Mbretëria e Bashkuar tha se mirëpret marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian lidhur me zbatimin e Ligjit për të huajt.
Më 14 mars, Qeveria e Kosovës u pajtua që të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe të njohë letërnjoftimet e pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës në Ligjin për të huajt dhe për automjetet, që nisi të zbatohet nga 15 marsi.
Vendimi u bë publik pas një takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
“Marrëveshja respekton kornizën ligjore të Kosovës, duke ofruar zgjidhje praktike që mundësojnë që të gjitha komunitetet të jetojnë, punojnë dhe studiojnë ligjërisht në Kosovë, pa ndërprerje të shërbimeve. Ne mirëpresim zotimin e kryeministrit Kurti për të zbatuar ligjin dhe planet e tij të ardhshme që prekin komunitetin serb të Kosovës, në koordinim të ngushtë me BE-në dhe komunitetin”, shkroi në Facebook ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Dy ligjet, ai për të huajt dhe ai për automjete, nisën së zbatuari pjesërisht më 15 janar, fillimisht përmes një fushate informuese për procedurat dhe rregullat e zbatimit të tyre, ndërkaq nga 15 marsi nisi zbatimi i plotë i tyre.
Këto dy ligje kërkojnë që të gjithë ata që nuk kanë dokumente të Kosovës të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj ose vetëm në bazë të autorizimit.
Por, pas vendimit të 14 marsit, kjo nuk do të vlejë tani për tani për serbët e Kosovës pa dokumente kosovare, pasi ata kanë mundësi të marrin leje të përkohshme qëndrimi prej 12-muajsh, si dhe të bartin si mjet identifikimi letërnjoftimet e lëshuara nga autoritetet serbe.
Pas takimit me emisarin evropian, Kurti u zotua se ekzekutivi që ai udhëheq do të vazhdojë punën për shkrirjen e plotë të sistemit arsimor dhe shëndetësor, që funksionon sipas sistemit të Serbisë, në sistemin e vetëm të Kosovës.
Ai tha se është pajtuar për të mundësuar leje të përkohshme qëndrimi për punonjësit shëndetësorë dhe ata të arsimit, në mënyrë që serbëve lokalë të mos u mungojnë shërbimet bazike derisa Kosova t’i shkrijë ato plotësisht brenda sistemit të vet.
Këto lehtësira janë mirëpritur nga BE-ja dhe nga Serbia.
Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, tha se është e gatshme ta ndërmjetësojë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, pasi autoritetet kosovare mundësuan lehtësira të përkohshme për komunitetin serb në Ligjin për të huajt.
Sipas saj, “është krijuar një momentum i ri për t’i çuar përpara marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit”.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
16 Mars23:22
Themeluan bashkë partinë, Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes Osmani
Zëvendëskryeministrja e ministrja e Drejtësisë që është edhe bashkëkryetare e ‘Guxo’-s, parti në koalic...
KOSOVA
16 Mars19:45
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Raketat kineze të blera nga Serbia, kërcënim për Ballkanin!
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka deklaruar se raketat e reja balistike që Serbia i ka blerë nga Kina janë sulmuese dh...
KOSOVA
16 Mars19:02
Dorëzohet i kërkuari për vrasjen e 38-vjeçarit në Gjakovë
Nexhdet Zymberaj, i dyshuari për vrasjen e Rasim Binajak së sotme në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici.
Lajmin ...
KOSOVA
16 Mars14:10
Kuvendi ende 'i ngrirë'/ Kosova rrezikon 33 milionë euro nga projekti diellor
Kuvendi i Kosovës ka kohë deri më 31 mars që të ratifikojë marrëveshjen e kredisë mes Kosovës dhe Bankës Evr...
KOSOVA
16 Mars12:08
38-vjeçari i vrarë ditën e sotme, xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip
Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën sot si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit, në Gjakovë, është xhaxhai ...
KOSOVA
16 Mars09:04
Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër
Mëngjesin e sotëm një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zj...
KOSOVA
15 Mars14:16
Ngërçi politik në Kosovë, Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?
Për ata që ndjekin politikën në Kosovë, zhvillimet e fundit duken si ‘déjà vu’. Deri para një muaji, ven...
KOSOVA
15 Mars12:32
Bisedimet Kosovë-Serbi, Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë të shtunën se është e gatshme ta ndë...
KOSOVA
15 Mars11:28
DETAJE nga dosja/ Zbardhet ngjarja: Gjesti drejtoi armën në sy të vajzës...
Rasti i këngëtarit të njohur Gjesti po merr përmasa gjithnjë e më serioze.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur m...