KOSOVA

“Britmat dëgjoheshin çdo natë”, zbardhet skandali i rëndë i dhunimit të 7 fëmijëve në Prishtinë

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Mars 2026, 17:34
“Britmat dëgjoheshin çdo natë”, zbardhet skandali i

Një fëmijë pesë vjeçar ka shkuar në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, me lëndime të rënda trupore, shenja kequshqyerjeje dhe vështirësi në komunikim. Për gjendjen e tij, dyshohet se përgjegjës janë prindërit. Mësohet se dëmtimet në këmbë dyshohet t’i jenë shkaktuar nga e ëma, ndërsa fëmija është mbajtur në kushte të rënda jetese.

Për shkak të dyshimeve për gangrenë në shputa, të mërkurën ai i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Shërbimi Spitalor i Kosovës ka bërë të ditur se pas operimit, gjendja e tij është stabël. Familjarë të fëmijës, në kushte anonimiteti, kanë rrëfyer momentin kur e gjetën atë: “Të hënën kemi vizituar familjen dhe e kemi gjetur fëmijën në gjendje të mjerueshme dhe e kemi nisur fillimisht për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan”.

Për rastin janë njoftuar edhe institucionet përkatëse. Dy prindërit janë ndaluar nga policia dhe gjykata u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, nën dyshimin për veprat penale “shkelje e detyrimeve familjare” dhe “lëndim i rëndë trupor”.

Çifti janë prindër edhe të gjashtë fëmijëve të tjerë, të cilët dyshohet se janë keqtrajtuar. Aktualisht, të shtatë fëmijët ndodhen nën kujdes shtetëror. Ndërkohë, komshinjtë kanë treguar për situata të përsëritura dhune në familje: “I ka rrahur, gjithmonë i ka rrahur, deri në 12 të natës kanë bërtitur, janë ndjerë zërat. Gjithë, unë i kam dëgjuar, më ka ardhë gjynah se ata nuk kanë faj fëmija…”

Rasti ka rikthyer në vëmendje edhe rolin e institucioneve, pasi rreth katër vjet më parë fëmijët ishin larguar nga prindërit, por më pas ishin rikthyer me vendim gjykate. Nga Qendra për Punë Sociale në Lipjan drejtoresha Makfirete Shamolli ka deklaruar se : “Vendimi është ai që flet… është marrë një vendim prej një grupi të ekspertëve… Vizitat… janë bërë sipas nevojës”. 

Ndërsa nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Blerim Shabani tha: “Ne kemi ofruar pëlqimin për vendosjen e fëmijëve në strehim familjar… dhe autorizimin për njësinë inspektuese".

Organizatat për mbrojtjen e fëmijëve kanë kërkuar përgjegjësi institucionale, duke vlerësuar se mund të ketë pasur dështim në mbrojtjen e tyre.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë