KOSOVA

Dështimi për formimin e një qeverie të re, Kosova rrezikon të mbetet pa buxhet për vitin 2026

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Tetor 2025, 09:04

Dështimi për formimin e një qeverie të re, Kosova rrezikon

Dështimi për formimin e një qeverie të re ka rritur rrezikun që Kosova të hyjë në vitin 2026 pa buxhet.

Për ekspertin e financave, Haki Shatri, shteti rrezikon të falimentojë, teksa mund të mos ketë para as për paga, e as për pensione e shtesa për fëmijët në fillimvitin e ardhshëm.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Shatri thotë se vetëm një qeveri me kompetenca të plota mund të ndërmarrë nisma për ndryshimin e ligjit për buxhetin, apo për vazhdimin e ndarjeve buxhetore edhe për muajt e parë të 2026-tës.

“Nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje që të funksionalizohet një e dymbëdhjeta e buxhetit në janar, edhe tërmet të ketë, nuk guxon askush të ndërmarrë asgjë”, shprehet ai.

Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave thotë se pa një qeveri të re, në janari s’do të ketë para as për ushtrinë e Policinë.

Radio Evropa e Lirë: Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk i siguroi votat e nevojshme për krijimin e qeverisë se re. Më 30 tetor është afati i fundit për miratimin e buxhetit nga Qeveria, ndërsa Kuvendi duhet ta votojë atë deri më 31 dhjetor. Çfarë pasojash ekonomike mund të ketë, nëse ky proces nuk përmbyllet brenda afateve?

Haki Shatri: Afatet e rregullta për procedurat e miratimit të buxhetit në Kuvend janë këto. Në rast se nuk kemi një qeveri të plotfuqishme dhe me mandat të plotfuqishëm, e cila mund të procedojë një dokument me karakter ligjor, siç është buxheti, atëherë nuk ka kush ta dërgojë në Kuvend projektligjin për buxhetin, edhe nëse ai është përgatitur nga stafi civil brenda Ministrisë së Financave, apo nga organet kompetente për përgatitjen e tij.

Në këtë situatë, nuk ka kush ta propozojë ndryshimin e ligjit aktual për buxhetin. Si variant i mundshëm është një e dymbëdhjeta e buxhetit të këtij viti, për muajt janar dhe shkurt të vitit të ardhshëm. Proceduralisht, është propozim për ndryshimin e ligjit për buxhetin e këtij viti, pra ndjek të njëjtën procedurë sikurse miratimi i vetë ligjit për buxhetin. Nëse nga 1 janari s'ka qeveri të re, nuk do të ketë kush ta propozojë këtë vazhdim të shpenzimeve buxhetore dhe të parasë publike.

Vetëm qeveria me mandat të plotë "mund të ndryshojë ligjin për buxhetin"
Radio Evropa e Lirë: Në situatën aktuale, a ka të drejtë ligjore Qeveria në detyrë që të propozojë vazhdimin e shpenzimeve edhe për dy muajt e parë të vitit të ardhshëm?

Haki Shatri: Në ligjin për buxhetin shkruan se [të gjitha ndarjet buxhetore për vitin fiskal 2025 skadojnë] më 31 dhjetor 2025. Qeveria e plotfuqishme del me një vendim që data 31 dhjetor të ndryshohet, dhe merret vendim që ligji për buxhetin 2025 vazhdon të zbatohet edhe në muajit janar dhe shkurt të vitit 2026, që i bie ndryshim i ligjit, do të thotë procedurë e njëjtë me miratim të ligjit. Qeveria [në detyrë e Kosovës] nuk e ka këtë të drejtë. Po flas tashmë jashtë përgjegjësisë profesionale që e kam, vetëm nëse deputetët i mbyllin sytë për arsye se iu cenohet paga ose disa interesa personale, dhe thonë "hajt, edhe pse nuk është në pajtim me ligjin, po e gëlltisim këtë variant". Por, kjo është e jashtëligjshme. E them me përgjegjësi të plotë: është e jashtëligjshme.

Radio Evropa e Lirë: Pse mendoni se është kundërligjore?

Haki Shatri: Sepse kjo qeveri nuk ka kompetenca të propozojë as ligj, dhe as ndryshim të ligjit. Kjo ka kompetencë vetëm të zbatojë ligjet që janë në fuqi.

Radio Evropa e Lirë: Deri kur kemi buxhet, në situatën që jemi, pra me Qeveri në detyrë?

Haki Shatri: Në situatën që jemi, deri më 31 dhjetor buxheti është i aprovuar. Ai zbatohet, procedohen pagat, pensionet, të gjitha pagesat që janë të papara me ligjin e buxhetit vazhdojnë në mënyrë normale, si me qeveri, si pa qeveri. Sepse nuk ka nevojë që ministri të merret më me atë punë. Merret Thesari, merret Drejtoria e Buxhetit, dhe ai vetëm zbatohet. Prej 31 dhjetorit, ky ligj shfuqizohet. Për ta bërë të plotfuqishëm këtë ligj pas 1 janarit, duhet të ndryshohet ligji. Ndryshimi është formal, me dy fjali ndryshohet, por është procedurë ligjore. Një vendim i Qeverisë për të vazhduar këtë buxhet edhe vitin tjetër nuk është konform me ligjin, sepse Qeveria në detyrë nuk ka kompetencë.

Vetëm një qeveri e plotfuqishme mund t’i propozojë Kuvendit që buxheti të vazhdohet edhe për një muaj, sipas nevojës, sikurse që ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Radio Evropa e Lirë: Por, Kosova tashmë ka Kuvendin e konstituuar. A ka ndonjë mekanizëm brenda këtij organi, që të mundësojë vazhdimin e buxhetit edhe për dy muaj?

Haki Shatri: Unë, me sa di, ligjet që janë në fuqi e parashohin mundësinë e vazhdimit, kur ka qeveri të plotfuqishme. Pra, që [ekzekutivi] t’ia propozojë Kuvendit, e më pas Kuvendi të marrë vendim.

Radio Evropa e Lirë: Kosova po përballet me mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, të cilat vetë kanë afate. Sa pritet të ndikojë kjo situatë në stabilitetin financiar të vendit, dhe në procesin e planifikimit buxhetor për vitin 2026?

Haki Shatri: Njerëzit që janë liderë të vendit, po flas për të gjitha partitë, duhet të mendojnë me kohë, të menaxhojnë kohën dhe rrethanat. Nuk është dashur të humbet një vit, për të ardhur fundi i vitit dhe të mos ketë institucione të konsoliduara. Normalisht që tani kemi probleme të kësaj natyre, me buxhet.

Brenda këtij viti mund të ndodhë që të kemi edhe zgjedhje të jashtëzakonshme, por qeveri të re nuk do të mund të ketë. Unë nuk e di a ka të drejtë Kuvendi t’i japë mandat Qeverisë, me një vendim të veçantë, për të marrë vendim për buxhetin.

Nga 1 janari "nuk do të ketë paga, pensione"
Radio Evropa e Lirë: Por, sipas jush, cila është zgjidhja, pasi për një mandat e keni udhëhequr Ministrinë e Financave në Qeverinë e Kosovës?

Haki Shatri: Sipas përvojës që kam pasur edhe në Kuvend, Kuvendi mund të hyjë pak "në të kuqen", nëse pajtohen deputetët me shumicë votash, t’i kërkojnë Qeverisë që të marrë vendim lidhur me buxhetin. Përndryshe, tjetër rrugë nuk ka.

Thjesht, jam i trishtuar deri ku ka ardhur puna. Të vijë situata, pas 25 vjetësh çlirim, të falimentojë shteti, të mbyllet shteti, të mos funksionojë.

Nëse më 1 janar nuk kemi një vendim të plotfuqishëm për të vazhduar një e dymbëdhjeta e buxhetit të këtij viti, nuk do të ketë paga, pensione, shtesa të fëmijëve, nuk do të ketë më para për asnjë lloj shpenzimi, as për lëndë djegëse sa për të futur çelësin një veture [qeveritare] për ta ndezur.

Radio Evropa e Lirë: Po për rastet emergjente, a ka hapësirë ligjore?

Haki Shatri: Nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje që të funksionalizohet një e dymbëdhjeta e buxhetit në janar, edhe tërmet të ketë, nuk guxon askush të ndërmarrë asgjë.

Radio Evropa e Lirë: As për ushtrinë apo sektorë tjerë të caktuar të rëndësishëm?

Haki Shatri: As për ushtri, as për Polici, as për asgjë. Buxheti është ligj, të cilin nuk guxon askush ta shkelë./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë