkuan. Kishte edhe të gjallë brenda. Kishte edhe thirrje për ndihmë nga kamioni. Por nuk kërcyen. Shkuan. Mbijetuam vetëm ne të tre. Para tre muajsh ndjeva një dhimbje të tmerrshme në krahun tim të djathtë. I bindur se nuk kishte asnjë lidhje me të kaluarën time, meqë plagën e kisha në krahun e majtë, iu drejtova mjekëve këtu në Shtutgart. Filluan ekzaminimet. Pas disa fotografimeve, nisën të më bëjnë pyetje:
— A mos keni qenë pjesë e ndonjë plaçkitjeje?
— Jo.
— A keni marrë pjesë në ndonjë shkëmbim zjarri?
— Po. Jam i mbijetuar… Ua tregova edhe plagën në krahun e majtë.
U mblodhën shumë mjekë. “ein Wunder”, përsëritnin.
Mjekët më treguan se në krahun tim të djathtë ndodhej plumbi që kishte synuar të ma merrte jetën para 27 viteve. Plumbi kishte depërtuar nga krahu i majtë në të djathtin, pa prekur asnjë organ vital.
Kjo ishte mrekullia që ata e quanin “ein Wunder”.
Unë mësova se gjatë gjithë kësaj kohe paskam mbajtur me vete metalin që e mposhta — që sot ta shijoj lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Gëzuar 17 shkurtin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër dy ditë më parë, ku 22-vjeçari nga Kosova, Lorik A., humbi jetën pa...
Sot në Prishtinë është zhvilluar Marshi për Drejtësi, që u bë në përkrahje të ish-krerëve të U&...
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në veri, ku janë gjetur armë, granata dore e mjete të tjera ilegale. Sipas autoriteteve ...
Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi ka folur pas marshit “Drejtësi, jo politikë” që mblodhi mijëra qytetarë...
PRISHTINË – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në marshin për drejtësi të qytetar&e...
Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në marshin “Drejtësi, jo pol...
Kosova mbushi sot 18 vjet si shtet i pavarur. Më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli Pavarësinë, duke shënuar një m...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës përmes një postimi ...
Presidenti Bajram Begaj ishte sot pjesë e seancës solemne që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, në nder të 18- vjetorit t&eum...
Kuvendi i Kosovës po mban një seancë solemne në kuadër të 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Presid...