KOSOVA

Grafite në qendër të Beogradit: Nga gjenocidi te Kosova

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Maj 2026, 18:06

Mesazhi “Kosova është zemra e Serbisë” është shkruar në fasadën e një ndërtese në zonën kryesore të këmbësorëve në Beograd, ku çdo ditë kalojnë mijëra turistë.

Ky slogan nacionalist, që mohon pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008, zëvendësoi një grafit që mohonte gjenocidin ndaj boshnjakëve në Srebrenicë.

Grafite në qendër të Beogradit: Nga gjenocidi te Kosova

Ky i fundit ndodhej aty që nga qershori i vitit 2024 dhe si autor ishte nënshkruar grupi ultradjathtist “Patrulla Popullore”.

Aktivistët e organizatës joqeveritare “KROKODIL” e kanë fshirë disa herë atë grafit, por mesazhet nacionaliste kanë vazhduar të rikthehen.

“Ata i bëjnë këto grafite me qëllim që të përhapin propagandë, frikë, urrejtje, nacionalizëm e gjëra të ngjashme”, thotë për Radion Evropa e Lirë Filip Jovanoviq, aktivist që ka marrë pjesë në rreth njëzet aksione të lyerjes.

Pas aksionit të fundit të aktivistëve, në fasadë u shfaq mesazhi për Kosovën, por, kësaj radhe, asnjë organizatë nuk u nënshkrua si autor.

Radio Evropa e Lirë nuk mori përgjigje nga Administrata e Qytetit të Beogradit, as nga Inspektorati Komunal i Komunës Qyteti i Vjetër, në territorin e së cilës është shkruar grafiti.

Çfarë thonë qytetarët?

Marko, një 26-vjeçar nga Beogradi, thotë se nuk sheh diçka të pakëndshme në grafitet si ai që ndodhet aktualisht në fasadën e dyqanit “Beograd” në qendër të qytetit.

“Është historia jonë dhe turistët që ecin nëpër qendër të qytetit, duhet ta shohin. Mendoj se duhet të ketë më shumë murale të tilla”, thotë ai.

Lubica, 43 vjeç, po ashtu nga Beogradi, beson se mesazhet e tilla nuk kanë vend në qendër të qytetit.

“Në fund të fundit, kjo është qendra e qytetit dhe do të ishte më mirë nëse nuk do të kishte grafite. Nëse do të duhej të kishte diçka, atëherë do të ishte mirë nëse do të lidhej me folklorin tonë, siç është, për shembull, modeli nga qilimi i Pirotit”, thotë ai.

Grafite në qendër të Beogradit: Nga gjenocidi te Kosova

Edhe pse gjendet në një zonë të frekuentuar këmbësorësh, grafiti nuk i ka rënë në sy Nenadit.

“Nuk e kam parë fare atë grafit derisa ma treguat ju. Nuk kam asgjë kundër politikës shtetërore, por mendoj se do të ishte më bukur sikur të ishte, thjesht, një mur i bardhë”, thotë ai.

Nga Administrata e Qytetit dhe Inspektorati Komunal i Qytetit të Vjetër nuk janë përgjigjur në pyetjen e Radios Evropa e Lirë se përse grafiti që mohon pavarësinë e Kosovës, nuk është fshirë.

Grafite në qendër të Beogradit: Nga gjenocidi te Kosova

Slogani “Kosova është zemra e Serbisë” u përhap në fund të viteve ’80, gjatë rritjes së nacionalizmit serb, dhe u përdor gjerësisht edhe gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999.

Ai u përdor nga politikanë, organizata, grupe tifozësh dhe pjesë të Kishës Ortodokse Serbe.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të cilën Serbia ende nuk e njeh, slogani u rikthye sërish në përdorim.

Tel me gjemba për aktivistët

Aktivistët e “KROKODIL”-it kanë hequr disa herë nga fasada e ish-qendrës tregtare “Beograd” grafitin me mesazhin në anglisht: “I vetmi gjenocid në Ballkan ka qenë ndaj serbëve”.

Ky mesazh u shfaq për herë të parë në fillim të qershorit 2024 dhe si autor u nënshkrua grupi i paregjistruar ultradjathtist “Patrulla Popullore”, i njohur për lidhje me grupe të afërta me Rusinë dhe për veprime kundër migrantëve.

Grafiti u shfaq vetëm pak ditë pasi në Kombet e Bashkuara u miratua rezoluta që shpalli 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Grafite në qendër të Beogradit: Nga gjenocidi te Kosova

Gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, në vitin 1995, forcat serbe të Bosnjës, nën komandën e Ratko Mlladiqit, vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë.

“Herën e fundit kur ishim aty [më 11 prill], sipërfaqja ishte lyer me vaj dhe ishin vendosur copa teli me gjemba, që dikush të rrëshqiste dhe të lëndohej. Duhej të punonim me shumë kujdes”, thotë Jovanoviq.

Ky student 23-vjeçar i Psikologjisë jeton në Valevë - rreth 100 kilometra në jugperëndim të Beogradit.

Në Beograd shkon sa herë që “KROKODIL” organizon aksione për heqjen e grafiteve dhe thotë se, deri tani, ka marrë pjesë në rreth njëzet të tilla.

Edhe pse mesazhet nacionaliste rikthehen shpejt në mure, ai thotë se nuk e humb motivimin.

“Secili prej nesh duhet t’i lajë dhëmbët çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje. E njëjta gjë është edhe me atë që bëjmë ne - është një lloj mirëmbajtjeje e rregullt e higjienës së qytetit”, thotë Jovanoviq.

Kërcënime me rikthimin e ushtrisë në Kosovë

Aktivistët e “KROKODIL”-it po i kthejnë fasadat në gjendjen e tyre origjinale me ngjyrë të bardhë, duke i mbuluar parullat shoviniste të shkruara në mure.

Rreth njëqind metra larg grafitit “Kosova është zemra e Serbisë”, në rrugën “Sremska”, aktivistët mbuluan në mes të majit edhe grafitin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Grafite në qendër të Beogradit: Nga gjenocidi te Kosova

Policia dhe ushtria e Serbisë u tërhoqën nga Kosova në vitin 1999, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, me të cilën u ndalën bombardimet e NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë, të cilat nisën për shkak të krimeve të forcave serbe ndaj civilëve shqiptarë.

Ky slogan nacionalist është shkruar në shumë vende në Serbi dhe është hequr edhe më herët nga aktivistët civilë, të cilët thonë se ai nxit jotolerancë dhe thirrje për konflikt.

Muralet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” janë shfaqur në gjithë Serbinë edhe më shumë se tre vjet më parë.

Murali “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” në rrugën "Sremska" në Beograd u mbulua nga aktivistët, por persona të panjohur e rikthyen shumë shpejt në të njëjtin vend.

Për ditë me radhë, persona të panjohur i kanë shkruar në fasada publike dhe private, si dhe në muret mbajtëse përgjatë autostradave.

Muralet nuk janë të nënshkruar, por një portal i lidhur me tifozët e klubit të futbollit “Crvena Zvezda” ka pohuar se ata e kanë vendosur këtë varg në disa lokacione në Beograd.

Jovanoviq thotë se grafitet nacionaliste rikthehen shpejt, sepse, sipas tij, shkrimi i tyre mbështetet nga pushteti.

“Ata që i shkruajnë, kanë mbrojtje nga policia, në kuptimin që nuk ndëshkohen edhe kur i vendosin në mes të ditës, edhe pse është e paligjshme”, thotë ai.


Përfaqësues të Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, përfshirë kryetarin e saj dhe ish-kryeministrin Millosh Vuçeviq, kanë kritikuar aktivistët që i heqin këto grafite, duke i akuzuar se “urrejnë gjithçka që është serbe”.

Çfarë thotë ligji?

Për vizatimin e muraleve në ndërtesa banimi kërkohet pëlqimi i banorëve që jetojnë aty, e nëse objekti është nën mbrojtje, nevojitet edhe miratimi i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore.

Të dhëna publike për ndonjë person të ndëshkuar për shkrimin e këtyre grafiteve, nuk ka. Komuna e Beogradit nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë për numrin e kallëzimeve kundër personave që kanë vendosur grafite nacionaliste në pesë vjetët e fundit.

Nga ana tjetër, policia komunale ka nisur disa procedura kundër aktivistëve të “KROKODIL”-it dhe organizatave të shoqërisë civile, që, duke i mbuluar grafitet, i kanë kthyer muret në gjendjen e mëparshme.

Megjithatë, Gjykata për Kundërvajtje në Beograd ka shqiptuar disa vendime lirimi për aktivistët, duke vlerësuar se nuk është provuar që ata kanë kryer kundërvajtje.

Një gjobë prej 25 eurosh ka paguar aktivisti opozitar dhe mësuesi Dejan Petroviq nga Nishi, pasi ka mbuluar muralin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” që ndodhej në oborrin e shkollës ku ai punon.


 Aktivistët duke fshirë grafitin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” në një rrugë në Beograd. Maj 2026.


“Disa mendojnë se jemi shërbim komunal”

Jovanoviq thotë se që nga momenti kur është përfshirë në këto aksione, nuk ka marrë asnjë kallëzim nga policia komunale.

“Ka ndodhur disa herë që përfaqësues të policisë komunale na kanë përgëzuar për heqjen e grafiteve. Kjo është mjaft e pazakontë”, thotë ai.

Aktivitetet e pastrimit organizohen kryesisht gjatë ditës, ndërsa kalimtarët, thotë Jovanoviq, reagojnë kryesisht pozitivisht.

“Disa, madje, mendojnë se jemi shërbimi komunal i qytetit që po e kthen murin në gjendjen e mëparshme. Na ka ndodhur edhe që të na marrin për bojaxhinj dhe të na pyesin nëse mund t’ua lyejmë banesën”, rrëfen Jovanoviq.

Ai shpreson se veprimi i tyre do të nxisë edhe individë të tjerë me qëndrime liberale dhe proevropiane të përfshihen në “pastrimin” e hapësirave publike.

Pas dënimit përfundimtar në Hagë në vitin 2021 për gjenocid dhe krime lufte, në Beograd dhe në mbarë Serbinë u shfaqën murale dhe grafite në nder të Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Sërpska.

Njëri nga muralet më të njohura u vendos në rrugën “Njegosheva”, në qendër të Beogradit.

Përpjekjet e qytetarëve dhe aktivistëve për ta hequr nuk patën rezultat, pasi autorë të panjohur, të dyshuar si pjesë e grupeve të djathta dhe tifo-grupeve, e rikthenin shumë shpejt. Pas mbulimit nga aktivistët në maj të vitit 2023, ai nuk u rikthye më.

Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut ka dorëzuar, ndërkohë, mbi 300 kallëzime në dhjetë qytete në Serbi, duke kërkuar heqjen e grafiteve që madhërojnë Mlladiqin./REL.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë