
Mijëra studentë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, të mbështetur edhe nga të rinj nga Kosova dhe Shqipëria, kanë protestuar në Shkup duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.
Me flamuj kuqezi, pankarta dhe thirrje në mbrojtje të gjuhës shqipe, protestuesit marshuan drejt Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa një moment i veçantë tërhoqi vëmendjen e qytetarëve dhe rrjeteve sociale.
Në mes të turmës u shfaq një djalë i vogël i veshur me jelek tradicional shqiptar, i cili mbante një pankartë me mbishkrimin: “Mos ma përktheni të ardhmen!!”. Mesazhi i tij u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u kthye në simbolin emocional të protestës.
I pyetur nga mediat për praninë e tij në marshim, vogëlushi deklaroi shkurt: “Mos ma mohoni gjuhën shqipe”.
Protestuesit nisën marshimin nga Ura e Gurit me thirrje si “Gjuha shqipe nuk negociohet” dhe “Gjuha shqipe amanet”, ndërsa kërkuan edhe dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov.
Sipas organizatorëve, përdorimi i gjuhës shqipe është një e drejtë kushtetuese dhe nuk duhet të kufizohet në sistemin arsimor apo juridik.
Tubimi u shoqërua edhe me tensione, pasi raportohet se policia ka ndaluar tre studentë gjatë protestës. Gjithashtu, studentë të ardhur nga Tirana pretenduan se janë përballur me kontrolle dhe pengesa në kufi apo në hyrje të Shkupit.

Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
18 Maj17:52
"Gjuha shqipe amanet" - Studentët në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë
Mijëra studentë shqiptarë janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut për protestën e tyre për gjuh&eu...
KOSOVA
18 Maj17:25
“UÇK, UÇK, UÇK”/ Shkupi vishet kuqezi, studentët shqiptarë në RMV mbushin rrugët kryesore
Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po protestojnë ditën e sotme në Shkup, për gjuhën shqipe. Protest&...
KOSOVA
18 Maj16:43
Nis grumbullimi për protestën për gjuhën shqipe, studentëve në Maqedoninë e Veriut i bashkohen dhe ata nga Kosova
Ka nisur grumbullimi i studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në protestën për gjuhën shqipe. Kësaj proteste ...
KOSOVA
18 Maj09:13
Tre palë zgjedhje për 16 muaj: Kosova në krizë politike dhe ekonomike
Kosova po hyn sërish në një proces zgjedhor që, në vend të zgjidhjeve, po prodhon një tjetër kapitull të pasiguri...
KOSOVA
17 Maj16:26
Zgjedhjet në Kosovë/ Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë listën
Mbi 99 mijë shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit janë pranuar për të votuar në zgjedhjet e parakohshm...
KOSOVA
17 Maj11:38
Operacion në veri të Kosovës, zbulohen armë dhe municione
Janë sekuestruar armë dhe pajisje të ndryshme ushtarake gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar në Mitrovicë...
KOSOVA
16 Maj19:06
EMRI/ Gjendet pa shenja jete 29-vjeçari në Ferizaj, policia nis hetimet
Një 29-vjeçar i identifikuar si Fatjon Rexhepi, është gjetur pa shenja jete mëngjesin e kësaj të shtune në f...
KOSOVA
16 Maj10:08
Opozita serbe në Kosovë paraqet ankesë ndaj vendimit të KQZ-së për moscertifikim
Lista e përbashkët e partive opozitare serbe në Kosovë, “Bashkë fitojmë” është ankuar në Panelin Zgjedh...
KOSOVA
15 Maj17:22
Dhunonte fëmijët në një kopësh privat, dënohet me 11 vite burg dhe 6 mijë euro gjobë edukatorja
Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 11 vite burg dhe 6 mijë euro gjobë një edukatore e cila dhunonte fëmij&eu...