Rreth 1.3 mijë studentë të huaj në universitetet shqiptare, kryesojnë italianët dhe indianët
Ardhja e shtetasve të huaj në Shqipëri për qëllime studimi kryesohet nga italianët dhe indianët. Deri në qershor 2026...
Ardhja e shtetasve të huaj në Shqipëri për qëllime studimi kryesohet nga italianët dhe indianët. Deri në qershor 2026...
Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri është rritur më shumë se dyfishi në gjashtë vit...
DashiDite e mire kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. ritet qe gjithçka t’iu eci si e kishin ëndër...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar pas publikimit të aktakuzës për sulmin terrorist në kanalin “Ibër-Lepenc”, duke e cilësuar si tronditëse sasinë e energjisë dhe propagandës që Serbia ka investuar për të paraqitur rastin sikur ishte një “inskenim i Kosovës”.
Musliu thotë se aktakuza e Prokurorisë Speciale dëshmon pa asnjë dyshim se sulmi është kryer nga persona të rekrutuar dhe të trajnuar nga Shërbimi Sekret Ushtarak i Serbisë, të cilët ishin të pajisur me armatim dhe eksploziv ushtarak.
Përveç sabotimit të infrastrukturës strategjike, ata kishin kryer edhe vëzhgime të ndjeshme të sigurisë. “Sulmi ishte kryer nga serbë të rekrutuar nga Shërbimet Sekrete të Serbisë. Kanë bërë vëzhgimin e lëvizjeve të ushtarëve amerikanë të KFOR-it dhe kanë fotografuar bazën e Njësive Speciale të Policisë,” theksoi Musliu.
Njëri nga të pandehurit, Jovan Viçentijeviq, i identifikuar si toger i Shërbimit Sekret Ushtarak serb dhe i trajnuar në Serbi, dyshohet jo vetëm për pjesëmarrje në sulmin terrorist, por edhe për aktivitete të drejtpërdrejta spiunazhi.
Musliu nënvizon se Viçentijeviqi kishte propaganduar krijimin e një organizate të rreme për “çlirimin e trojeve shqiptare”, me qëllim baltosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe krijimin e konfuzionit tek ndërkombëtarët.
Eksperti e përshkroi këtë rast si shembull tipik të operacioneve hibride të Serbisë:
“Modus operandi i Serbisë: kryeje aktin, akuzoje tjetrin, krijo huti tek ndërkombëtarët dhe përdor Kosovën për propagandë.”
Ai vuri në dukje edhe një element kyç të hetimit: analizën gjeologjike të kryer nga FBI, e cila ka vërtetuar se mostrat e dheut të gjetura në çizmet e vëllezërve Viçentijeviq përputheshin me dheun në zonën e Ibër-Lepencit.
Kjo provë, sipas Musliut, rrëzon përfundimisht narrativën serbe për “inskenim”.
Musliu thekson se institucionet e Kosovës kanë bërë punën e tyre dhe se tani është radha e partnerëve ndërkombëtarë që ta lexojnë drejt situatën.
“Republika e Kosovës e ka bërë pjesën e vet. Mbetet që partnerët tanë ndërkombëtarë ta lexojnë drejt këtë rast dhe të mos bien më pre e propagandës serbe,” tha ai, duke shtuar se rasti dëshmon qartë se sa shumë ka investuar Serbia për ta fajësuar Kosovën
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjend...
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të përfshirë në sulmin terrorist ndaj...
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të përfshirë në sulmin terrorist ndaj...
Në Kosovë, festat e fundvitit nuk janë thjesht kohë gëzimi - për shumë familje, ato janë një provë reale fin...
Presidenca ka lëshuar një njoftim për takimin mes presidentes Osmani dhe Raportuesit Evropian për Kosovën, Riho Terras. Ata kanë d...
Presidenca e Kosovës ka reaguar ashpër pasi një fotografi e manipuluar, e krijuar përmes mjeteve të inteligjencës artificiale, ka ...
Këshilli i Bashkimit Evropian e ka përfshirë Kosovën të hënën në listën e vende të sigurta të origjin&e...
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka bërë publike listën përfundimtare të kandidatëve me të...
Grupi i kërkimit në fshatin Grabanicë të Klinës ka gjetur këtë të dielë, më 7 dhjetor, trupin e pajetë ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, konfirmoi se prodhimi i municioneve "Made in Kosova" do të nisë në vitin 2026. N...