KOSOVA

“Gjasa të pakta” për Qeverinë Konjufca

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2025, 21:14
“Gjasa të pakta” për Qeverinë Konjufca

Gjasat që Glauk Konjufca, mandatar për kryeministër i emëruar nga presidentja Vjosa Osmani, të formojë Qeverinë e re të Kosovës, duken minimale.

Me ish-opozitën e bashkuar rreth idesë për zgjedhje të reja, përpjekja e dytë e Lëvizjes Vetëvendosje për të krijuar ekzekutivin, rrezikon të përfundojë në të njëjtin bllokim politik, thonë analistët.

Partitë ish-opozitare - Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate - e kanë bërë të qartë se nuk do ta mbështesin një qeveri të udhëhequr nga Konjufca.

Qëndrimi i tyre u shpall publikisht edhe para se presidentja Osmani ta mandatonte zyrtarisht atë më 4 nëntor.

Radio Evropa e Lirë bëri përpjekje t’i kontaktonte përfaqësuesit e të gjitha partive një ditë më vonë, për t’i pyetur për hapat që do t’i ndjekin, por pa sukses. Kërkesës për intervistë nuk iu përgjigj as Konjufca.

“Qëndrimi i ish-opozitës është betonuar”

Sipas profesorit Rrahman Paçarizi, nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, vendimi i partive ish-opozitare për të mos mbështetur një qeveri të udhëhequr nga Vetëvendosja “është i betonuar” prej kohësh.

Ai shton se nuk pret që Konjufca të sigurojë mbështetjen e asnjë partie tjetër, veçanërisht pasi përbërja e propozuar e kabinetit mbetet e njëjtë me atë që mandatari i parë për kryeministër, Albin Kurti, ka dorëzuar në përpjekjen e tij të dështuar, më 26 tetor.

Megjithatë, nuk e përjashton mundësinë që ndonjë deputet individual nga ish-opozita të vendosë ta votojë Qeverinë e Konjufcës.

“Ai ka pasur qasje pak më ndryshe nga zoti Kurti në raport me opozitën. Ka qenë më pak polarizues”, thotë Paçarizi.

“Një propozim shumë i vonuar”

Analisti Avni Arifi e sheh mandatimin e Konjufcës si hap të vonuar dhe politikisht të pamjaftueshëm.

Ai thotë se sikur ky propozim të ishte bërë në prill - kur edhe kanë nisur dështimet për konstituimin e Kuvendit - Vetëvendosje do të kishte dërguar sinjale të gatishmërisë për kompromise me opozitën.

Por, sipas tij, Vetëvendosje ka zgjedhur të krijojë situata bllokuese për formimin e institucioneve dhe të përdorë diskurs të ashpër ndaj partive ish-opozitare, duke i fajësuar ato për bllokadën.

“Krejt çfarë po mbetet, janë dy opsione: të bëjë [LVV-ja] ndonjë marrëveshje me Listën Serbe ose të ‘kontrabandojë’ ndonjë deputet të partive ish-opozitare [për të votuar Qeverinë e re]. Por, shanset edhe për këto dy opsione më duken të zymta”, thotë Arifi për Radion Evropa e Lirë.

Loja me afatet

Në rast të dështimit të Konjufcës, Kushtetuta e Kosovës parashikon vetëm një rrugëdalje: shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Konjufca ka 15 ditë kohë për të paraqitur përbërjen e re qeveritare para Kuvendit - deri më 19 nëntor.

Pas kësaj date, presidentja Osmani mund të shpallë menjëherë zgjedhjet ose të presë deri në përmbushjen e afatit 60-ditor që rrjedh nga emërimi i mandatarit të parë.

“Presidentja Osmani mund të rrijë e heshtur 20 ditë, derisa të përmbushet afati prej 60 ditësh që nga nominimi i mandatarit të parë”, thotë Paçarizi.

Ai përmend edhe një tjetër mundësi që po qarkullon në qarqet politike, se “Osmani mund ta shfrytëzojë këtë periudhë për t’u tërhequr nga posti i presidentes, për t’u përfshirë në garën politike, duke sakrifikuar vetëm një muaj të mandatit të saj”.

Në vitin 2021, Kurti dhe Osmani garuan në zgjedhje parlamentare me një listë të vetme zgjedhore dhe fituan bindshëm.

Sipas Paçarizit, kjo lëvizje do të kishte pasoja politike të ndjeshme, ndërsa “të gjitha partitë - nga Vetëvendosje tek ish-blloku opozitar - do të përpiqeshin të përfitonin nga këto lojëra taktike me afatet kushtetuese”.

Një cikël i ri bllokadash?
Skenari më i mundshëm, sipas analistëve, është përsëritja e ngërçit politik.

Arifi nuk beson se zgjedhjet e reja eventuale do të përmirësonin marrëdhëniet ndërmjet partive politike në Kosovë.

Përkundrazi, ai paralajmëron se vendi mund të përballet me një cikël të ri të bllokadave institucionale.

“Nuk shoh asnjë gatishmëri nga partitë e tjera për të bashkëpunuar me Vetëvendosjen, sepse si partner politik është jashtëzakonisht i papërshtatshëm”, thotë Arifi.

Sipas tij, kultura e bashkëpunimit ndërpartiak, e cila ishte zhvilluar gjatë dekadës së kaluar, është “shkatërruar plotësisht” pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje.

Paçarizi paralajmëron, gjithashtu, se polarizimet politike mund të vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve të reja.

“Ka shumë mundësi që të vazhdojnë, në rast se nuk do të ketë ndryshim konstelacioni të partive politike që do të përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës”, thotë ai.

Sipas Paçarizit, skena politike është tashmë e dominuar nga rrëfimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka paralajmëruar dy palë zgjedhje brenda pak muajsh - në dimër dhe më pas në pranverë, kur përfundon edhe mandati i presidentes Osmani.

Partitë tashmë po e ndjekin këtë narrativ, sipas Paçarizit, i cili vetëm se thellon krizën dhe vonon zgjidhjen e saj.

Kosova është me Qeveri në detyrë që nga muaji mars, ndërsa procesi i konstituimit të Kuvendit është zvarritur për rreth gjashtë muaj, duke përfunduar disa herë në Gjykatën Kushtetuese.

Bashkimi Evropian ka shfaqur shpresën që vendi ta formojë sa më shpejt një qeveri funksionale, në mënyrë që të nisë zbatimin e rekomandimeve të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, i cili ka vlerësuar se Kosova ka shënuar përparim të kufizuar, për shkak të bllokadës politike.

Nga Kuvendi i Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se deri pasditen e 5 nëntorit, nuk ka pasur ndonjë lëvizje për organizimin e seancës për votimin e Qeverisë së re.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë