Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, e ka cilësuar si “hap prapa” dështimin e Kuvendit të Kosovës për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit.
“Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, shkroi Terras në një postim në rrjetin social X, pasi Kuvendi nuk arriti ta përmbyllë procesin e zgjedhjes së presidentit.
Reagimi i tij vjen pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit, duke argumentuar se deputetët dështuan ta përmbushin detyrimin kushtetues për zgjedhjen e presidentit brenda afatit.
Sipas Osmanit, 5 marsi ishte afati i fundit kushtetues që Kuvendi ta zgjidhte presidentin e ri, 30 ditë para përfundimit të mandatit të saj më 4 prill. Ajo tha se përpjekjet e dështuara për zgjedhjen e presidentit nuk ishin as të rastësishme dhe as të pamenduara, por “të kalkuluara”.
“Është fatkeqësi e madhe që ata nuk zgjodhën interesin e Kosovës”, tha Osmani, duke shtuar se përmes dekretit po kryen detyrimin kushtetues.
Seanca e fundit e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, më 5 mars, u ndërpre në mungesë kuorumi, pasi në sallë munguan deputetët e partive opozitare. Në garë për këtë post ishin Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxha nga Lëvizja Vetëvendosje.
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e ka kundërshtuar dekretin e Osmanit, duke e cilësuar atë si “akt të paprecedent” që bie ndesh me rendin kushtetues. Zyrtarët e saj kanë thënë se vendi ka afat 60-ditor për ta zgjedhur presidentin dhe kanë dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërkohë, Osmani ka zhvilluar takim me krerët e partive politike, ku nuk morën pjesë krerët e LVV-së, për shpalljen e zgjedhjeve të reja të parakohshme. /rel
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
6 Mars23:11
BE-ja reagon për zhvillimet e fundit politike në Kosovë
Bashkimi Evropian i ka parë me keqardhje zhvillimet e fundit politike në Kosovë, pasi Kuvendi dështoi ta zgjedh presidentin e ri dhe u shp&e...
KOSOVA
6 Mars21:55
Kriza politike, Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Pas krizës së re institucionale në Kosovë qeveria gjermane thekson rëndësinë e institucioneve për integrimin e vendit n&...
KOSOVA
6 Mars19:11
Haradinaj: Ja datat e mundshme për zgjedhjet e reja në Kosovë
Kryetari i dorëhequr i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se 5, 12 dhe 19 prilli janë si opsione për zgjedhjet e reja, por mund të k...
KOSOVA
6 Mars19:12
Zgjedhja e Presidentit nga populli, Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim kërkesën e Kuvendit të Kosovës për kushtetueshmërinë e procedurës
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ka marrë në shqyrtim kërkesën e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, p...
KOSOVA
6 Mars18:18
Si po përdor Irani dronë të lirë për të shkaktuar kaos në të gjithë Lindjen e Mesme
Presidenti Donald Trump tha se raketat dhe industria e raketave të Iranit do të “shkatërroheshin plotësisht” kur SHBA-të t&...
KOSOVA
6 Mars18:11
Vjosa Osmani dekret për shpërndarjen e Parlamentit, IDK: Kushtetuesja të flasë para procesit zgjedhor
Instituti Demokratik i Kosovës kërkon që cështja e dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, duhet t&...
KOSOVA
6 Mars17:14
Kurti: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje! Unë i marr 80 deputetë së paku
Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje' tha Kryeministri Albin Kurti sot në një konferencë për media, pasi e quajti jokushtetues dekretin e...
KOSOVA
6 Mars16:30
Albin Kurti kundër Vjosa Osmanit: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit nuk është kushtetues
Albin Kurti në një deklaratë për mediat pas përplasjes në distancë me Presidenten Vjosa Osmani, u shpreh se shpërndarja ...
KOSOVA
6 Mars14:02
Kosovë/ Osmani shpërndau Kuvendin, LVV e çon dekretin në Kushtetuese
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavaci ka thënë të premten se shpërndarja e Kuve...
KOSOVA
6 Mars08:53
Vjosa Osmani shpërndan parlamentin, dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme
Presidentja Vjosa Osmani po mban një konferencë për shtyp lidhur me dështimin e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e preside...