Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë të shtunën se është e gatshme ta ndërmjetësojë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, pasi autoritetet kosovare mundësuan lehtësira të përkohshme për komunitetin serb në Ligjin për të huajt.
Në një shkrim në X, Kallas tha se “është krijuar një momentum i ri për t’i çuar përpara marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit”.
Kjo pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pajtuar t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe t’ua njohë përkohësisht letërnjoftimet pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumenteve kosovare.
“Marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara në dobi të të gjithë njerëzve në Kosovë. Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike”, tha Kallas.
Kosova synon t’i shkrijë institucionet paralele serbe të shëndetësisë dhe arsimit në sistemin e vet përfundimisht përmes këtij ligji që do të fillojë të zbatohet plotësisht nga e diela e 15 marsit.
Por, Qeveria Kurtit u pajtua pas një takimi të shtunën me të dërguarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, që pjesëtarët e komunitetit serb pa dokumente kosovare të kenë mundësi të marrin leje të përkohshme qëndrimi prej 12-muajsh, si dhe të bartin përkohësisht si mjet identifikimi letërnjoftimet e lëshuara nga autoritetet serbe.
Viteve të fundit, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar një sërë rundesh të dialogut në nivel kryenegociatorësh, por takime të nivelit të lartë politik nuk ka pasur që nga shtatori i vitit 2023.
Atëbotë, raundi i fundit i dialogut në nivel të lartë u zhvillua pak ditë para sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, kur një grup i serbëve të armatosur vranë një polic të Kosovës.
Kosova e fajëson Serbinë për këtë sulm, por Beogradi mohon se ka gisht në të.
Vazhdimi i dialogut në nivel të lartë ngeci pas atij sulmi, pasi Kurti e lidhi atë me dorëzimin e autorit të dyshuar, Millan Radoiçiqit – veprim të cilin Serbia nuk e ka bërë deri më sot.
Mbi një dekadë dialog, Kosova dhe Serbia kanë arritur një sërë marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.
Më 2023, palët arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, e njohur edhe si Marrëveshja e Ohrit, por BE-ja ka thënë se ajo ende nuk është zbatuar.
Ndonëse kjo marrëveshje nuk është nënshkruar, sipas bllokut evropian, ajo është e detyrueshme për të dyja palët.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
15 Mars11:28
DETAJE nga dosja/ Zbardhet ngjarja: Gjesti drejtoi armën në sy të vajzës...
Rasti i këngëtarit të njohur Gjesti po merr përmasa gjithnjë e më serioze.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur m...
KOSOVA
15 Mars09:42
Kosovë, nis zbatimi i ligjit për të huajt dhe automjetet. Si funksionon dhe kush duhet të regjistrohet
Nga sot ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt në Kosovë, i cili sjell rregulla të reja për qëndrimin e shtetasve të hua...
KOSOVA
15 Mars08:57
Traktori me dru godet automjetin e policisë, lëndohen katër efektivë
Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të cilët derisa kanë...
KOSOVA
15 Mars08:44
Zvicra merr vendim për dy shqiptaret e dënuara për propagandë të ISIS
Gratë ishin 31 dhe 25 vjeç në vitin 2020 kur ishin paditur. Ato i kishin dërguar njëra-tjetrës video propagande të ISIS-it ...
KOSOVA
14 Mars21:01
Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Premtimet ndaj qytetarëve do të bëhen program qeverisës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbledhur në një takim kabinetin qeveritar. Përmes një postimi në Facebook, Kurti u shpreh...
KOSOVA
14 Mars13:11
Analiza e REL: 15 marsi sjell rregulla të reja për të huajt dhe automjetet në Kosovë
Qeveria e Kosovës ra dakord që të lëshojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj për pjesëtarët e k...
KOSOVA
13 Mars23:26
Opozita refuzon Kurtin për takime të reja: E presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese
Partitë opozitare në Kosovë kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për një raund të ri takimesh.
PDK-ja dhe L...
KOSOVA
13 Mars19:54
Kurti fton opozitën për takime rreth zgjedhjes së presidentit, ekspertët skeptikë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar të premten se do të ftojë opozitën për takime javën e ardhshme për t&eu...
KOSOVA
13 Mars16:58
A do të shkojë Kosova sërish në zgjedhje? Kurti: Do të ftoj opozitën për takime të reja në lidhje me zgjedhjen e Presidentit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se do t’i ftojë në takim liderët e partive opozitare për ...