KOSOVA

Gjyqi për tre të akuzuarit për shpërthimin në Ibër-Lepenc nis më 24 dhjetor

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2025, 18:14
Gjyqi për tre të akuzuarit për shpërthimin në

Gjykimi ndaj tre të akuzuarve për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit është caktuar që të nisë më 24 dhjetor.

Seanca fillestare ndaj vëllezërve Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq do të mbahet në orën 09:30 të 24 dhjetorit, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Më 9 dhjetor, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi për ngritjen e aktakuzës ndaj tre të pandehurve për shpërthimin që ndodhi më 29 nëntor 2024 në fshatin Varragë.

Prokuroria i ngarkon të pandehurit me veprat penale të “rrezikimit të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike, “kryerjes së veprës terroriste”, “armëmbajtjes pa leje” dhe “spiunazhit”. Aktakuza thotë se vëllezërit Viqentijeviq, së bashku me persona ende të panjohur, “pas një marrëveshje paraprake, kanë vendosur eksploziv [rreth 20 kilogramë të llojit Trinitrotoluene ‘TNT’] në brendësi të kanalit”.

Sipas Prokurorisë, vëllezërit Viqentijeviq e kishin aktivizuar lëndën shpërthyese përmes një çante që e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni, “ku si pasojë është dëmtuar rëndë struktura e betonit të kanalit Ibër-Lepenc, është shkaktuar ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm, është rrezikuar prodhimi i energjisë elektrike”.

Ndërmarrjes Ibër-Lepenc, sipas aktakuzës, i është shkaktuar një dëm prej afër 400 mijë eurosh.

Jovan Viqentijeviq, po ashtu, akuzohet për spiunazh. Sipas Prokurorisë Speciale, deri në momentin e arrestimit ai ishte i rekrutuar nga Shërbimi Informativ Ushtarak i Serbisë dhe mbante gradën e togerit.

Prokuroria tha se ai e kishte ndihmuar këtë shërbim “duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim që të njëjtat t'i përdorë gjatë aktivitetit të tij të kundërligjshëm në territorin e Kosovës”.

Në hetimet këtë rast, Kosova ka bashkëpunuar me partnerë evropianë dhe ata amerikanë.

Lidhur me shpërthimin, autoritetet kishin arrestuar dhjetëra persona të dyshuar dhe kishin sekuestruar armë dhe eksplozivë.

Por, deri më tani dihej se për këtë rast ishin dërguar në paraburgim vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viçentijeviq.

Ndërmarrja Hidroekonomike Ibër-Lepenc, furnizon me ujë disa qytete të Kosovës dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Kjo ndërmarrje është në pronësi të plotë të Qeverisë së Kosovës. Menjëherë pas shpërthimit, autoritetet në Kosovë fajësuan Serbinë se qëndron pas kësaj ngjarjeje, por akuzat u mohuan nga Beogradi.

Më 10 dhjetor, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se të dhënat e inteligjencës tregojnë se tre serbët e akuzuar për shpërthimin në Ibër-Lepenc kanë qenë të lidhur ngushtë me strukturat shtetërore të Serbisë.

“Tashmë është në rrugë të mbarë hetimi i këtij rasti, ku janë siguruar prova se pikërisht tre serbët e akuzuar ishin në vendin e ngjarjes natën kritike, për ç’gjë falënderoj institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës dhe FBI-në nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për punën profesionale të kryer në këtë rast”, tha Kurti përmes një postimi në Facebook. Sipas tij, gjykimi në këtë rast “do ta dëshmojë se të akuzuarit ishin pjesë e strukturave ilegale të Serbisë, të lidhur ngushtë me mikun e [presidentit të Serbisë Aleksandar] Vuçiqit, terroristin Millan Radoiçiq, dhe strukturat tjera shtetërore të Serbisë që planifikuan dhe urdhëruan sulmin terrorist”.

Kurti iu referua ish-nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në vend, Millan Radoiçiq, të cilin autoritetet kosovare e kërkojnë me fletarrestim për vepra të ndryshme penale, përfshirë për një sulm vdekjeprurës kundër Policisë së Kosovës në veri të vendit më 2023.

Radoiçiqit e mori përgjegjësinë për atë sulm ku u vra një rreshter kosovar.  Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë