KOSOVA

Dy javët vendimtare për Presidentin e ri në Kosovë

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Prill 2026, 10:12

Dy javët vendimtare për Presidentin e ri në Kosovë

Kosova ka hyrë në dy javët vendimtare politike. Nëse deputetët nuk zgjedhin një president deri më 28 prill, atëherë qytetarët do të detyrohen të dalin të votojnë sërish në zgjedhje parlamentare – për herë të tretë në një vit e gjysmë. Por përderisa ditët po ecin, partitë duken larg arritjes së një marrëveshjeje finale.

Përderisa opozita po e akuzon Vetëvendosjen në pushtet se nuk është e interesuar të zgjedhë presidentin, VV-ja po i kritikon opozitarët për mungesë të propozimeve.

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se nëse Vetëvendosje nuk është e interesuar ta zgjedhë presidentin me partinë që ajo përfaqëson, le t’i japë zgjidhje situatës me deputetët e partive të tjera.

Ajo e theksoi këtë të martën, pasi deri tash kryeministri Albin Kurti që e drejton LVV-në, nuk i është përgjigjur kushtit të vënë nga partia kryesore në opozitë që takimit mes liderëve të të dyja partive t’i paraprijë një letër në format zyrtar.

“Ne kemi deklaruar që kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitetin që i takon çështjes në fjalë dhe kemi kërkuar nga Albin Kurti që ta formalizojë kërkesën e tij karshi PDK-së, në një letër të shkruar. Deri në këtë moment një letër e tillë nuk ka ardhur në adrese të PDK-së, ndoshta ka adresa tjera”, ka thënë Çitaku.

Pas konstituimit të Kuvendit, Kurti ka zhvilluar takime me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, por të tilla kanë munguar pas aktgjykimit të Kushtetueses për presidentin.

E, me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar deri tash 4 herë, përfshirë një herë edhe pas aktgjykimit të fundit të Kushtetueses. Në fund të javës së shkuar, Abdixhiku ka thënë se do një marrëveshje të madhe me LVV-në dhe se nuk e mbështet asnjë prej dy kandidatëve të saj për president.

Ndërkaq deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se mungon vullneti politik nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjen e një presidenti.

“Po nëse nuk ka zgjidhje në afatin i cili tashmë është dhënë dhe ditët janë vetëm duke u harxhuar, jemi më afër zgjedhjeve sesa një zgjidhje që po shihet. Sepse në mungesë të vullnetit të partisë shumicë, duket që nuk ka interesim që të kemi një president në këtë fazë, ose një president siç është kërkuar dhe kërkohet sipas Kushtetutës, që është një president konsensual dhe i cili përfaqëson të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai për “Ekonomia Online”.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, është shprehur se Kurti është duke u angazhuar që t’i japë zgjidhje situatës, me qëllimin për t’i evituar zgjedhjet e parakohshme.

“Kryeministri Kurti është duke vazhduar angazhimet e tij dhe unë besoj në ditët e mbetura, sepse nuk kanë mbetur edhe shumë ditë, të arrijmë një pajtueshmëri dhe një mbështetje, gjegjësisht propozime konkrete dhe të gjejmë një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Nagavci.

Bazuar në aktgjykimin e Kushtetueses, presidenti duhet të zgjidhet deri më 28 prill, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të parakohshme që duhet të organizohen brenda 45 ditëve.

Mandati i presidentes së shkuar, Vjosa Osmani, përfundoi më 4 prill. Nga ajo ditë, shteti është me ushtruese detyre të presidentes, Albulena Haxhiun.

Më 25 mars, Gjykata Kushtetuese u dha deputetëve 34 ditë afat për të zgjedhur presidentin duke e shpallur të pavlefshëm juridikisht një dekret të Osmanit për shpërndarje të Kuvendit që nuk zgjodhi president deri më 5 mars.

Për Osmanin, VV-ja ka thënë se s’i kanë pasur të sigurta 80 votat e nevojshme. Në seancën e 5 marsit, në Kuvend VV-ja propozoi Glauk Konjufcën dhe Fatmire Mulhaxhën për president. Votimi nuk nisi në mungesë kuorumi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë