
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, i cili dyshohet se ka kryer veprën “krim i luftës kundër popullatës civile” në komunën e Istogut.
I dyshuari T.P., sipas aktakuzës, gjatë periudhës së luftës në Kosovë në fshatin Cerrcë dhe fshatrat përreth në Istog, së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, “ka kryer vrasje, plaçkitje dhe shkatërrim të pasurisë të civilëve shqiptarë”.
T.P., i nacionalitetit serb, u arrestua më 12 shtator të vitit 2024. Ai akuzohet se në prill të vitit 1999 ka marrë pjesë në vrasjen e pesë anëtarëve të një familjeje.
“Viktimat K.R., Z.R, R.R., I. R dhe Sh.R., nën kërcënimin e armëve, janë detyruar të lënë shtëpinë e tyre dhe janë vendosur në një shtëpi tjetër, në të cilën më pas ishin vrarë. Sipas aktakuzës, shtëpia bashkë me trupat e viktimave është djegur”, u tha në njoftimin e Prokurorisë.
Përveç vrasjeje, T.P. akuzohet se ka vjedhur pasuri të luajtshme dhe më pas ka djegur shtëpitë në fshatrat e kësaj komune, informon Radio Evropa e Lirë. Së voni, Prokuroria Speciale ka ngritur disa akuza për krime që janë kryer gjatë luftës më 1998-99.
Në gusht, ajo dorëzoi në gjykatë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të më shumë se 800 mijë civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës. Që nga përfundimi i luftës, dhjetëra persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Nga viti 2000 deri më 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).
Më 2018, EULEX-i dorëzoi lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe gjykatat vendore. Gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-1999 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.
Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
27 Nëntor15:04
Albin Kurti: Municionet e para ‘Made in Kosova’ do të prodhohen në fund të vitit 2026
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se municionet e para të fabrikës së municioneve që do të ndërt...
KOSOVA
26 Nëntor23:35
Shpërthen një granatë dore në Zubin Potok, një i vrarë
Një person është gjetur sot pa shenja jete në Zubin Potok. Dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të nj&...
KOSOVA
26 Nëntor19:49
Vetëvendosje zgjedh kandidatin për kryeministër. Asnjë votë kundër në Këshillin e Përgjithshëm
Zyrtarisht, Levizja Vetëvendosje ka shpallur Albin Kurtin si kandidat për kryeministër për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 d...
KOSOVA
26 Nëntor17:36
Ish-kreu i PDK heq dorë edhe nga gara për deputet
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka caktuar si shef të shtabit qendror zgjedhor ish-kryetarin, Memli Krasniqi.
Lajmin e ka bërë të...
KOSOVA
26 Nëntor17:02
Vdekja e Shpat Kasapit, Kurti mesazh ngushëllimi familjes: Shumë breza të pasluftës u rritën me figurën e tij dhe këngët emblematike
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shpreh ngushëllime familjes së Shpat Kasapit, pas ndarjes nga jeta të këngëtarit shqip...
KOSOVA
25 Nëntor20:07
Vjosa Osmani pret në zyrë ish-policin Arbnor Spahiu, thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë nga Serbia
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në zyrën e saj ish-policin e Njësisë Speciale, Arbnor Spahiun, i cili u mbajt në paraburgim për...
KOSOVA
25 Nëntor19:58
Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi, Ministria e Jashtme kërkon angazhim ndërkombëtar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e shtetasit të Kosovës, Avni Qenaj, nga auto...
KOSOVA
25 Nëntor19:54
Kosovë/ Ndërron jetë i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës
Behar Topilla, i vetmi që i shpëtoi masakrës së 1 majit 1999 në Shavarinë të Gllanasellës, ku humbën jetën mbi...
KOSOVA
25 Nëntor16:34
Xhelozia, burri nga Prizreni qëllon me thikë disa gruan
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.G., për shkak të dyshimit të bazuar se i një...
KOSOVA
25 Nëntor16:15
Shpërthimi në Ibër-Lepenc, një vit më vonë as aktakuzë, as përgjegjësi
Një vit pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc, në fshatin Varragë në pjesën veriore të Kosovës, rrethanat e n...