KOSOVA

Analiza e REL/ Presidencë ceremoniale, por betejë e fortë për të

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Prill 2026, 20:38
Analiza e REL/ Presidencë ceremoniale, por betejë e fortë

Në kohën kur Kosova përballet me sfida të shumta politike dhe institucionale, gara për postin e presidentit ka rikthyer në qendër të vëmendjes përplasjet mes tri forcave kryesore politike.

Vetëm një javë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit, vendi mbetet pa një marrëveshje, duke reflektuar jo vetëm mungesë kompromisi, por edhe një luftë më të thellë për ndikim politik.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), si partia në pushtet, dhe dy subjektet kryesore opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), vazhdojnë të jenë në pozicione të kundërta lidhur me këtë proces.

Afati kushtetues skadon më 28 prill, por deri tani nuk ka asnjë sinjal për një marrëveshje të mundshme.

Një betejë më shumë për elektoratin sesa për Presidencën?

Vëzhguesit e zhvillimeve politike vlerësojnë se, përtej deklarimeve publike, gara për Presidencën e Kosovës është shndërruar në një instrument për përfitime elektorale.

Politologu Dritëro Arifi thotë për Radion Evropa e Lirë se cilado parti që do të arrinte ta siguronte këtë post përmes një marrëveshjeje, do ta paraqiste atë si një fitore të madhe para elektoratit të saj.

“Partitë po synojnë që ta tregojnë këtë si fitore. Në këtë rast, absolutisht është Vetëvendosje ajo. Por, edhe dy partitë tjera opozitare (PDK dhe LDK) si një gjysmëfitore, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve”, vlerëson ai.

Rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025 e bëjnë këtë betejë edhe më të ndërlikuar: LVV-ja ka siguruar mbi 51 për qind të votave dhe 57 deputetë në Kuvend, PDK-ja 20.2 për qind dhe 22 deputetë, ndërsa LDK-ja 13.2 për qind dhe 15 deputetë.

Kjo do të thotë se asnjëra nuk i ka votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit pa bashkëpunim ndërpartiak.

Sipas Kushtetutës, zgjedhja e presidentit të Kosovës bëhet me 80 vota.

Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk i merr votat e nevojshme në dy rundet e para, atëherë organizohet rundi i tretë. E, që ky rund të jetë i suksesshëm, në votim duhet të marrin pjesë së paku 80 deputetë, dhe kandidati që merr së paku 60 vota, zgjidhet president.

Në rast të dështimit, vendi shkon në zgjedhje.

Deri më tani, LVV-ja ka propozuar dy emra për president: Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun.

Por, refuzimi i opozitës për të siguruar kuorumin e nevojshëm e ka detyruar kryeministrin Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, të zhvillojë takime me liderët e PDK-së dhe LDK-së.

PDK-ja ka kërkuar që ajo të propozojë kandidatin për president, por është kritikuar nga LVV-ja për mungesë transparence mbi emrat konkretë.

LDK-ja ka kundërshtuar idenë që një parti, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, t’i kontrollojë të tria institucionet kryesore të shtetit: Qeverinë, Kuvendin, Presidencën.

Këtë qëndrim, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e përsëriti edhe pas takimit të fundit që zhvilloi me Kurtin, më 20 prill.

Kurti tha se i ka ofruar LDK-së pjesëmarrje në Qeveri ose postin e kryeparlamentarit – ofertë që, sipas tij, u refuzua.

Një ofertë e ngjashme iu bë edhe PDK-së, por lideri i saj, Bedri Hamza, e cilësoi atë si joserioze, duke theksuar se nuk kishte pasur ftesë zyrtare për takim.

Kurti përsëriti më 21 prill se oferta që u është bërë dy partive është “shumë gjeneroze”, por, sipas tij, ato nuk janë të interesuara që ta zhbllokojnë procesin.

“Unë nuk po them që opozita është e parëndësishme, përkundrazi, kam bërë ofertë gjeneroze. Kryetari i LDK-së mund të bëhet zëvendëskryeministër, zëvendësi im, dhe përveçse zëvendëskryeministër, njëkohësisht të jetë edhe ministër i Punëve të Jashtme, pra t’i kenë katër ministri edhe të jetë zëvendëskryeministër”, tha mes tjerash Kurti.

Të dyja partitë opozitare tashmë kanë bërë të ditur se nuk do të vazhdojnë më bisedimet për këtë çështje.

Radio Evropa e Lirë bëri përpjekje për të kontaktuar përfaqësuesit e të tria partive, por nuk mori përgjigje prej asnjërit.

Strategji politike dhe mungesë sinqeriteti

Analisti Artan Muhaxhiri e sheh këtë përballje më shumë si një lojë strategjike sesa si përpjekje të sinqertë për të zgjedhur presidentin.

Sipas tij, LVV-ja nuk ka dhënë sinjale për kompromis, ndërsa opozita është e vetëdijshme për këtë qëndrim.

“Në realitet, ‘beteja për Presidencën’ nuk ka qenë krejtësisht e tillë… të dyja palët janë fokusuar në këtë çështje edhe për qëllime tjera nga ato të proklamuarat. Kryeministri Kurti e ka shfrytëzuar si një mjet për fajësimin e opozitës dhe për përfitime populiste, ndërsa opozita e ka përdorur për të ekspozuar tendencat e tij maksimaliste”, vlerëson Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Ai, gjithashtu, thekson se partitë opozitare kanë synuar ta paraqesin kryeministrin si të paaftë për të ndërtuar bashkëpunime politike, edhe pse ka një mbështetje të fortë elektorale.

Presidenca si mjet balancimi apo dominimi politik?

Posti i presidentit të Kosovës konsiderohet kryesisht ceremonial, por i ka disa fuqi të rëndësishme që garantohen nga Kushtetua.

Presidenti bashkëdrejton politikën e jashtme, nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare, emëron ambasadorë dhe funksionarë të lartë, kryeson Këshillin e Sigurisë dhe ka rol në procesin legjislativ.

Për këtë arsye, kontrolli mbi këtë post ka rëndësi strategjike.

Sipas Arifit, nëse LVV-ja do ta siguronte Presidencën, kjo do të nënkuptonte një dominim pothuajse të plotë institucional.

“… e nëse partitë e tjera do ta merrnin këtë post, ato do të përpiqeshin që përmes presidentit të krijonin mekanizma balancues ndaj pushtetit të shumicës, ose të ndërtonin një pozicion që do të sillte më shumë fleksibilitet në politikën e vendit”, thotë ai.

Vlerësim të njëjtë ndan edhe Muhaxhiri, duke theksuar se qëllimi i LVV-së është konsolidimi i pushtetit, ndërsa opozita synon të krijojë një kundërpeshë.

Megjithatë, ai shton se çdo përpjekje për një balancë të tillë mbetet e vështirë për t’u realizuar në kushtet aktuale politike.

“Opozita mund ta ketë pasur si plan krijimin e një lloj balancimi të pushteteve. Por, në thelb, edhe nëse një skenar i tillë ka ekzistuar, ai ka qenë jorealist, sepse me kryeministrin Kurti, një qasje e tillë, në këto rrethana, është e pamundur”, thotë Muhaxhiri.

Drejt një tjetër cikli zgjedhor?

Bllokada për zgjedhjen e presidentit të vendit, aktualisht, duket pothuajse e pazgjidhshme.

Sipas Muhaxhirit, mungesa e vullnetit politik dhe paaftësia e partive për të arritur një kompromis racional po e shtyjnë vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.

“Është kristal e qartë – nuk ka opsion tjetër përveç zgjedhjeve parlamentare. Në një kohë trazirash të mëdha gjeopolitike, me paqartësi të thella dhe rirreshtime globale, kjo situatë reflekton një dëshirë bizare të politikanëve tanë”, thotë Muhaxhiri.

Por, as ky skenar nuk garanton zgjidhje.

Arifi shpreh skepticizëm se zgjedhjet e parakohshme mund të prodhojnë stabilitet politik dhe institucional.

“Frika ime është se edhe nëse shkohet në zgjedhje, nuk do të ketë zgjidhje afatgjate. Çfarë ndodh nëse rezultatet dalin përafërsisht të njëjta dhe sërish nuk arrihet marrëveshje për presidentin? Atëherë rrezikojmë të mos kemi as Qeveri legjitime dhe as Parlament funksional edhe gjatë këtij viti. Në këtë mënyrë, mund të humbasë edhe viti 2026, njësoj si viti 2025”, vlerëson Arifi.

Këto paralajmërime mbështeten në përvojën e fundit politike të vendit.

Gjatë vitit 2025, Kosova mbajti dy palë zgjedhje parlamentare. Në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje doli e para me mbi 41 për qind të votave, por dështoi t’i konsolidonte institucionet.

Kjo situatë, pastaj, e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme më 28 dhjetor.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti (në mes) buzëqesh teksa zyrtarë të partisë së tij duartrokasin gjatë festës së fitores bindëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, Prishtinë, 28 dhjetor.

Mandati i presidentes së deritanishme, Vjosa Osmani, përfundoi më 4 prill.

Në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes e mori kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Një muaj më herët, më 5 mars, Lëvizja Vetëvendosje propozoi dy kandidatë për këtë post – Glauk Konjufcën dhe Fatmire Kollçakun.

Megjithatë, procesi i zgjedhjes nuk u përmbyll, për shkak të mungesës së kuorumit në Kuvend.

Një ditë më pas, Osmani nxori dekret për shpërndarjen e Kuvendit, por Gjykata Kushtetuese e rrëzoi atë, duke e cilësuar pa efekt juridik dhe duke i dhënë Kuvendit afat deri më 28 prill për zgjedhjen e presidentit të ri. /Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë