Një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka folur për procesin zgjedhor duke e përgëzuar Kosovën për organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre.
Ai gjithashtu e ka uruar fituesin e zgjedhjeve, kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për rezultatin e arritur.
Por, Rudolph ka folur edhe për rëndësinë e krijimit sa më parë të institucioneve, përfshirë zgjedhjen e presidentit të ri në mënyrë që Kosova të mos humbas më shumë kohë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Ambasadori Rudolph ka nënvizuar suksesin që Shqipëria mund ta ketë pas Malit të Zi për anëtarësim në BE. Ai është shprehur që nuk do të donte që qytetarët e Kosovës kur të udhëtojnë drejt plazhit të Durrësit, t’iu duhet ta kalojnë një kufi të BE-së.
Le ta shohim kështu: Ne kemi një agjendë pozitive këtu, mbi bazën e të cilës duam të punojmë si në aspektin bilateral mes Gjermanisë dhe Kosovës. Siç e dini, Gjermania ka qenë një mbështetëse e fortë e këtij vendi për shumë vite dhe ne duam ta vazhdojmë këtë punë”.
“Dhe unë dua të punoj për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe, sinqerisht, është humbur kohë gjatë vitit të kaluar dhe do të më vinte shumë keq të shihja që humbet edhe më shumë kohë në këtë drejtim. Ne jemi këtu në Prishtinë. Le të shikojmë përreth: Marrëveshja e anëtarësimit me Malin e Zi është duke u hartuar pikërisht tani, ndërsa ne flasim”.
“Pra, Mali i Zi në të ardhmen e afërt mund të bëhet shtet anëtar i BE-së. Shqipëria poashtu mund të ndjek Malin e Zi pak më vonë. Dhe imagjinoni çfarë do të nënkuptonte ky proces për qytetarët e Kosovës, nëse vendi mbetet prapa”.
“Mendoni në mënyrë praktike: mund të nënkuptojë që, nëse udhëtoni nga Prishtina drejt plazhit në Durrës, do t’ju duhet të kaloni një kufi të BE-së. Kjo nuk është e ardhmja që dua të shoh për Kosovën. Prandaj, me të vërtetë i bëj thirrje të gjithëve këtu, për të mirën e vendit, të punojnë së bashku dhe të gjejnë një zgjidhje për të krijuar institucione stabile”, tha ambasadori në KTV.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
8 Qershor17:36
Ndërkombëtarët kërkojnë formim të shpejtë të institucioneve/ Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë: Na duhet një partner i fortë
Një ditë pas zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë, vëmendja e partnerëve ndërkombëtarë u përqendrua te nev...
KOSOVA
8 Qershor10:59
Vetëvendosja fitoi zgjedhjet në Kosovë, presidenti Begaj uron Kurtin
Presidenti Bajram Begaj uroi Albin Kurtin për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Në një reagim në r...
KOSOVA
8 Qershor09:29
Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar sërish epërsi në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë.
Sipas të dhënave t&...
KOSOVA
8 Qershor07:51
Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti lexon rezultatin: LVV shënoi fitoren e pestë në shtatë vjet
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë para mbështetësve në Prishtinë pak para mesnatës, duke e cil&eu...
KOSOVA
7 Qershor22:58
Abdixhiku pas përfundimit të numërimit: Kemi marrë 20 mandate
Kreui LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dalë në një konferencë pas numërimit të votave në Kosovë.
Ai u shpreh se parti...
KOSOVA
7 Qershor22:46
Zgjedhjet i fitoi Vetëvendosja, reagon për herë të parë Vjosa Osmani
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye për të refuzuar emrin e saj p&e...
KOSOVA
7 Qershor22:16
Më shumë se 280 mijë vota, Lëvizja Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u zhvilluan ditën e sotme në Kosovë...
KOSOVA
7 Qershor20:00
Nis numërimi i votave në Kosovë, KQZ-ja publikon rezultatet e para
Pas mbylljes së vendvotimeve në mbarë Kosovën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur procesin e numërimit të votave p&eu...
KOSOVA
7 Qershor19:15
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti
Procesi zgjedhor në Kosovë sapo ka përfunduar. Menjëherë pas kësaj kanë dalë përgjigjet e exit poll-eve t&eu...
KOSOVA
7 Qershor17:00
Zgjedhjet në Kosovë, Vjosa Osmani për POLITICO: Rruga drejt NATO-s dhe BE-së në rrezik! Kurti dëshiron të kontrollojë të gjitha institucionet
Teksa Kosova zhvillon zgjedhjet e parakohshme parlamentare këtë të diel, ish-presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar se rezult...