KOSOVA

Video/ Festa paszgjedhore në Han të Elezit festohet me shtëna me armë zjarri, i pranishëm edhe kryetari

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Tetor 2025, 20:35
Video/ Festa paszgjedhore në Han të Elezit festohet me shtëna me

Mbrëmjen e datës 13.10.2025 – një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Kosovë, në komunën e Hanit të Elezit janë dëgjuar të shtëna me armë gjatë një feste me këngë e muzikë.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në Han të Elezit prin lista e udhëhequr nga kryetari aktual i komunës, Mehmet Ballazhi, i cili ka marrë 50.96% të votave.

Ky rezultat, që i jep epërsi Ballazhit në garën për kryetar, është pritur me festime nga një grup qytetarësh, ndërsa gjatë njërës prej festave të mbajtura në natën paszgjedhore janë dëgjuar edhe të shtëna me armë.

Një video-incizim i siguruar nga KALLXO.com tregon momente nga festa, ku shihet një person që nxjerr një armë, qëllon disa herë në ajër dhe më pas e fut armën në xhep.

Në prapavijë dëgjohet këngë festive, e cila sipas burimeve është kënduar për të shënuar rezultatin e lartë të listës së Ballazhit.

Videoja i është dërguar për koment edhe vetë kryetarit aktual të Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi. Ai ka mohuar të ketë organizuar ndonjë festë, duke sqaruar se është ftuar nga disa bashkëqytetarë dhe se nuk ka pasur lidhje me të shtënat që janë dëgjuar gjatë mbrëmjes.


“Më kanë thirrë disa mërgimtarë, unë kam shkuar për t’i respektuar. Ka gjuajtur dikush, i kam dëgjuar të shtënat, por nuk më ka interesuar kush dhe si, sepse me gjasë ka qenë armë me gaz” – ka deklaruar Ballazhi për KALLXO.com.

Ai ka shtuar se rasti tashmë është duke u trajtuar nga Policia dhe Prokuroria dhe sipas tij, personi që shihet në video është identifikuar.

“Rasti është në trajtim nga organet e rendit. Me sa kam dëgjuar, është identifikuar personi. Ngjarja ka ndodhur parmbrëmë dhe nuk qëndron ajo që është thënë në rrjete sociale se unë kam organizuar ndonjë festë. Thjesht kam respektuar disa mërgimtarë që më kanë ftuar” – ka theksuar Ballazhi.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë në Rajonin e Ferizajt. Kanun Veseli konfirmoi se një rast është trajtuar për armëmbajtje pa leje në fshatin Seqishtë, në Han të Elezit.

Rasti është regjistruar më 13.10.2025 rreth orës 22:00.

“Lidhur me një informatë për armë mbajtje pa leje është kontrolluar shtëpia e të të dyshuarit mashkull k- shqiptar ku është gjetur dhe konfiskuar një revole me gaz. I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”- ka thënë Kanun Veseli më 15.10.2025.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë